Zhvillimi nuk është vetëm pagë, por dhe përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Kosova po i humb investimet për shkak të pasigurisë ligjore
Thirrja e para dy ditëve e përfaqësuesit të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, për të reformuar e për të forcuar gjyqësorin dhe kësisoj për t’u hapur, veç tjerash, rrugën edhe investimeve të huaja në Kosovë, nga analistët dhe ekspertët e kësaj fushe po shihet si një sinjal i qartë dhe shumë sinjifikativ për institucionet tona të drejtësisë, në mënyrë që të fuqizohet shteti i së drejtës dhe përfundimisht të ketë rend e ligj në këtë vend, ku respektohet e drejta dhe sundimi i ligjit. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo thirrje duhet të merret si një alarm që po bie mbi drejtësinë dhe përgjithë- sisht Kosovën. Tutje, Dibrani thotë se askush nuk do të vijë për të investuar në Kosovë pa pasur sistemin e drejtë- sisë të reformuar, pa pasur siguri në këtë aspekt në vendin tonë, por edhe shoqëria jonë pa e kuptuar esencën e demokracisë, që pa një ndryshim rrënjësor nuk do të ketë zhvillim dhe as përparim.”Së këndejmi, të gjithë faktorët relevantë, që merren me Kosovën, e kanë kuptuar demagogjinë shterpe dhe pabesinë e udhëheqjes politike në Kosovë, e cila ndryshe mendon dhe ndryshe premton e krejtësisht ndryshe vepron duke krijuar trilogjinë e konceptit demagogjik nga e cila pikëpamje udhëhiqet sot Kosova”, theksoi ai.
Mafia oligarkike e shtriu pushtetin
Sipas Dibranit, edhe pse sistemi i drejtësisë është bërë pengesë e zhvillimit dhe reformimit të vendit, vullneti për t’u ndryshuar nuk ekziston, qoftë për mungesë të profesionalizmit apo thjesht për shkak të implikimit të mundshëm në afera korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shantazhe këto nga të cilat nuk dilet kollaj. “Drejtësia në Kosovë është bërë kaq problem i madh sa nuk bëhet më, dhe për më keq as nuk ka gjasa për një reformim substancial pa të cilin nuk do të vijnë investitorë seriozë dhe sigurisht me këtë avaz do të dështojnë të gjitha institucionet e vendit, sepse nuk quhen reforma ndryshimet kozmetike vetëm “sa për sy e faqe””, ka vijuar më tej ai. Dibrani shton se sigurisht që grupet e interesit dhe mafia e oligarkëve politikë i ka futur duart thellë në sistemin e drejtësisë, përmes të cilit janë duke e kontrolluar jetën e gjithmbarshme në tërë Kosovën, prandaj, siç tha, tani për tani nuk ka gjasa që të dalë një prokuror i zoti për t’u bërë hero i drejtësisë dhe që do të ketë guxim për të luftuar krimin dhe korrupsionin në këtë vend, i cili është bërë kancer për demokracinë e brishtë kosovare. ” Pra, mendoj se pa një reformim të përgjithshëm të shoqërisë tonë as nuk do të ketë zhvillim dhe as përparim, dhe për rrjedhojë nuk do të ketë siguri dhe as perspektive për të ardhmen, sepse asnjë vend i zhvilluar nuk ka përparuar me një drejtësi të kalbur dhe me një korrupsion masiv, ashtu siç supozohet se është futur sistemi i drejtësisë në Kosovë”, theksoi ai.
Pa rend dhe ligj nuk ka shtet
Analisti tjetër, Naim Kelmendi thotë se thirrja e para dy ditëve e përfaqësuesit amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-se për të forcuar gjyqësorin dhe për t’u hapur kështu rrugë investimeve të huaja duhet të jetë sinjal i qartë dhe shume sinjifikativ për institucionet tona të drejtësisë, në mënyrë që të fuqizohet shteti i së drejtës, dhe përfundimisht të ketë rend dhe ligj në këtë vend. “Thirrja e përfaqësuesit amerikan në KS të OKBse për institucionet e drejtësisë në Kosovë është edhe tregues për këto institucione që sa më seriozisht duhet të fuqizohet shteti i së drejtës, mbase dhe me reforma substanciale në tërë sistemin e drejtësisë dhe kjo duhet parë si detyrim dhe domosdoshmëri nga njerëzit e sistemit. Ndërkaq, mosfunksionimi i shtetit ligjor për kaq kohë ka bërë që të ketë pasoja edhe në sferën ekonomike të vendit dhe kështu duke ua mbyllur derën investimeve të huaja, ngase pa shtet të fortë ligjor as investitorët e huaj nuk vijnë për të investuar në një shtet ku nuk ka rend juridik dhe ku nuk respektohet e drejta dhe ligji’, potencoi ai. Sipas Kelmendit, në sistemin e drejtësisë është përfundimisht e pashmangshme një reformë e mirëfilltë në mënyrë që në sistemin e drejtësisë të ketë njerëz kredibilë, e që me forcën e ligjit dhe të drejtës ta kenë guximin dhe kurajën profesionale që edhe t’i dërgojnë prapa grilave edhe njerëzit e pushtetshëm, e që kanë rënë ndesh me të drejtën dhe ligjin.
Pasiguria juridike po tremb investitorët
Njohësi i çështjeve juridik dhe politike, Mazllum Baraliu mendon se është indikative deklarata e përfaqë- suesit të SHBA-së. “Rendi dhe rregulli, sundimi i ligjit, shteti i së drejtës janë kategori imperative dhe është evidente që pa sundimin e ligjit, shtetit të së drejtës, me fjalë të tjera pa stabilizimin e sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë në përgjithësi, institucional, pra nuk mund jo vetëm rend, qetësi e paqe dhe rregull, por as zhvillim ekonomik e as investime të huaja, qoftë direkte apo indirekte, për arsye se thjesht krahas problemeve infrastrukturore çështja e sigurisë kapitale, sigurisë së investimeve dhe respektimit të ligjit në rast të kontesteve që mund t’i kenë investitorët e huaj është çështje primare dhe prandaj ne kemi rënie investimesh në vend që të kemi rritje të tyre”, theksoi ai. “Për çdo vit, fatkeqësisht, kemi rënie për arsye se nuk është ambienti dhe atmosfera e të bërit biznes adekuat, dhe nuk ka siguri dhe as sundim të ligjit. Prandaj, vërejtjet dhe sugjerimet e tilla duhet marrë seriozisht dhe me dashamirësi, pra të mirëqena nga institucionet tona për të investuar shumë më tepër në avancimin e pushtetit dhe të sistemit gjyqësor e të drejtësisë”, u shpreh më tutje Baraliu./Kosova Sot
Këtë muaj do përkujdeseni tej mase për njerëzit e dashur dhe...
Dashi.Nje muaj te mbare dhe sa me shume fat ju urojme ne cdo...
I ftuar në emisionin Opinion, ku po diskutohet për fondacion...
Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në studion e emisionit Opini...
Aplikacionet Skype përgjatë platformave të ndryshme kanë pro...
Të pini gjashtë filxhanë kafe në ditë ulë rrezikun e zhvilli...
Në ditët e sotme me rritjen e kompanive teknologjike është e...
Me mijëra turistë shkojnë që të shikojnë këtë liqen të jasht...
Presioni i lartë i gjakut është njëri ndër problemet më të s...
Nga Artur RroshiSot z.Rama në një takim me “sipërmarrës të p...
Marrëdhëniet mes fqinjëve në Ballkan nuk kanë qenë prej vite...
Emisioni ‘Opinion’ ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e pl...
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të martën udhëheqësve të ...
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka thotë...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka degjeneruar publ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ardhur ‘live’ në ...
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me lajmin e p...
Një faqe italiane, “Pianeta Italia”, ka publikuar sot një ar...
Në një shkrim për “BalkanWeb”, gazetari investigativ Artan H...
Nga Ilirian BlloshmiDeputeti Fatbardh Kadilli ka thënë se Ed...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...