Zhvillimi nuk është vetëm pagë, por dhe përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Prodhuesit e miellit nga Shqipëria japin alarmin se mielli serb po cenon rëndë shëndetin e sigurinë e qytetarëve
Analistë të ekonomisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të kësaj fushe kanë shfaqur frikën se mielli i importuar nga Serbia me qindramijëra tonë, të cilin e sjell kompania e Shkëlqim Devollit ‘M Sillosi’ në Kosovë e Shqipëri po i rrezikon qytetarët dhe bizneset konkurrente. Analistët thonë se “Devollët” kanë kapur gati gjysmën e tregut shqiptar, ndërkaq në Kosovë mbi 80 për qind të tregut. Ndërsa, sipas industrialistëve nga Shqipëria, ky miell nuk e plotëson as standardin minimal për proteinat (12-13 për qind), të cilit i mungon jodi dhe hekuri i detyruar. Sipas tyre, kjo sasi e miellit po futet edhe kontrabandë, ndërsa ka manovra për shmangie taksash që nisin që nga importi prej Serbisë. Prodhuesit e miellit nga Shqipëria japin alarmin se mielli serb po bën kërdinë në treg dhe po cenon rëndë shëndetin e sigurinë e konsumatorëve të 5 milionë shqiptarëve. Ata thonë se pushteti në Tiranë e Prishtinë po e favorizon kompaninë e Shkëlqim Devollit, për shkak të interesave klanore të inkriminuara, korruptive dhe të nëntokës kriminale, për t’i dëmtuar e bllokuar qëllimisht prodhuesit vendorë në të dy anët e kufirit. Gazeta është përpjekur që të marrë opinionet se çfarë dinë për këtë problematikë, AKI-ja dhe Prokuroria e Shtetit, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Gazeta po ashtu ua ka dërguar pyetjet ‘M- Silosit’ dhe ‘Devolli Corporation’, por nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
Produktet e dyshimta dominojnë tregun
Analisti Florim Zeqa tha se pavarësisht hyrjes së produkteve ushqimore serbe në Kosovë dhe Shqipëri, përmes rrugëve legale dhe ilegale, ato janë të kontrolluara nga pushtetarët, të cilat tashmë kanë mbuluar tregun shqiptar. “Prodhimet serbe aktualisht mbulojnë rreth 80 për qind të tregut kosovar, përderisa në Shqipëri e mbulojnë afërsisht gjysmën e tregut”, tha ai. “Produktet e dyshimta serbe, duke filluar nga mielli, i cili nuk i plotëson as standardet minimale për proteinat (12-13%), të cilit i mungon jodi dhe hekuri i detyruar, futet si kontrabandë, nuk kontrollohet fare as nga doganat me qëllim të shmangies së taksave, e të mos flasim për rrugët ‘dytë- sore’, përmes të cilave futet gjithçka në territorin e shteteve tona”, potencoi Zeqa. Sipas tij, prodhuesit shqiptarë të miellit japin alarmin se mielli serb po cenon rëndë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve të shqiptarëve në trojet e tyre etnike. “Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri janë duke u favorizuar kompanitë e inkriminuara, të lidhura me pushtetarët dhe nëntokën kriminale, duke i dëmtuar dhe bllokuar qëllimisht prodhuesit vendorë në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, për të favorizuar prodhimet serbe dhe kompanitë e inkriminuara, duke rrezikuar shëndetin e gjithë qytetarëve shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri”, potencoi më tutje ai.
Mielli jocilësor i importit
Analisti Dardan Grapci tha se mielli i kontrabanduar apo i sjellë ilegalisht në Kosovë nga Serbia, përmes kompanisë “M-Sillosi”, jo vetëm që nuk ka jod dhe hekur, por nuk është as afër me preferencat që duhet të quhet miell. “Sa i përket Shqipërisë me të drejtë kanë dhënë alarm për ndërprerjen e importimit në Shqipëri të këtij mielli, sepse ata e kanë vetë fabrikën e miellit dhe grurin më vital në rajon, kështu që mielli atje është më i shëndetshëm dhe është bio-natyral”, tha ai. Analisti Grapci thotë se nuk ka asgjë kundër kompanisë “M-Sillosi”. “Shtrohet pyetja nga unë, përse nuk i punësojnë qytetarët e Kosovës, duke e ditur që toka në Kosovë është shumë pjellore dhe ka shumë minerale që gruri të rritet i shëndetshëm, duke e ditur që kemi fermerë, që me të vërtetë dinë si të prodhohet mielli, si të rritet gruri nëpër ara ose brenda serrave dimërore”, thotë ai.
Institucionet të marrin masa emergjente
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma), tha se të gjitha produktet dhe tregtia që bëhet me Serbinë pa marrë parasysh se në cilën fushë ajo bëhet në gjëra ushqimore apo diç tjetër, duhet t’u nënshtrohen masave kontrolluese, sepse mund të paraqesin rrezik për shëndetin publik. “Andaj, duhet bërë përpjekje maksimale që t’i ndalojmë këto allishverishe dhe manipulime të kujtdo-qofshin ato, pasi që mallra pa kurrfarë kriteri po futen në Kosovë. Ndaj konsideroj se përpjekja e industrialistëve të Shqipërisë është e rëndësishme dhe një tregues se Qeveria jonë e në veçanti AUVK-u duhet t’i shtrëngojnë masat e tyre dhe të jenë në krye të detyrës”, theksoi Hoti. “Ne kemi parë aferën me grurin e kafshëve dhe stoqet e mishit me afat të skaduar dhe të gjitha këto po i konsumon qytetari i Kosovës dhe i Shqipërisë. Ndaj kjo ka një efekt shumëdimensional si në aspektin e xhepit familjar, ashtu edhe në rrezikimin e individit, familjes e shëndetit të popullatës. Ndaj mendoj se ne duhet t’i fuqizojmë raportet e shkëmbimit tregtar edhe më shumë me Shqipërinë në aspektin e këmbimeve tregtare dhe t’i heqim të gjitha barrierat e mundshme”, u shpreh ai. Sipas Hotit, detyrë e Qeverisë sonë është që përmes institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa urgjente për t’i parandaluar këto dëme./Kosova Sot
Qyteti i Durrësit është “zgjuar” sërish mes protestave. Përf...
Kosova po i humb investimet për shkak të pasigurisë ligjoreT...
Këtë muaj do përkujdeseni tej mase për njerëzit e dashur dhe...
Dashi.Nje muaj te mbare dhe sa me shume fat ju urojme ne cdo...
I ftuar në emisionin Opinion, ku po diskutohet për fondacion...
Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në studion e emisionit Opini...
Aplikacionet Skype përgjatë platformave të ndryshme kanë pro...
Të pini gjashtë filxhanë kafe në ditë ulë rrezikun e zhvilli...
Në ditët e sotme me rritjen e kompanive teknologjike është e...
Me mijëra turistë shkojnë që të shikojnë këtë liqen të jasht...
Presioni i lartë i gjakut është njëri ndër problemet më të s...
Nga Artur RroshiSot z.Rama në një takim me “sipërmarrës të p...
Marrëdhëniet mes fqinjëve në Ballkan nuk kanë qenë prej vite...
Emisioni ‘Opinion’ ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e pl...
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të martën udhëheqësve të ...
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka thotë...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka degjeneruar publ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ardhur ‘live’ në ...
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me lajmin e p...
Një faqe italiane, “Pianeta Italia”, ka publikuar sot një ar...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...