web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmet për groposjen e plehrave në Shqipëri/ Reagon Drejtoria e Doganave

1 Mars 2017, 17:27, Aktualitet CNA

Drejtoria e Doganave ka reaguar pas lajmeve se në Shqipëri janë groposur një sasi e konsiderueshme plehrash të ardhura nga Italia, me destinacion Maqedoninë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave rezulton se:

Për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë.

Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto  tranzite ndërkombëtare kanë qënë mallra kryesisht ushqimore

Të gjitha këto tranzite kanë kaluar në doganën shqiptare, me Doganë hyrëse Durrësin dhe Doganë dalëse Qafë Thanën dhe këto tranzite rezultojnë të mbyllura në sistemin tonë elektronik brenda afateve të përcaktuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka patur ndonjë shqetësim të ngritur nga homologët lidhur me këtë cështje por referuar këtij artikulli ka komunikuar zyrtarisht me doganat homologe në Itali dhe në Maqedoni, dhe pret një konfirmim  zyrtar prejt tyre.





Lajmet e fundit nga