web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Klement Balili duke festuar ndërsa kërkohet nga policia

11 Shkurt 2017, 10:58, Aktualitet CNA

Lapsi.al publikon sot një video ekskluzive të Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si një prej krerëve të një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës.

I etiketuar nga CNN si ?Escobari i Ballkanit?, Balili shfaqet në këtë video duke kërcyer gjatë një dasme në resortin e tij ?Santa Quaranta? në Sarandë. Bëhet fjalë për dasmën e datës 18 shtator, për të cilën Lapsi.al ka raportuar ekskluzivisht edhe më herët, si dhe ka publikuar foto të tij teksa festonte. Edhe video që shihni më poshtë e tregon Balilin kur kërcen një prej këngëve të njohura për ekipin e futbollit të Sarandës. Siç shihet nga planet në kërcim është edhe nusja.

Kjo video është një tjetër dëshmi e pakontestueshme që kompromenton sërish punën e Policisë së Shtetit, që e ka lënë të lirë Klement Balilin, ndonëse ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia që në datën 17 maj 2016. Balili shëtiste i lirë në Sarandë dhe i pashqetësuar nga policia, madje jepte edhe intervista për mediat, ndonëse autoritetet greke kërkuan arrestimin e tij. Por fakti që ai nuk u arrestua dhe vazhdon të jetë i lirë ende sot, vërteton katërciprisht ato që u raportuan në mediat greke që në momentet e para kur u përmend emri i Balilit, se kapja e tij është e vështirë pasi ?Escobari i Ballkanit? ka mbrojtje politike në nivele të larta në Tiranë.

Partnerët ndërkombëtarë i kanë kërkuar Shqipërisë arrestimin e tij. Deklarata më e fortë publike për arrestimin e Klement Balilit u bë nga ambasadori amerikan Donald Lu. Por sot, pas rreth 10 operacionesh të dështuara për kapjen e tij, askush nuk di të thotë ku ndodhet Balili dhe nën mbrojtjen e cilës palë politike është. Policia e Shtetit ka vendosur ndërkohë edhe një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetra për këdo që jep informacion për vendodhjen e tij. Shihni më poshtë videon e ?Escobarit të Ballkanit? teksa kërcen në dasmën e datës 18 shtator 2016, edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar nga policia./Lapsi





Lajmet e fundit nga