Shpërblim 300 mijë lekë kush informon për kultivuesit e narkotikëve/ Ja numri ku duhet të telefononi
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë...
Vullnetet politike testohen në momente delikate. Deklaratat vihen në provë kur vjen momenti për t?i konkretizuar ato. Ajo që po ndodh në Maqedoni, është as më shumë dhe as më pak, rrënimi i një filozofie politike që dukej se ishte pranuar nga të gjithë. Eshtë rrënimi i një Maqedonie multietnike me bashkëjetesën e shqiptarëve dhe maqedonasve në bazë të saj. Ajo që ka ndodhur dje në Maqedoni nuk është thjeshtë shkelje e kushtetutës; nuk është as grusht shteti siç e ka quajtur Zaev; nuk është as një manovër politike për të favorizuar partinë votat e së cilës kanë sjellë presidentin në atë zyrë. Jo! Ajo që ka ndodhur dje në Maqedoni, është vërtetimi se 16 vitet e Marrëveshjes së Ohrit kanë qenë thjeshtë një fasadë. Rrëzimi i kësaj fasade ka risjellë në skenë urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe paaftësinë e Maqedonasve për t?i pranuar këta të fundit si qytetarë të barabartë dhe vendimmarrës në Maqedoni.
Dje, Presidenti i Maqedonisë Ivanov, ka deklaruar se nuk do t?i japë mandatin për qeverisje Zoran Zaevit, pasi pranimi nga ana e tij e platformës shqiptare cënon sovranitetin e vendit.
Sipas mediave, Ivanov tha se me platformën shqiptare, Maqedonia është shantazhuar, se me të është rrezikuar uniteti dhe sovraniteti i vendit, nga një dokument paszgjedhor i partive politike shqiptare i nënshkruar në Tiranë pas bisedimeve me Edi Ramën. Sipas Ivanov, ky dokument ka futur në një krizë edhe më të madhe vendin, duke vënë në pikëpyetje themelet e interesave të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Ai ka shtuar se për sa kohë që do të jetë në krye të vendit, nuk do të mandatojë një qeveri që angazhohet, ose ka në program cënimin e pavarësisë së Maqedonisë.
Në fakt deklaratën e Ivanovit, përveç një paranoje, ka pak ose aspak vërtetësi. Në çdo krizë në Maqedoni Tirana zyrtare, pavarësisht qeverive të majta apo të djathta, ka luajtur rol moderator. Ajo nuk e ka fshehur që ka pasur dy parime: stabilitetin e Maqedonisë si një shtet multietnik dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve. E padyshim prosperitetin e tyre. Shqipëria nuk ka përkrahur në asnjë rast dizintegrimin e Maqedonisë dhe e ka konsideruar jo serioze këtë gjë edhe kur propozimi ka ardhur nga Shkupi politik.
Në rastin e fundit, Shqipëria nuk ka qenë larg qëndrimi që ka mbajtur BE dhe SHBA për zhvillimet në Maqedoni. Nëse Shqipëria ka luajtur një rol, ai ka qenë thjeshtë konsultues dhe me dëshirën që faktori shqiptar të jetë i unifikuar në kërkesat që shkojnë në favor të shqiptarëve atje. Kjo është minimalja dhe detyrimi bazë që Republika e Shqipërisë, si një shtet me një histori 105 vjeçare ka ndaj bashkëkombasve të saj që jetojnë në Republikën 25 vjeçare të Maqedonisë.
Rasti i fundit nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Presidenti Ivanov dëshmoi se shqiptarët janë konsideruar në Republikën e Maqedonisë, si një dekor. Ata nuk janë parë kurrë si një element shtetformues, por një element plotësues sa për të zbukuruar sfondin e partive maqedonase. Për këtë padyshim ka ndikuar edhe fragmentarizimi politik i vetë shqiptarëve atje. Tani që Shqiptarët janë bashkuar për të vendosur se kush do ta qeverisë Maqedoninë; pra që kanë marrë realisht në dorë fatet e tyre, ata janë parë si një kërcënim për stabilitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë. Pra sipas Ivanov, qeverisja në Maqedoni duhet vendosur vetëm nga Maqedonasit dhe më pas janë këta që marrin si garniturë në qeveritë e tyre shqiptarët. Por nëse shqiptarët luajnë realisht balancën e qeverisë kjo nuk pranohet. Në të njëjtën frymë ka qenë edhe deklarata e Gruevskit që preferoi Zaevin në vend të shqiptarëve. Propozimi që t?i bashkohej me Zaev vetëm që shqiptarët të mos kishin peshë në krijimin e qeverisë vijon në të njëjtën llogjikë. Ai beson se Maqedonia është një republikë e Maqedonasve dhe vendos tezat nacionaliste mbi dallimet ideologjike.
Për fat të keq, nuk ka dhe nuk ka për të pasur një Qeveri maqedonase pa shqiptarët sepse vetëm atëherë, pra vetëm nëse partitë maqedonase do tentojnë t?i nxjerrin shqiptarët jashtë ekzekutivit, do të kërcënohet realisht sovraniteti i Maqedonisë. Vetëm në ato rrethana, Maqedonia nuk do të ekzistojë dhe nuk ka pse të ekzistojë. Maqedonia ose do të ekzistojë si një shtet multietnik, ose nuk do të ekzistojë fare. Ajo nuk mund të ekzistojë kurrë si një shtet i maqedonasve, ku shqiptarët janë si shoqëruesit e nuses që i ndjekin ata nga pas!
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë...
Një incident ka ndodhur sot gjatë një takimi mes Ministres s...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të denoncojnë sot një ska...
Tiranë – Sot, në një ceremoni madhështore, ka ngritur zyrtar...
Certifikohen modeluesit e parë shqiptarë. Projekti i Ministr...
Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhu...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për inc...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të denoncojnë sot një ska...
Toptani Shopping Center është qendra më e re tregtare në Tir...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka kujtuar sot 20 vjetorin e djegi...
Qendra më e re tregtare, Toptani Shopping Center është inaug...
Stephen Hannard, nga Grupi për hulumtime të jashtëtokësorëve...
Kryeministri teknik, Emil Dimitriev i kundërpërgjigjet homol...
Qytetarët në urbanin e Paskuqanit ditën e sotme, vetëm një o...
Të dënuarit do të kenë telefonat dhe kompjuterët e tyre në b...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja për lajmin e një d...
Filozofi Georg Vilhelm Friedrich Hegel, besonte shumë në të ...
E ndërsa Shqipëria ka disa vite që po tërhiqet nga industria...
Një shtetas 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës,...
PD duhet ti rikthehet menjëherë jetës parlamentare dhe të vo...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...