Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm, Saimr Tahiri, ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit konsultiv me SHPSF. Ndër të tjera, ministri Tahiri është pyetur nga gazetarët për super grabitjen e Rinasit, si dhe për kapjen e Klement Balilit.
Për asnjërën prej këtyre çështjeve, ministri nuk ka dhënë përgjigje, por ka filluar të flasë pa fund për policët privatë, duke thënë se sot janë gati si një ushtri skllevërish.
Ja prononcimi i plotë për mediat:
Pyetje: A eshte zbardhur grabitja e Rinasit, lidhet dhe me tematikën e sotme të diskutimeve sepse Rinasi ruhej me një kompani private…
Ministri Tahiri: Ne po vazhdojmë. Unë nuk kam asnjë lloj autorizimi që të zbulojë pjesën tjetër të Policisë lidhur me ngjarjen. Jam shumë i kënaqur nga ecuria e këtij takimi. Por ajo që mbetet për t?u diskutuar në lidhjen e analizës për atë që ka ndodhur dhe masave që duhen marrë për të mos u përsëritur më në të ardhmen. Është praktikisht ajo që thashë me përfaqësuesit e Policive Private. Janë mbi 9 000 policë privatë që sot janë gati një ushtri skllevërish.
Paguhen me shuma qesharake: 150 mijë lekë të vjetra, 180 mijë lekë të vjetra, 200 mijë lekë të vjetra. Kur ndërkohë paga minimale e paraparë nga ligji është 330 mijë lekë të vjetra. Dhe me paga të tilla qesharake siç deri sot është e pamundur të kemi standard sigurie ashtu siç e kërkojmë.
Sot janë 9000 policë privatë, më shumë sesa vetë Policia e Shtetit. Dhe kontributi i tyre për sigurinë, jo vetëm për sigurinë e objekteve, por edhe për sigurinë publike është thuajse zero. Është hera e parë që këtë treg e shohim në këtë perspektivë. Por, besoj është e mjaftueshme për të trajtuar një shqetësim të vazhdueshëm që kanë marrë nga punonjësit e Policive Private. Një shqetësim tonin me inspektimet që ka bërë Policia. Dhe një çështje për t?u adresuar një orë më parë. Ata 9000 policë privatë do këmbëngulim që brenda muajit të marrin pagën minimale të parashikuar nga ligji.
Pyetje: Më shumë se 30 policë, thonë lajmet, në përgjime në lidhje me dyshimet për ndihmë në kultivimin e drogës. Keni një koment?
Ministri Tahiri: Unë përpiqem të bëj shumë mirë punë time. Nuk kam arritur ende të bëj punën e redaktorëve të lajmeve. Nuk e kam bërë unë këtë lajm. Kështu që mund të pyesni kush e ka bërë këtë lajm. E rëndësishme për ne është të garantojmë që siguria të mos jetë vetëm një investim ekskluziv dhe të mos perceptohet si i tillë nga shoqëria, pra si një investim ekskluziv i Policisë së Shtetit apo institucioneve në tërësi. Kanë rol pa asnjë diskutim Policitë Private. Janë rreth 9 mijë policë privatë që nuk duhet të nënpaguhen më dhe ne do bëjmë çfarë është e mundur për ta përcaktuar këtë detyrim, ashtu si ka një rol shumë të madh edhe institucionet e tjera dhe shoqëria në tërësi.
Pyetje: Mendoni se do ta shesë dikush Balilin për 50 milionë lekë…
Ministri Tahiri: Për mua ka rëndësi që ata 9 000 policët privatë nga 150 mijë lekë të vjetra nga 180 mijë lekë të vjetra të paguhen aq sa e parashikon ligji 330 mijë lekë të vjetra. Dhe pastaj do ta shikoni patjetër që Shqipëria do të jetë shumë më e sigurt. Shteti do të jetë shumë më i fortë, vetëm duke marrë këto masa të cilat deri më sot i kemi injoruar. Jemi në këtë fazën e sigurimit me një përmirësim fare-fare të dukshëm në raport me të kaluarën. Sepse policia ka marrë masa drastike dhe sot është në krye të detyrës pa asnjë diskutim. Për të pasur një standard tjetër sigurie ne na duhet të marrim masa më shumë. Kompanitë private të marrin masa më shumë. Policitë private të marrin masa më shumë. Bizneset të marrin masa më shumë. Institucionet e tjera të marrin masa më shumë, për të evituar konfliktin, për të parandaluar ngjarjet kriminale. E gjitha është një sipërmarrje harmonike e të gjithë aktorëve që kanë mundësi të kontribuojnë.
Pyetje: A ka nisur të zbarohet ligji për masat shtesë të sigurisë? A kanë filluar të vendosen kamerat si parashikohej në ligj?
Ministri Tahiri: Jemi në fazën e konsultimit me të gjithë aktorët e interesit. Unë kam akoma për të firmosur një urdhër që është shumë i rëndësishëm lidhur me llojin e masave të sigurisë që do marrë çdo aktor. Ndaj jemi në fazën e konsultimit. Ky takim është pak a shumë në këtë kuadër, por nis tek paga minimale e punonjësve të policisë. Ata 9 000 policë privatë nuk mund të jenë skllevër. Ata duhet të jenë policë privatë të mirëpaguar dhe të aftë të bëjnë detyrën jo vetëm për kompaninë për të cilën i kontrakton, por edhe për qytetarin dhe shoqërinë./CityNews
Një konflikt me armë zjarri është raportuar nga Dibra. Polic...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot dhe nesër do të qënd...
Shpesh habitesh nga opinionet dhe analizat e ditës të kolegë...
Së pari dua t’ju bëj me dije që, në kohë të ndryshme, kam pa...
Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, th...
Microsoft po mundohet që ti shtyjë përdoruesit e saj drejt v...
Lali Eri “torturon” punonjësit dhe kamerat, duke i lënë në p...
Shefja e misionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruis...
Raportimet e fundit kanë konfirmuar vendosjen e sensorëve të...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po zhvillon një takim m...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në...
Një infermiere e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza...
Ekspertët Ndërkombëtarë të monitorimit (ONM) zhvilluan sot n...
Të tjera akuza janë hedhur nga Partia Demokratike kundër kry...
Nga Eni Bitraku Ethe sondazhi. Të gjithë kanë sonduar popul...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka komentuar ta...
Kryetari i Partisë Socialiste në Fushë Arrëz, Fran Tuci, ka ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një ta...
Ekspertët japin alarmin për shterimin e liqenit të Ohrit. Si...
Ekspertët Ndërkombëtarë të monitorimit (ONM) kanë nisur taki...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...