LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
REPUBLIKA NË UDHËKRYQ, INSTITUCIONET TË KAPURA
Transicion pas transicioni, Kosova po vuan ende pasojat e një inkriminimi të thellë në çdo sektor, duke penguar kështu zhvillimin e vendit, demokracinë dhe sundimin e ligjit
Drejtësia e pafuqishme për të vepruar
Me sistemin ekzistues assesi nuk mund të luftohet korrupsioni dhe dukuritë e tjera devijante e negative për shoqërinë tonë, ngase në krye të korrupsionit qëndrojnë vetë institucionet, të cilat e kanë për detyrë që ta luftojnë korrupsionin. Kështu të paktën kanë vlerësuar opozitarët e vendit, por edhe njohësit e fushës së drejtësisë, derisa kanë veçuar se me këta politikanë dhe me këtë sistem drejtësie të brishtë asnjëherë nuk do të ketë beteja të vërteta kundër këtyre fenomeneve në përmasa shkatërruese për Kosovën. Veç kësaj, është shtruar edhe çështja se a i duhet përfundimisht drejtësisë kosovare një gjeneratë krejtësisht e re e gjyqtarëve dhe prokurorëve të përgatitur me një kulturë të re, që nuk janë të inkriminuar, por njëkohësisht është ngritur edhe dilema se përse gjenerata e vjetër aktuale në çdo fazë po pengojnë hyrjen e gjeneratave të reja në sistemin e një ‘drejtësie të re’ ku sundon ligji e rendi? Profesori universitar Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se ne nuk jemi transformuar ende sa duhet në një shoqëri të mirëfilltë demokratike, pasi, siç tha, jemi shoqëri e cila po përjeton një pas një sisteme e transicione të ndryshme ngulfatëse, më tepër stresuese dhe po ashtu më tepër penguese sesa ndihmuese dhe zhvilluese për të ardhur në një situatë post- UNMIK, shkruan gazeta Kosova Sot.
Korrupsioni, plagë e thellë
Sipas Baraliut, ne ende jemi në transicion fatkeq, i cili nuk po përfundon kurrë dhe nuk po i shihet fundi. “Përndryshe, mund të ketë kontradikta, por mbase edhe pengesa të brezit të ri për t’u ingranuar në sistemin e drejtësisë dhe të gjyqësisë, por nuk është vetëm kjo çështje, pasi sigurisht se në mesin e këtyre gjyqtarëve e prokurorëve ka mjaft edhe të rinj, por ndoshta ka disa probleme të tjera, ngase është problem sistemi arsimor yni, se sa janë këta të rinj dhe gjithë të tjerët pa dallim moshe të përgatitur dhe të sprovuar e të devotshëm, pra të përkushtuar që ta kryejnë punën e tyre, pastaj sa ata kanë pengesa dhe sa kanë vullnet për ta bërë punën e tyre dhe sa ka pastaj devijime nga përgjegjësia ligjore e ligjshmërisë në kryerjen e punëve të tyre për të luftuar më pastaj fenomene aty- këtu devijante e negative, siç është fenomeni i korrupsionit”, theksoi ai. Sipas tij, jo vetëm në gjyqësi, por në të gjitha institucionet e vendit, është përhapur korrupsioni. “Sa për ilustrim, njëri nga ambasadorët e shteteve mike më të rëndësishme tha para dy ditësh që nuk mund të ketë investime në një shoqëri ku korrupsioni është kësisoj çfarë është. Pra, ka shumë çështje dhe rrethana që po ndikojnë në mënyrë që ne të kemi probleme serioze edhe me korrupsionin, por edhe me avashllëkun në punë në të gjitha hallkat e sistemit, përfshirë edhe në sistemin e drejtësisë”, është shprehur profesori universitar, Mazllum Baraliu.
Priten ndryshime politike me fillimin e Speciales
Avokati Tomë Gashi ka ripërsëritur atë që ambasadori britanik ka deklaruar para dy ditësh. Sipas Gashit, ambasadori ka deklaruar atë që është edhe më e keqe, se as shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Kosovës, ata të cilët kanë mundësi që të investojnë në ekonominë e Kosovës, nuk investojnë as ata për shkak të korrupsionit që zotëron apo është në Kosovë. ” Do të thotë, jo vetëm të huajt, por as shqiptarët që jetojnë jashtë nuk duan t’i sjellin të hollat e tyre në Kosovë, sepse ka pasiguri juridike, gjë që është shumë më e rëndë se vetëm nëse presim prej kompanive të fuqishme që të investojnë në Kosovë, dhe arsyeja tjetër që ka deklaruar ai, se është tregu i vogël, mirëpo ne po flasim për pasigurinë juridike që e kanë të huajt, në këtë rast edhe shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës për të investuar në ekonominë e Kosovës”, ka shtuar ai. Ndërsa, sa i përket ndërrimit të gjeneratave në sistemin juridik, ajo do të bëhet, siç tha, në atë moment kur do të kemi edhe ndryshime politike. ” Dhe, se do të kemi ndryshime politike ka paralajmëruar dje edhe Gjykata Speciale, për shkak se po ditën e djeshme janë emëruar 19 gjyqtarë të Gjykatës Speciale, që do të thotë se fillimi i punës së Gjykatës Speciale është shumë afër dhe me fillimin e punës së kësaj Gjykate do të ketë me siguri edhe të akuzuar të nivelit të lartë dhe atëherë definitivisht apo detyrimisht do të ketë edhe ndryshime politike, gjë që është mjerisht për sistemin juridik që Gjykata Speciale e cila është jashtë territorit të Kosovës do të shfrytëzohet edhe për ndryshime politike në Kosovë”, ka deklaruar për gazetën “Kosova Sot” avokati Tomë Gashi.
Institucionet, të inkriminuara
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se në Kosovë me sistemin ekzistues nuk mund të luftohet korrupsioni për arsye, siç tha, se në krye të korrupsionit janë institucionet, të cilat e kanë për detyrë që ta luftojnë korrupsionin. ” Prandaj, duke u nisur nga Qeveria dhe nga agjencitë e ndryshme që e kanë për detyrë t’i luftojnë dukuritë negative, në këtë rast korrupsionin e krimin e organizuar, janë në krye të këtij fenomeni”, ka shtuar ai. Tutje, Isufi ka nënvizuar se pikërisht të njëjtët që janë të akuzuar për korrupsion, pasi nuk është vetëm percepsion, por është edhe dukuri, e cila është e bazuar në të dhënat nga hulumtimet që janë bërë brenda në Kosovë. “Edhe nga faktori ndërkombëtar dhe një nga pikat në të cilat ka vërejtje bashkësia ndërkombëtare për mosrealizimin e liberalizimit të vizave, pikërisht është korrupsioni dhe krimi i organizuar në institucione”, potencoi Isufi. Deputeti nga ‘Nisma për Kosovën’, Zafir Berisha ka konsideruar se prokuroria dhe gjyqësia janë me gjasë të inkorporuara vetë në keqpërdorim të pozitës zyrtare derisa për rrjedhojë, sipas tij, natyrisht ajo që është defekt alarmant për shoqërinë është lidhshmëria me parapolitikën e partive në pushtet. ” Andaj, natyrisht edhe mungesa e gjyqtarëve të rinj me perspektivë, të cilëve nuk u krijohet hapësirë e qëllimshme në këto institucione, ka bërë që disa nga eksponentët edhe të sistemeve, regjimeve të kaluara, të vazhdojnë të jenë në krye të drejtësisë, e cila tash e 17 vjet pas luftës nuk po jep fryte”, theksoi Berisha./Kosova sot
Ministri i Brendshëm, Saimr Tahiri, ka dhënë një prononcim p...
Një konflikt me armë zjarri është raportuar nga Dibra. Polic...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot dhe nesër do të qënd...
Shpesh habitesh nga opinionet dhe analizat e ditës të kolegë...
Së pari dua t’ju bëj me dije që, në kohë të ndryshme, kam pa...
Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, th...
Microsoft po mundohet që ti shtyjë përdoruesit e saj drejt v...
Lali Eri “torturon” punonjësit dhe kamerat, duke i lënë në p...
Shefja e misionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruis...
Raportimet e fundit kanë konfirmuar vendosjen e sensorëve të...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po zhvillon një takim m...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në...
Një infermiere e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza...
Ekspertët Ndërkombëtarë të monitorimit (ONM) zhvilluan sot n...
Të tjera akuza janë hedhur nga Partia Demokratike kundër kry...
Nga Eni Bitraku Ethe sondazhi. Të gjithë kanë sonduar popul...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka komentuar ta...
Kryetari i Partisë Socialiste në Fushë Arrëz, Fran Tuci, ka ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një ta...
Ekspertët japin alarmin për shterimin e liqenit të Ohrit. Si...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...