Ja nga cilat vende milionerët ikin si pula pa krye
Për të dytin vit me radhë, vendi më i preferuar i tyre është...
REPUBLIKA PËRBALLË SHTRIRJES SË INTERESAVE STRATEGJIKE TË RUSISË
Analistët vlerësojnë se faktori ndërkombëtar po i zbeh këto ndikime
Alarmi është ndezur, me konstatimin se elementet ruse synojnë ta destabilizojnë rajonin e Ballkanit, për të shtrirë sferën e ndikimit në këtë pjesë të Evropës, dhe tani kërkohet edhe nga politika kosovare të jetë syçelë dhe vigjilente ndaj ndikimeve të tilla të shfaqura, sa haptas, po aq edhe në mënyrë sekrete
Mundësia e shtrirjes dhe ndikimit të interesave strategjike të Rusisë në Ballkan, e në këtë rrafsh edhe në Kosovë, ka kohë që është bërë temë e nxehtë debati në mesin e partive të ndryshme politike dhe analistëve. Por, sa janë të përgatitura institucionet kosovare dhe politika që të mos lejohet ndikimi i politikës shtetërore ruse në Kosovë, e cila, sipas analistëve të ndryshëm, ka marrë hov në vendet e rajonit, si në Mal të Zi, Serbi e së fundi edhe në Maqedoni. Alarmi është ndezur, me konstatimin se elementet ruse synojnë të destabilizojnë rajonin e Ballkanit për të shtrirë sferën e ndikimit në këtë pjesë të Evropës, dhe tani kërkohet edhe nga politika kosovare të jetë syçelë dhe vigjilente ndaj ndikimeve të tilla të shfaqura, sa haptas, po aq edhe në mënyrë sekrete. Sipas prof. universitar dhe njohës i fushës së zhvillimeve politike, Muhamet Kelmendi, çështja e paraqitur tani si temë e interesave strategjike ka rëndësi vitale jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin, deri edhe për vetë sigurinë në Evropë. “Kam besim se ndikimi rus do të hasë në rezistence. Kjo jo shumë nga organet e Kosovës, për faktin se janë të papërcaktuara, si dhe me një kapacitet të vogël, që të parandalojnë ndikimet dhe veprimet kriminale serbo-ruse, që ato të hetohen dhe të kapen, por mburoja është më e sigurt nga mekanizmat ndërkombëtarë, si BE-ja dhe SHBA-ja, që kanë po ashtu interes vital të ndalojnë këtë ndikim armiqësor”, theksoi ai, shkruan gazeta Kosova Sot.
Presidenti i kapur
Sipas Kelmendit, në Kosovë gjithashtu akoma nuk kemi një vullnet të mirë dhe një gatishmëri të organeve vendore që të merren me çështjet e tilla. “Ne nuk po shohim asnjë veprim nga Qeveria, policia dhe Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës- AKI, të cilët mund të dëshmojnë se kanë bërë ndonjë përgatitje dhe kanë ndërmarrë masa adekuate kundër ndikimit të klikës serbo-ruse në Kosovë”, tha prof. Kelmendi. Ai thotë se aktualisht ka të dhëna se në veri të Kosovës janë njësitë e veçanta serbo-ruse që veprojnë, disa të futura në administratë, disa në ekonomi dhe disa edhe zyrtarisht po shëtisin nëpër veri, duke u paraqitur si grupe sportive, kulturore etj. Por, edhe në Policinë e Kosovës me shumicë serbe në veri të Kosovës ndaj veprimit të të cilave po heshtin institucionet e Kosovës. “Kemi deri në Policinë e Kosovës në veri, me uniformë të shtetit tonë, kriminelë serbe dhe rusë, të shitur si serbë, të cilët po veprojnë. Tëra këto veç dihen. Po policia e Kosovës hesht. Ministri i Brendshëm kurrë nuk dha ndonjë deklaratë. Kryeministri vepron sikurse mos të ndodhte asgjë. Atë e ka kapur frika e koalicionit dhe po bënë çmos që të kalojë Demarkacioni, në mënyrë që koalicioni të jetojë. Ndërsa, presidenti paraqitet si person i madh. Ka dëshirë të shitet si i tillë, edhe pse shumica nuk e njohin”, tha Muhamet Kelmendi. Ai ka pohuar se presidenti e di që Kosova rrezikohet nga ndikimi rus, por nuk reagon, edhe kjo e ka një shpjegim, sipas tij. “Presidenti është i kapur dhe i kërcënuar nga disa drejtime, në njërën anë, Gjykata Speciale, e në anën tjetër, akuzat e mosformimin të ushtrisë, presioni për veprimtari kriminale dhe për korrupsion. Tëra këto e kanë frikësuar këtë njeri dhe tash e ka vetëm këtë temë Kosovën dhe Hashimin. Njëra duhet të humbë dhe tjetra duhet të fitojë”, u shpreh Kelmendi./Kosova sot
Për të dytin vit me radhë, vendi më i preferuar i tyre është...
Dashi.Nje dite e mire kjo e sotmja me nje trekendesh ne shen...
Telefonat po u jepen foshnjave, disa e mbajnë të varur në gj...
Buka dhe patatet duhet të gatuhen derisa të marrin një ngjyr...
Një grua 48-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” se ka humbur dë...
Ju ka munguar zilja e famshme, po bateria që nuk harxhohet? ...
Një teori e çuditshme shpjegon se një piramidë gjigante kris...
Femrat që pinë një aspirinë para se të kryejnë marrëdhënie s...
Shefja për Politikën e Jashtme të BE, Frederica Mogherini, a...
Gazetari Armando Shkullaku, u shpreh sot në emisionin “Zonë ...
Në natën e katërmbëshjetë në sheshin e lirisë, qytetarët dëg...
Zona e Sharrës, që prej vitit 2015 furnizon me ujë vetëm gjy...
Duhet të fotografonte skuadrën e futbollit teksa luante në f...
Sëmundjet e zemrës dhe problemet janë shumë të zakonshme në ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka komentuar si f...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politi...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar sot në...
Pas njoftimit se Shefja për Politikën e Jashtme në Bashkimin...
Libri duhet të jetë një “sëpatë”, për detin e ngrirë që ndod...
Spartak Braho deputet de jure i PS-së dhe njeriu besnik de f...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...