Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dyshohet për atentat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Presidenti Donald Trump tha se ?nuk ishte në dijeni? që Prokurori i Përgjithshëm, ish-senatori Jeff Sessions të kishte patur kontakt me ambasadorin rus gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar.
Presidenti Trump i bëri komentet në Newport News të shtetit Virxhinia, para se të mbante një fjalim në bordin e aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford.
Ai tha se ka besim të plotë tek Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions.
Komentet e tij vijnë në një atmosferë thirrjesh që zoti Sessions të japë dorëheqjen ose të tërhiqet nga procesi i hetimeve rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e nëntorit. I pyetur nëse zoti Sessions duhet të tërhiqet nga hetimi, Presidenti Trump tha: ?Nuk mendoj kështu.?
Zoti Sessions foli dy herë gjatë fushatës me ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara. Këto biseda duket se bien në kundërshtim me deklaratat që ai bëri gjatë seancave të konfirmimit të tij në Kongres.
REAGIMET NË KONGRES
Disa demokratë në Kongres po kërkojnë që zoti Sessions të japë dorëheqjen për shkak të kontakteve me rusët. Udhëheqësit demokratë dhe disa republikanë thonë se ai duhet të tërhiqet nga një hetim federal rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje.
Kryetari i Komisionit për Inteligjencën në Dhomën e Përfaqësuesve, Devin Nunes, tha se ai ende nuk ka ndonjë dëshmi që njerëz të lidhur me fushatën presidenciale të zotit Trump të kenë patur kontakte të papërshtatshme me zyrtarët rusë.
Kongresmeni i bëri komentet për gazetarët pasi anëtarët e komisionit dëgjuan një raportim të Drejtorit të FBI-së James Comey.
Nunes tha se kontakti i vetëm për të cilin ai ka dijeni ishte ai mes ish-këshilltarit të zotit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, dhe ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara.
Sessions tha në një intervistë për NBC News, se “kur të jetë e përshtatshme”, ai do ta përjashtojë veten nga hetimi i agjencisë së tij lidhur me mundësinë e lidhjeve të fushatës së zotit Trump me zyrtarë rusë.
SESSIONS DHE DEKLARATA E TIJ
Ndërkohë që ishte anëtar i senatit, Jeff Sessions mbështeti kandidaturën e zotit Trump për president dhe u bë këshilltar i fushatës së tij.
Pasi u emërua si kandidat për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë, zoti Sessions u pyet në seancën e konfirmimit në muajin janar se çfarë do të bënte nëse provohej se dikush nga fushata e zotit Trump kishte qenë në kontakt me Rusinë.
“Nuk kam dhe nuk kam pasur komunikime me rusët,” u përgjigj ai.
Në fakt, zoti Sessions kishte takuar ambasadorin rus Sergei Kislyak në muajin korrik gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan. Në shtator, e kishte takuar përsëri në zyrën e tij në Kongres.
Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Sarah Isgur Flores, tha se nuk kishte asnjë gënjeshtër në deklaratën e bërë nga zoti Sessions gjatë seancave të konfirmimit.
Prokurori i përgjithshëm bëri më pas një deklaratë ku thoshte se “kurrë nuk ishte takuar me ndonjë zyrtar rus për të diskutuar mbi çështjet e fushatës.”
Senatori Al Franken, i cili e pyeti zotin Sessions për Rusinë gjatë konfirmimit, ishte ndër demokratët të cilët thanë mbrëmë se prokurori i përgjithshëm nuk duhet të përfshihet në asnjë hetim për çështjet e ndërhyrjes ruse në zgjedhje.
Byroja Federale e Hetimeve, që është pjesë e Departamentit të Drejtësisë, po heton rreth aktiviteteve të Rusisë, që synonin të krijonin çrregullime në zgjedhjet amerikane. Ajo po heton gjithashtu rreth çdo lidhjeje të mundshme mes fushatës së zotit Trump dhe qeverisë së presidentit rus Vladimir Putin.
Komisioni i Senatit për inteligjencën po kryen hetimin e tij, ndërsa komisioni homolog i Dhomës së Përfaqësuesve njoftoi dje kriteret mbi të cilat do të fillonte edhe ai hetimet.
REAGIMI I RUSISË
Një zëdhënës rus tha të enjten se nuk ishte në dijeni për ndonjë takim mes ish-senatorit Sessions, tani Prokuror i Përgjithshëm dhe ambasadorit të Rusisë gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar.
“Nuk kam dijeni për ndonjë takim”, u tha Dmitry Peskov gazetarëve kur u pyet nëse zoti Sessions ishte takuar me ambasadorin Kislyak.
Peskov tha se nuk ishte e pazakontë që diplomatët rusë të takoheshin me ligjvënësit amerikanë.
Presidenti Trump, i cili ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë, ka akuzuar ish-zyrtarë të administratës Obama se janë përpjekur ta diskreditojnë./VOA
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një lidhje ...
Adresari, që Ministria e Brendshme është duke azhurnuar në b...
“Vetting, i dashur vetting”. Është kjo tema që po diskutohet...
Tirana, sot mund të quhet kryeqyteti i çadrave. Siç e dinë t...
Emisioni “STOP” solli këtë të enjte në ekranin e Televizioni...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte sot i ftuar n...
Kryefjala e debateve të fundit në media ka qenë projekti i s...
Çadra e protestës, e ngritur përpara kryeministrisë, ka prit...
Sekretari i Përgjithshëm i Rinisë së Partisë Republikane në ...
Ambasadori Amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një drekë me ...
Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimi...
Duke marrë shkasë nga incidenti i sotëm në çadrën e protestë...
Polici, 500 euro për të shtyrë ekzekutimin e urdhrit përmbar...
Emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi sot një skandal në ...
Vullnetet politike testohen në momente delikate. Deklaratat ...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë...
Një incident ka ndodhur sot gjatë një takimi mes Ministres s...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të denoncojnë sot një ska...
Tiranë – Sot, në një ceremoni madhështore, ka ngritur zyrtar...
Certifikohen modeluesit e parë shqiptarë. Projekti i Ministr...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...