Kapet trafikanti malazez në Kapshticë/Ja ku e kishte fshehur drogën
Një 45-vjeçar është arrestuar në Kapshticë, pasi është kapur...
Departamenti Amerikan i Shtetit, DASH, ka dhënë alarmin për korrupsionin e lartë në të gjitha nivelet dhe pandëshkueshmërinë e tij në vendin tonë. Në raportin e vitit 2016 për Shqipërinë mbi të drejtat e njeriut, SHBA jep alarmin se fenomeni i korrupsionit ka pasur një shtrirje të gjerë dhe se prokuroria dhe gjykatat kanë amnistuar pushtetarë të niveleve të larta, duke mos i dënuar për vepra të ndryshme korruptive, shkruan ?Sot?. Po ashtu, në raport flitet edhe për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, për të cilën thuhet se pushtetarët arritën t?u shmangen ndëshkimeve që meritojnë.
?Korrupsioni mbetet shumë i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Në fillim të vitit kishte 75 raste korrupsioni të hapura, teksa 29 u depozituan deri në qershor. Gjatë gushtit, gjykatat dënuan 76 të akuzuar për korrupsion; 25 raste u mbyllën pa dënim. Mbetën 121 të akuzuar që presin gjykim. Në korrik, faqja e internetit e krijuar në 2015 për raportimin e korrupsionit të zyrtarëve, kishte marrë 14,752 ankesa, 94 prej të cilave u referuan për ndjekje nga autoritetet?, thuhet në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit. Më pas në raport theksohet se dënimi i zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një problem serioz.
?Pandëshkueshmëria mbetet një problem serioz. Në prill, gjykata e lartë mbajti në fuqi dënimin me një dhe tre vjet burg për gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, për vrasjen e katër protestuesve në 2011. Prokurorët kanë pasur sukses në ndjekjen e korrupsionit të nivelit të ulët, duke përfshirë dhe disa gjykatës e prokurorë, por korrupsioni i nivelit të lartë mbetet i pakapshëm prej frikës së hetuesve për hakmarrje, mungesës së burimeve dhe vetë korrupsionit brenda gjyqësorit. Në shtator një gjykatë dënoi Spiro Kseran, ministër i punës në qeverinë e mëparshme, me 20 muaj burg për abuzim me postin dhe përvetësimin e 30 milionë lekë($240,000) që duhet të shkonin për komunitetin rom. Në maj autoritetet shkarkuan kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, pas videos ku ai kërkonte favore seksuale në këmbim të vendit të punës. Xhelili apeloi në Gjykatën Kushtetuese, por ajo mbrojti shkarkimin?, thuhet në raportin e DASH.
Pandëshkueshmëria e pushtetarëve
Një pjesë të rëndësishme, raporti i kushton faktit të pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të niveleve të larta. Sipas DASH, problemet kryesor i të drejtëve të njeriut janë korrupsioni i përhapur kudo, veçanërisht në sistemin gjyqësor dhe shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave. Të tjera probleme të të drejtave janë burgjet nën standarde dhe kushtet e burgimit, mbipopullimi i burgjeve, infrastruktura e vjetëruar dhe mungesa e trajtimit mjekësor të të burgosurve. ?Pandëshkueshmëria mbetet problem. Ndjekja penale dhe dënimi i zyrtarëve që kryejë abuzime është e paqëndrueshme. Zyrtarët, politikanët dhe ata me interesa të fuqishme biznesi shpesh evitojnë ndjekjen penale. Autoritetet kanë marrë masa teknike, siç është pagesa elektronike e gjobave të trafikut, dhe përmirësimi i kontrollit të policisë, dhe janë dhënë dënime për abuzime të nivelit të ulët?, thuhet më tej në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Po ashtu, raporti nxjerr në pah edhe problematika të tjera. Sipas DASH raportohet se policia dhe rojet e burgut rrahin dhe abuzojnë me të dënuarit, si dhe në disa raste mbajnë persona të burgosur pa akuza. Presion politik dhe korrupsion i gjerë parandalojnë që gjyqësori të funksionojë me efiçencë dhe në mënyrë të pavarur. Problemi i kthimit të pronave përmendet edhe në këtë raport.
?Qeveria nuk ka bërë progres në pretendimet e kthimit të pronave të sekuestruara gjatë regjimit komunist. Autoritetet kanë shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa pa proceset e duhura ligjore dhe pa kompensim të përshtatshëm për pronarët?, thuhet në raportin e DASH. Gjithashtu përmenden edhe masat që qeveria ka marrë në luftën anti-korrupsion, duke filluar me hartimin e reformës në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese. ?Në korrik, Parlamenti aprovoi amendamentet kushtetuese për reformën e gjithanshme të drejtësisë, ku përfshihej dhe krijimi i institucioneve të reja anti-korrupsion. Këtu përfshihej një zyrë e pavarur prokurorie dhe hetimi, posaçërisht për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Në gusht, Parlamenti aprovoi ligjin e vetingut për reduktimin e korrupsionit te gjyqtarët e prokurorët. Qeveria shtoi numrin e kamerave të trupit te policia për reduktimin e korrupsionit në oficerët e rrugës. Disa agjenci qeveritare nisën hetime të korrupsionit por dekonspirimi i informacionit, burimet e pakta dhe presioni politik i perceptuar, penguan aktivitetin e tyre. Ministria e Drejtësisë raportoi se dënimet nga gjykatat e rretheve?, thuhet më tej në raportin e DASH./CityNews
Një 45-vjeçar është arrestuar në Kapshticë, pasi është kapur...
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të takojë preside...
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jasht...
Sistemi jofunksional i drejtësisë, koston më të madhe ia ka ...
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
REPUBLIKA PËRBALLË SHTRIRJES SË INTERESAVE STRATEGJIKE TË RU...
Për të dytin vit me radhë, vendi më i preferuar i tyre është...
Dashi.Nje dite e mire kjo e sotmja me nje trekendesh ne shen...
Telefonat po u jepen foshnjave, disa e mbajnë të varur në gj...
Buka dhe patatet duhet të gatuhen derisa të marrin një ngjyr...
Një grua 48-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” se ka humbur dë...
Ju ka munguar zilja e famshme, po bateria që nuk harxhohet? ...
Një teori e çuditshme shpjegon se një piramidë gjigante kris...
Femrat që pinë një aspirinë para se të kryejnë marrëdhënie s...
Shefja për Politikën e Jashtme të BE, Frederica Mogherini, a...
Gazetari Armando Shkullaku, u shpreh sot në emisionin “Zonë ...
Në natën e katërmbëshjetë në sheshin e lirisë, qytetarët dëg...
Zona e Sharrës, që prej vitit 2015 furnizon me ujë vetëm gjy...
Duhet të fotografonte skuadrën e futbollit teksa luante në f...
Sëmundjet e zemrës dhe problemet janë shumë të zakonshme në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...