Ekstradohet nga Greqia 55-vjeçari shqiptar/ Kërkohej për vrasje me armë (FOTO)
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë sh...
Saimir Tahiri nuk është më Ministër i Brendshëm. Ose pritet të mos jetë në ditët në vijim. Njeriu që drejtoi Ministrinë më të rëndësishme të shtetit për më shumë kohë se çdo paraardhës që nga viti 1991 do largohet nga detyra sot. Po përse iku Tahiri dhe çfarë sjell kjo lëvizje për Ramën?
E para duhet të biem dakord që nuk bëhet fjalë për një dorëheqje të Tahirit, por për një dorëheqje të imponuar. Pra Tahirit i është kërkuar largimi nga Kryeministri Rama. Edhe pse Tahiri kanë refuzuar të ike, ai do zëvendësohet tashmë.
E dyta, Tahiri nuk u detyrua të largohet për bilancin e tij si Ministër. Edhe pse opozita e ka akuzuar shpesh për kanabisin dhe lidhjet me krimin, shkaku i shkarkimit nga Rama nuk ka qenë ky. Nëse Tahiri është shkarkuar për punën në Ministri atëherë duhej shkarkuar Rama që deri më sot e ka konsideruar Ministrin e tij kryesor. Pra vendimi i largimit nuk ka lidhje me bilancin si Ministër.
Po përse Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin?
Gjëja e parë qe mund të mendojë dikush dhe që padyshim mazhoranca do ta përdorë është se ajo po e bën këtë për të qetësuar opozitën dhe për t?i dhënë asaj një garanci për zgjedhjet e ardhshme. Pra në një farë mënyrë për t?i dhënë rrugë një marrëveshjeje me opozitën në protestë.
Por ky argumentim nuk qëndron. I kontaktuar nga Opinion.al lideri i PD Lulzim Basha është shprehur se Tahiri është ?kokë turku? që nuk i duhet dhe as i vlen opozitës. Basha është shprehur se nga disa ndërmjetësime mediatike apo ndërkombëtare kjo ?marrëveshje? i është ofruar nga Rama dhe ai gjithnjë e ka refuzuar. Basha ka shtuar se çadra e protestës ka një objektiv, largimin e Ramës nga Qeveria dhe ngritjen e një qeverie teknike. Pra largimi i Tahirit, veç ekzaltimit që sjell ne çadër, nuk i jep asnjë përfitim Ramës në raport me opozitën. Padyshim, opozita ka të drejte te jetë sot ne kulm të entusiazmit kur me vetëm 3 jave muzikë dhe fjalime i mori Kryeministrit ministrin e tij më të rendësishem. Tahiri është rasti i parë në historinë e Shqipërisë qe ikën me këngë. Ministrin e Brendshëm e hoqen këngët e Rolling Stones qe opozita po vendos në çadrën poshtë zyrës se Ramës. Imagjino çdo të ndodhte nëse në vend të këngëve opozita do kalonte në veprime konkrete në të gjithë Shqipërinë.
Gjëja e dytë qe të vjen ndër mend është që Tahiri ka qenë objekt shkëmbimi për koalicionin e ardhshëm. Ai ka qenë në qendër të sulmeve të Ilir Metës dhe me gjase, Meta është një nga shkaqet e largimit të tij. I trembur nga protesta dhe nga afria e Metës me të. Nën presionin qe asnjanësia e Metës mund ta stimulonte protestën, me gjase Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin qe Meta të deklarohet që tani për koalicionin. Me këtë veprim Rama mendon se do dekurajojë PD dhe protestën e saj.
Gjëja e tretë qe të vjen nder mend është presioni i mundshëm ndërkombëtar për të gjetur gjuhën me protestën e PD. Burime të sigurta kanë thënë për opinion.al se sinjale shumë të shqetësuara nga Brukseli janë nisur dje në adresë të Metës lidhur me qeverinë. Në këtë rast, për të shpëtuar veten, Rama po tenton disa ndryshime ministrash për t?i dhënë asaj një karakter më pak politik. Ai po tenton të imitojë modelin grek, por edhe kjo është e pamjaftueshme. Opozita kërkon Ramën dhe vetëm Ramën. Në këtë kontekst e vetmja mënyrë që Rama të shpëtojë nga protesta e opozitës është të dorëzojë dorëheqjen e Ramës.
Jemi ende në territorin e hipotezave, por një gjë është e sigurt. Protesta po jep rezultat dhe Rama e dëshmoi këtë. Ai e humbi i pari luftën e nervave dhe sot, Basha dhe Meta janë më të fortë se sa Rama.
Pas kësaj, beteja politike do jetë shumë më interesante. Sepse çadra e protestës u bë pjesë e lojës. Siç tha analisti Berat Buzhala të hënën në Opinion: Çadrën në fillim e injoruan, pastaj e tallën, më vonë e luftuan dhe tani po i ofrojnë zgjidhje?
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë sh...
Alban DaciKriza politike e Opozites eshte artificiale dhe ka...
Policia e Shtetit ka arrestuar një grup personash, të cilët ...
Lëvizje të befta dhe të papritura kanë nisur në kabinetin qe...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në një ...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka reaguar pas lajmeve se disa nga...
Pas Saimir Tahirit, të tjera largime priten nga selia rozë. ...
Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për sh...
Saimir Tahiri u shkarkuar sot nga detyra si ministër i Brend...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka takuar ish-...
Deputeti Eduart Ndocaj, pasi mori vesh permes mediave lajmin...
Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, ka reaguar pas shkarkimi...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kaluar momentet e pa...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar ...
Kryeministri Edi Rama i ka komunikuar zyrtarisht shkarkimin ...
Janë 25 deputetë, nga 120, sa ka gjithsej Kuvendi i Kosovës,...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ftoi liderin palestinez, ...
Pauvre de Henri Cili !Miq më thonë se një njeri që quhet Hen...
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ku i dorëzoi dorëheqj...
Një gomone është gjetur sot nga Forcat Detare pranë ishullit...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...