FOTOT- Aksident rrugor në Tiranë/ Makina përplas reklamën
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë....
Ndërtuesi i hidrocentralit ?Egnatia? bllokon rrugën,bashkia ngre supet
Fiks fare denoncoi sot rrezikun që u kanoset çdo ditë fëmijëve dhe banorëve të dy fshatrave të Librazhdit, të cilët mund të mbyten në lumë, sepse rrugës së fshatit i ka dalë ?pronari?
15 fëmijë, nxënës të shkollës 9 -vjeçare të Hotolishtit dhe 400 banorë të fshatrave Çerçan dhe Dardhë rrezikojnë jetën duke kaluar në një shteg buzë lumit Shkumbin pasi rrugës i ka dalë ?pronari?.
Rreth 800 m të ish-rrugës janë rrethuar me një gardh me tela nga firma “Remi” shpk, që në vitin 2007 ka marrë me koncesion ndërtimin e Hec Egnatia në Librazhd.
Në vitin 2015 ish-komuna e Hotolishtit mori vendimin për hapjen e rrugës, vendim i cili deri më sot nuk u zbatua asnjëherë.
Fiks Fare mori një ankesë pikërisht nga këta fëmijë. Njëri prej tyre, Fatjoni 12 vjeç, telefonoi pranë zyrave të Fiksit i tmerruar nga skena që i ishtë dashur të shikonte dhe përjetonte. Ai dhe mamaja e tij kishin tentuar të kalonin jo pëgjatë shtegut të rrezikshëm, por në rrugë pasi i kishin parë hapur dyert
hyrëse të rrethimit. Sipas tij rojet të cilët ruajnë objektin dhe djali i pronarit i kishin ofenduar dhe sharë, pasi po kalonin në pronën e tyre.
Në këtë moment ka ndërhyrë djali i tij i xhaxhait i cili më pas është goditur në kokë me një copë druri nga rojet dhe është gjakosur. Në videon nisur Fiks Fare shihet qartë djali i çarë në kokë dhe dëgjohen zërat e fëmijëve të tmerruar.
Për këtë ngjarje të ndodhur ditën e shtunë me datë 24 në orët e para të mëngjesit është bërë edhe një denoncim pranë policisë së Librazhdit dhe çështja i është referuar organit të prokurorisë.
Gazetarët e Fiksit i shoqëruan fëmijët përgjatë rrugës që bëjnë për në shkollë. Një vajzë e klasës së dytë rrezikoi të rrëshqiste në lumin Shkumbin. Vëllai i saj tregon se kjo nuk është hera e parë që motra e tij rrezikon të bjerë në lumë. “Unë e kam mbajtur dhe ndihmuar disa herë, pasi ajo është shumë e vogël. Prindërit na shoqërojnë gjithmonë pasi kemi frikë. Nuk na lënë vetëm. Tek rruga kemi frikë të kalojmë pasi na shajnë dhe qëllojnë” ?pohon ai.
?Pronari? i rrugës
?Pronari? i ri i rrugës është administratori i firmës “Remi” shpk zoti Ismali Leka. Në vitin 2007 kjo firmë fitoi të drejtën e koncesionit dhe ndërtimit të hidrocentralit “Egnatia”. Në atë periudhë kanë filluar konfliktet e para me banorët e zonës, pasi e akuzonin administratorin për përvetësim të pronave të tyre.
Kjo nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, siç pohojnë vetë banorët . Në vitin 2017 Ismal Leka bashkë më noterin e Kujtim Kaca u arrestuan pas një hetimi të krimit ekonomik në Elbasan. Sot proceset gjyqësore vazhdojnë dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Ndërkohë që sipas banorëve ai është në gjendje të lirë dhe vazhdon të mos i lejojë të kalojnë as në rrugën e fshatit.
Neglizhenca e njësisë administrative Hotolisht
Fiks Fare u interesua edhe pranë njësisë administrative Hotolisht. Sipas administratorit Bexhet Çekrezi, kjo rrugë rezulton e hapur. Ai shprehet se nga njësia janë marrë të gjitha masat. Madje kanë gjobitur edhe firmën “Remi”shpk me 10 milionë lekë. Firma është gjobitur dhe i janë bllokuar edhe llogaritë, deri sa të mbarojnë proceset gjyqësore. “Sipas marrëveshjes që ne kemi bërë me firmën, portat duhet të rrinë të hapura për të kaluar banorët. Ne nuk kemi dijeni që portat janë mbyllur.” -tha administratori i Hotolishtit për Fiksin. Çekrezi refuzoi të japë një intervistë, pasi nuk ishte i autorizuar nga kryetari i Bashkisë Librazhd. Ai nuk ju përgjigj pyetjes se kur do të zbatohej vendimin i ish-komunës edhe pse u insistua nga gazetarët e Fiksit. E vetmja gjë që siguroi administratori ishte se ? do të behët shumë shpejt?, por pa dhënë asnjë datë .
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë....
Dy ditë më parë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, aku...
Gazetarja e njohur Alma Çuka, e cila ka punuar në disa media...
Sistemi i vlerësimit profesional të gjyqtarëve në KLD dështo...
Nga Anna DukaHyri marsi ndërsa kryeministri nuk ka për të he...
Drejtoria e Doganave ka reaguar pas lajmeve se në Shqipëri j...
Një të mirë e kanë plehrat nga Italia, do nxjerrin në sipërf...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Qeveria ka vendosur ditën e sotme të nisë punën për dëmshpër...
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar të mandat...
Lulzim Basha bashkëbisedim në sheshin e lirisë me ekspertë d...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, zhvilloi so...
Një lajm skandaloz e tepër tronditës! Nëse ai është i vërtet...
Ministri i Drejtësisë z. Petrit Vasili ka zhvilluar sot një ...
Kryeministri Edi Rama, shkruan përmes një postimi në rrjetet...
Neuroshkencëtarët që “shohin” brenda trurit tonë po binden g...
Duke përfituar nga kriza e borxheve, kapitalet kineze po hyj...
Fondi Monetar Ndërkombëtar e në raportin e plote te rishikim...
Qindra shkrime, dhjetëra deklarata e disa emisione TV për at...
Policia e Shtetit ka nisur monitorimin nga ajri të të gjitha...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...