Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Tirana, sot mund të quhet kryeqyteti i çadrave. Siç e dinë të gjithë, opozita ka ngritur në mes të Bulevardit Qendror të Tiranës një çadër të stërmadhe. Pak ditë pasi mbiu kjo çadër e madhe, në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë, mbinë disa çadra të tjera të vogla, me ngjyrë blu. Zyrtarisht, këto çadra, konsiderohen të Shoqërisë Civile. Njerëzit, që shërbejnë brenda tyre, ftojnë qytetarët për të firmosur Vetingun.
Po kush e kërkon këtë Vetting? Kush i ka ngritur këto çadra në të gjithë vendin? Thuhet, që ky aksion është ndërmarrë nga më shumë se 50 shoqata, të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Shoqatat, janë të shqetësuara për fatin e Vettingut. Ato kanë thirrur popullin, që të firmosë për të mbështetur dhe mbrojtur Vettingun.
Shoqatat e Vettingut, për ta kryer sa më mirë punën e tyre, kanë përgatitur edhe një material propagandistik.
Shoqatat e Vettingut, kanë pushtuar edhe rrjetet sociale. Ja thirrja e ?Gruas Intelektuale Pogradecare?. Duket si një lëvizje e kuruar mirë dhe e komanduar diku nga lart. Por cilat janë këto shoqata? Në fakt, në mes të listës së stërmadhe të shoqatave, spikatin: zyra e fondacionit Soros në Tiranë dhe ?Lëvizja Mjaft?.
Këto dy organizata, shumë të njohura për shqiptarët, janë të rrethuara me emra shoqatash të çuditshme, të panjohura deri më sot, si për shembull: ?Gruaja Intelektuale Pogradecare?, ?Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Has?, ?New Bridge, Berat?, ?Linja e Këshillimit për Burra e Djem?, etj.
Në të vërtetë, nuk janë vetëm këto vajza dhe shoqatat të shqetësuara për Vettingun. Të gjithë shqiptarët jetojnë tani me Vettingun.
Por, ministri Beqaj, që është i dashuruar me Vettingun, ka koncesionuar brenda tre vjetëve, mbi 400 milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve.
Më interesanti, duket ministri Blendi Klosi. Ai kërkon zbatimin urgjent të Vettingut, për të shpëtuar fëmijët e rrugës.
Apelit të Vettingut iu bashkua dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Duket, që Vettingu po hyn thellë në çdo qelizë të jetës së këtij vendi. Edhe te forcat militare të Republikës së Shqipërisë ndihet atmosfera e Vettingut.
Por më i shqetësuari nga të gjithë, është kryebashkiaku Erion Veliaj. Edhe pse në përurimin e një rruge të re, Veliaj vërtit nëpër gojë vetëm fjalën Vetting.
Në çadrën e opozitës, vazhdon rituali me muzikë, fjalime dhe entuziazëm, sidomos kur flasin liderët. Ndërkohë, në çadrat e ngritura nga Partia Socialiste dhe Shoqëria Civile, punohet me turne. Shpesh herë, aty vijnë dhe personalitete të larta, si ministra dhe kryebashkiakë. Kemi çadra dhe antiçadra, miting dhe antimiting.
I brengosur për këtë sistem drejtësie që kemi, kryebashkiaku Erion Veliaj që i ka mbirë në gojë vetëm fjala Vetting, ishte personaliteti i parë që shkoi te çadrat për të firmosur.
Gazetari i emisionit ?Të Paekspozuarit?, Endrit Habilaj, duke parë që peticionit i mungonin 985 mijë firma, vrapoi edhe ai për të hedhur firmat e veta. Themi firmat, dhe jo firmën, sepse Endriti, firmosi plot 10 herë. Ja, ndiqeni grafikun e firmosjes së gazetarit tonë.
I zemëruar, gazetari ynë Endriti, shkoi për të firmosur për herë të dytë në të njëjtat çadra. Tek rifirmosja, në çadrën e katërt, gazetari ynë, ngaqë nuk po e identifikonin, shënoi emrin e gazetarit popullor shqiptar, Fahri Balliu. Meqenëse edhe në këtë rast, nuk u identifikua as Fahri Balliu, gazetari ynë u largua shumë i trishtuar. Mbrapa, brenda çadrave, mbetën 10 firmat e tij për Vettingun.
Ndërkohë, kryeministri Rama, shumë më i përkushtuar sesa gazetari ynë, hapi edhe një faqe të posaçme për të mbështetur Vettingun.
Por ka edhe më shumë se kaq. Kryeministri ynë, ka gjetur një shofer autobusi, i cili e ndalon mjetin në mes të rrugës dhe shkon te çadra, për të firmosur Vettingun. ?Rroftë shoferi?, thotë Kryeministri, Edi Rama në facebook-un e vet. Edhe Lej Feni, po të ishte gjallë, do ta kishte zili kryeministrin tonë.
Shqipëria dhe populli shqiptar, tani janë të pushtuar nga ethet e Vettingut. Kudo ku punohet dhe jetohet, lëviz si e gjallë fjala Vetting.
Tani, kjo fjalë është bërë pjesë e pandarë edhe e folkut dhe e këngës popullore. Vettingut, tani i këndojnë deri edhe pleqtë. Ja si këndojnë dhe sa të gëzuar ndihen, disa të moshuar në qytetin e Fierit, pasi firmosin formularin e Vettingut.
Por kënga për reformën, nuk është një gjë e re.
Të njëjtat shoqata, që sot mbledhin firmat në mbështetje të Vettingut, gjashtë muaj më parë, në rrethimin që kishin krijuar tek Kuvendi, për të detyruar deputetët të votonin Reformën në Drejtësi, shoqatat kënduan dhe këtë këngë.
Çadra e madhe e opozitës, mitingu i saj i përhershëm, dhjetëra çadra të tjera të pushtetit, në mbrojtje të Vettingut. Njerëz që vrapojnë pa e ditur se ku. Kjo është Shqipëria sot. Këto pamje të rralla në të gjithë botën, duke i ndjekur para dy ditësh edhe një gazetar huaj, na tha: ?Ky vend duhet bërë nga e para?..?./BW
Më poshtë videot
https://www.youtube.com/watch?v=11ux30Rnntk
Emisioni “STOP” solli këtë të enjte në ekranin e Televizioni...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte sot i ftuar n...
Kryefjala e debateve të fundit në media ka qenë projekti i s...
Çadra e protestës, e ngritur përpara kryeministrisë, ka prit...
Sekretari i Përgjithshëm i Rinisë së Partisë Republikane në ...
Ambasadori Amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një drekë me ...
Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimi...
Duke marrë shkasë nga incidenti i sotëm në çadrën e protestë...
Polici, 500 euro për të shtyrë ekzekutimin e urdhrit përmbar...
Emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi sot një skandal në ...
Vullnetet politike testohen në momente delikate. Deklaratat ...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë...
Një incident ka ndodhur sot gjatë një takimi mes Ministres s...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të denoncojnë sot një ska...
Tiranë – Sot, në një ceremoni madhështore, ka ngritur zyrtar...
Certifikohen modeluesit e parë shqiptarë. Projekti i Ministr...
Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhu...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për inc...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të denoncojnë sot një ska...
Toptani Shopping Center është qendra më e re tregtare në Tir...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...