Vendimi për Ikballe Berishën/ Lamallari jep detaje: Informacione nga inteligjenca, ka edhe urdhër dëbimi
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Keqpërdorim i pozitës apo paaftësi e prokurorëve?
Ashtu sikurse në shumë fusha të tjera të dështimit të sistemit shtetëror, njësoj edhe në atë të drejtësisë, e ka përfshirë sindromi i joprofesionalizmit dhe mosditurisë. Por, ekspertët thonë se pasi sistemi i drejtësisë është më i ndjeshëm, është dashur që sidomos prokurorët të tregoheshin shumë më të kujdesshëm dhe më profesionalë, qoftë për t’i hetuar apo trajtuar rastet si duhet, por edhe për t’iu shkuar hetimeve deri në fund, ngase sipas tyre mostrajtimi i përplot aktakuzave e ka bërë të dështuar tërësisht sistemin e drejtësisë, pa të cilin nuk ka zhvillim demokratik e as zhvillim ekonomik,shkruan gazeta Kosova Sot.
Ndaj së këndejmi është shtruar edhe çështja se përse prokuroria jo rrallëherë tregohet shumë joprofesionale në hartimin e plot aktakuzave, duke ia ‘huq’ shpesh edhe qëllimisht, por mbase edhe nga mosdija e objektit të akuzës. Por pse është ky nivel i dobët dhe hipokrit i disa prokurorëve dhe çfarë hapash duhet ndërmarrë prokuroria e shtetit për ti aftësuar prokurorët e tillë? Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se për të qenë prokuror, përveç njohurive të përgjithshme dhe përvojës e shkollimit adekuat që duhet t’i kesh, po ashtu, sipas tij, duhet të kesh edhe shkathtësi të caktuara juridike, gjë kjo që vlen edhe për gjyqtarët përveç prokurorëve. Por, Gashi thotë se nëse prokurori qëllimisht e ‘huq’ përpilimin e akuzës që ajo të jetë e mbështetur në ligj dhe t’i ketë të gjitha provat e bashkangjitura që do ta vërtetojnë fajësinë e dikujt, atëherë pra, siç tha, nëse kjo bëhet qëllimisht mund të jetë keqpërdorim i punës së prokurori.
Mungojnë shkathtësitë juridike
Gashi beson se në shumicën e rasteve nuk ka keqpërdorime të tilla, por ka paaftësi për shkak të mungesës së shkathtësive të caktuara juridike, se thënë thjesht puna e prokurorit është një lloj zanati i veçantë. “Përndryshe, nëse kryeprokurori Aleksandër Lumëzi arrin deri te njoftimet se mund të ketë abuzime të ligjit, të cilën mund ta bëjnë prokurorë të caktuar, atëherë janë të parapara masat disiplinore që mund të udhëhiqen ndaj tyre deri edhe në largimin apo përjashtimin e tyre, gjë që në Kosovë për shkak të paaftësive unë nuk mbaj mend se deri më tani është shkarkuar ndonjë gjyqtar apo prokuror, edhe pse për një pjesë të tyre do duhej të ndodhte një gjë e tillë”, ka thënë ai.”Por, unë gjithmonë jam i bindur se shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të ndershëm, ndërsa aftësitë e tyre janë çështje që të tjerët duhet t’i vlerësojnë, por sido që të jetë paaftësia e nivelit të caktuar, të dëshiruar dhe të nevojshëm për ta kryer punën e prokurorit atëherë definitivisht e bën të padenjë që ta mbajë postin e caktuar. Por, e tërë kjo është çështje e zyrës së Aleksandër Lumezit për t’i vlerësuar prokurorët e Kosovës, ndërsa në anën tjetër është çështje edhe e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, por edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ta vlerësojë punën e gjyqtarëve”, ka deklaruar avokati Tomë Gashi.
Të kërkohet llogari
Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, thotë se shpeshherë ndodh që nga ana e Prokurorisë qysh në start kur duan ta dështojnë lëndën ata ngenë aktakuza shumë të rënda, duke i modifikuar ato shumë rëndë, në mënyrë që të mos pranohet ajo dhe për rrjedhojë të mos mundet që të argumentohet dhe si e tillë ajo më pas hidhet poshtë komplet. Ndërsa, sipas Demhasajt, në disa raste, kur ka shumë materiale dhe fakte për të bërë aktakuzë shumë të rëndë, ata (prokuroria) nuk shkojnë për ta modifikuar ashtu, por e bëjnë lehtë, në mënyrë që ajo më pastaj të përfundojë me shqiptimin e ndonjë dënimi me kusht apo dënimi me gjobë dhe si e tillë ajo thjesht nuk e merr epilogun e duhur. Por, megjithatë, Demhasaj thotë se kjo nuk është shumë e shprehur, pasi janë vetëm disa raste që dyshohet se kanë vepruar kështu dhe se nuk mund të thuhet se të gjithë prokurorët ngritin aktakuza të tilla, ngase siç tha ka prokuror të mirë që e hartojnë dhe argumentojnë lëndën mirë dhe e cila më pastaj arrin deri në gjykatë. “Pra, në këtë drejtim kryeprokurori i Shtetit ka një lloj përgjegjësie që nëse rezulton se një pjesë e madhe e aktakuzave që ngritin prokurorët nëpër prokurori të njëjtat hidhen poshtë nga ana e gjykatave, kësisoj ai duhet të kërkojë njëfarë llogarie nga prokurorët se ku qëndron problemi i kësaj, por edhe të bëhet ndonjë studim brendapërbrenda Prokurorisë së shtetit lidhur me atë se cili është problemi i hedhjes poshtë të aktakuzave”, ka thënë Demhasaj./Kosova Sot
Një ngjarje horror ka ndodhur sot në qytetin e Korçës. Një 3...
Dashi.Nje dite e lodhshme por kerkohet kujdes ne vendimet qe...
Kjo ujëvarë nuk mund të quhet plotësisht e tillë, pasi këtu ...
Të shtoni vitaminë B3 në ujë mund të mbroheni kundër glaukom...
Plazhi “Our Lady” në FrancëNëse doni një plazh ku të jeni në...
Divizionit ekskluziv i Jaguar Land Roverit që është përgjegj...
Çfarë të bëni: Eksploroni talentet tuaja. Çfarë të bëni: Rel...
Një studim tronditës pretendon se meshkujt të cilët pinë shu...
Përdorimi i lakrës është i njohur për përfitime të shumta ku...
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se të gji...
Një shtetas i moshuar ka rënë pre e grabitjes dhe dhunës në ...
Restoranti Floga feston sot 14 vjetorin e saj.Përmes një pos...
Kreu i Partisë Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi thotë në...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar deklaratën e s...
Policia e Shtetit ka nisur një operacion masiv në të gjithë ...
Deputetja e partisë Libra Mimoz Hafizi thotë në studion e To...
Shqipëria është i vetmi vend në botë ku vota blihet dhe shit...
Ilir Shani është një mjek kirurg në Durrës, i cili “për koiç...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i njohur si tifo...
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i është përgjigjur k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...