STOP/ Shëndetësia “falas” kushton 60 mijë lekë të reja
Ilir Shani është një mjek kirurg në Durrës, i cili “për koiç...
Shqipëria është i vetmi vend në botë ku vota blihet dhe shitet si mall. Kjo është arsyeja, thotë Kreshnik Spahiu, që AK iu bashkua kauzës së Partisë Demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Spahiu: Është një kauzë e drejtë, i vetmi vend në gjithë arenën ndërkombëtare që nuk numërojmë votën e qytetarëve. E blejnë, e shesin, e kemi mall si sheqeri, gjalpi, djathti. Kjo histori duhet të marrë fund.Është kauza që duhet ti bashkohet çdo qytetar, për këtë arsye i kemi dhënë besën dhe marrëveshjen PD.
I ftuar në ?Orën e Intervistës? në RTV Ora News, Spahiu tha se rrotacioni politik do të mundësohej vetëm me votim elektronik dhe mundësimin e votës së emigrantëve.
Spahiu: AK ishte e vetmja forcë politike që garoi vetëm në zgjedhjet e 2013. Votat e AK u shqyen nga PD-PS-LSI. Sot LSI ka 16 deputetë me një pjesë votash nga AK.Në çdo sondazh kemi dalë 5%. Kemi ndjekur dhe procedurat ligjore, kemi pasur padi në Kushtetuese por fatkeqësisht ne nuk ishim deputetë të parlamentit që të legjitimoheshim në gjykatën Kushtetuese për ta bërë një gjë të tillë. Ka qenë proces ligjor i gjatë. Ne mendojmë se jo partia, por teknologjia. Vota elektronike duhet të numërohet. Dhe së dyti 2 milion shqiptarë në emigracion duhet të jenë pjesë e votimit. Këto të dyja do bënin të mundur rrotacionin politik. Rumania që sot ka mbushur sheshet rrotacionin e fundit e realizoi vetëm me votën e emigtantëve. Emigrantët janë ata që në shumë shtete të Europës mund të bëjnë ndryshimin.Nuk mund të injorosh votën e më shumë se gjysmët të kombit.
E ndërsa kryeministri dhe OSBE thonë se nuk ka kohë për votim elektronik, Spahiu propozon shtyrjen e zgjedhjeve.
Spahiu: OSBE dhe Edi Rama duhet të dinë se ka dy eksperienca. E para, opozita është e gatshme ti ofrojë Edi Ramës edhe nja tre muaj më shumë. Nuk themi që të qeverisim ne. Ta zgjasim datën e zgjedhjeve, le ti bëjmë në shtator, le ta mbajë postin e Kryeministrit. Le të qeverisë dhe pak pse jo, por të krijojë mundësinë e votës elektronike. Më mirë lëngojmë edhe tre muaj nën zgjedhën e Edi Ramës por garantojmë votën e shqiptarëve. Fakti që heziton të bëjë votën elektronike tregon se ka frikë nga vota e popullit.
Ndërsa protesta opozitare mbylli ditën e 11, kreu i AK-së thotë se zgjidhja e vetme është qeveria teknike, ndërsa fton Ramën të tregohet burrështetas.
Spahiu: Në mënyrë katergorike Shqipëria duhet të shkojë në qeveri teknike spese ka dy eksperienca qoftë pozitive, qoftë negative. Ka kaluar dy herë në zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Të dyja nuk u zgjodhën me numra në parlament. Kriza politike u zgjidh me tryezë partiake përmes një konsensusi kombëtar. I bëj thirrje kryeministrit Rama që në këto momente duhet të tregojë nëse ka një fije burrërie shtetërore sepse një burrë shteti duhet të parandjejë nëse shteti dhe vendi i tij mund të kalojë në kaos. A ka një shqiptar apo socialist që do ti përsëritet ?97? Nëse kemi popullin që del sakrifikohet ditë dhe natë për një kërkesë që më numëro votën, unë kam përgjegjësinë si politikan dhe jurist që të parandjej se kjo mund të shkojë në përplasje mes popullit dhe qeverisë. Nëse do ta parandalojë duhet sot të japë dorëheqjen dhe të shkojë drejt një qeverie teknike.
A po fshihet opozita nga Vettingu?
Kjo është si të ngatërrosh kekun me byrekun. Çfarë lidhje kanë zgjedhjet e lira dhe vettingun? Vetingu nuk përfshin deputetët dhe Ministrat si subjekte të pastërtisë së kontrollit të figurës, fut në filtër vetëm gjyqtarët dhe prokurorët. Kanë bërë një ligj antikushtetues, kanë ç?balancuar barazinë e pushteteve. Thonë që figura e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kontrollohet, ndërsa e Ministrave dhe deputetëve jo.
PD të grisë mandatet e deputetëve
PD është e vonuar.Nëse ka një vendim historik të PD është braktisja e parlamentit, nëse deputetët e PD e konsiderojnë veten profesionist në politikë ata nuk mundet të ulen në të njëjtin parlament ku ka gangster apo njerëz që janë pjesë e krimit. Përveç bojkotit parlamentar, PD duhet të grisë mandatet dhe të mos rikthehet më në atë Kuvend që duhet të shpërndahet automatiksht për ta çuar Shqipërinë në zgjedhje me një qeveri teknike.
Bordi i ONM shkelje e sovranitetit
Shqipëria është vend sovran dhe po futet drejt një preçedent shumë të rrezikshëm të cilin nuk e apklikon as Kosova. Faktori ndërkombëtar nuk mund të jetë pjesë as e emërimeve dhe as shkarkimeve, as kontrollit të figurës. A do pranonim të kishim disa Ambasadorë që të pranonin figurën e Kryeministrit apo Ministrave? Të marrin qeverisjen ndërkombëtarët atëherë, le të marrim një EULEX për Shqipërinë. As EULEX nuk ka kaq kompetenca.Si mundet Shqipëria të cedojë në sovranitetin e saj. Nëse kemi paaftësi shtetformuese, siç heqim dorë në ndërtimi i sistemit të drejtësisë, le të heqim dorë edhe në ndërtimin e sistemit politik. Të vendosin ndërkombëtarët bën Edi Rama për Kryeministër apo jo?
Opozita me sytë nga LSI?
Nuk kemi shpresë tek LSI, ajo duhet të ndërgjegjësohet për vete. Ilir Meta ka një kundërshtar, quhet Edi Rama. E keqja e Shqipërisë nhuk është LSI dhe Ilir Meta, por Edi Rama dhe PS. Sepse Ilir Meta nëse ka aplikuar disa metoda jo të pranueshme për shoqërinë shqiptare e ka pas të imponuar nga sistemi politik dhe elektoral që të mbijetojë. Ndryshe nuk ja del se këta të grijnë. Përfundon si AK. Të shpëtojë veten duke u larguar nga Edi Rama sepse ndryshe do përfundojë duke u shkrirë me PS.
Ilir Shani është një mjek kirurg në Durrës, i cili “për koiç...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i njohur si tifo...
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i është përgjigjur k...
Në periudhën paskomuniste, fabrika ndërkombëtare sorosiane e...
Lexova lajmin se PDK paska gati listen e “deputeteve” te saj...
Dyshja tashmë aq e famshme e humorit profesionist të pastër...
Pasdite në sheshin e lirisë ishin psikologë, mësues, student...
Analisti Andi Bushati ka folur nga studio e “News24” për pro...
Ndërtuesi i hidrocentralit “Egnatia” bllokon rrugën,bashkia ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë....
Dy ditë më parë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, aku...
Gazetarja e njohur Alma Çuka, e cila ka punuar në disa media...
Sistemi i vlerësimit profesional të gjyqtarëve në KLD dështo...
Nga Anna DukaHyri marsi ndërsa kryeministri nuk ka për të he...
Drejtoria e Doganave ka reaguar pas lajmeve se në Shqipëri j...
Një të mirë e kanë plehrat nga Italia, do nxjerrin në sipërf...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Qeveria ka vendosur ditën e sotme të nisë punën për dëmshpër...
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar të mandat...
Lulzim Basha bashkëbisedim në sheshin e lirisë me ekspertë d...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...