Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ndue Marashi tregon në ?STOP?, se në vitin 2010 ka humbur të shoqen Shpresa Marashi, për shkak të një mjekimi të gabuar. Ai thotë, se bashkëshortja ishte mjekuar në një spital privat për 2 muaj për infeksion nga një mjek gjinekolog. Por 6 muaj më vonë, ajo kishte ndërruar jetë, si pasojë e një tumori. Pas humbjes së njeriut të dashur, nis beteja me drejtësinë. Prokurorja Afërdita Ndou mban peng për 7 vjet dosjen e të ndjerës, edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, i japin të drejtë Ndue Marashit.
?Në momentin kur nusja ndjeu shqetësime u paraqit tek një klinikë private. Aty e merr për vizitë një doktor. Ai i thotë në prezencë edhe të motrës së nuses, se kjo nuk është një sëmundje serioze, por është infeksion. Për këtë i jep ilaçe për infeksion. I bën analizat dhe ato dalin negative, sipas kësaj klinike. Gjatë këtyre dy muajve që po merrte ilaçe, ajo vetëm po përkeqësohej. Doktori gjatë kësaj kohe ikën jashtë vendit dhe thotë kur të mbaroj ilaçet, do të caktojmë datën e operimit, në një kohë kur ai ende nuk kishte përcaktuar diagnozën. Ne u paraqitëm tek materniteti afër Stacionit të Trenit, ku takuam Elin Kurtin dhe ai na tha që ilaçet duhet të ndërpriten në mënyrë urgjente, sepse ato nuk ishin për këtë punë dhe sëmundja është më serioze. Më pas në një mënyrë shumë të shpejtë sëmundja filloi t?i përhapej në të gjithë trupin. Ajo pas gjashtë muajsh, pra në datën 9 mars të 2010 ndërron jetë.
Po mjeku çfarë ka thënë në momentin kur i keni kërkuar një shpjegim?
Doktori mbi të gjitha nuk u tregua fare njerëzor, sepse të paktën të thoshte ?më falni?, por u tregua shumë arrogant. Gjatë gjithë kohës edhe përpara se të vdiste nusja, por edhe më pas edhe në prokurori dhe gjatë gjithë kohës është munduar dhe ka përdorur gjëra të pahijshme. Gjatë kësaj kohe prokuroria nuk po na jep rrugëzgjidhje, por vetëm po pengon hetimet.
Sa kohë ka që çështja është në Prokurorinë e Tiranës?
Po bën afërsisht shtatë vite, që endemi dyerve të gjykatave dhe të prokurorisë. Në momentin ku Afërdita Ndou pushoi çështjen kam bërë shkresë me shkrim prokurorit të rrethit që kjo çështje po zvarritet nga ana e saj. Kjo çështje nuk do të mbyllet asnjëherë, pa u vendos drejtësia në vend, për sa kohë ne të marrim frymë atë dosje nuk e lejojmë që ta mbulojë pluhuri.?
Ndërkohë avokatja Eda Grimci shpjegon procedurën që është ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve për dosjen e të ndjerës Marashi.
?Në vitin 2010 ka ndodhur vdekja e zonjës Shpresa Marashi dhe bashkëshorti i saj sëbashku me djalin e tij, i janë drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në muajin dhjetor të vitit 2011 dhe kanë bërë kallëzim penal për mjekim të pakujdesshëm kundrejt mjekut, i cili ishte mjeku që asokohe kishte ndjekur dhe kuruar gabimisht zonjën Marashi. Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor kjo dosje është mbajtur mbi një vit e gjysmë dhe pastaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor me një hetim sipërfaqësor ka marrë një vendim për mbylljen e hetimit dhe procedimit penal. Familja Marashi duke mos qenë dakord me këtë vendim të Prokurorisë në vitin 2013 i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe mbas një hetimi që është bërë në këtë gjykatë, me të drejtë gjyqtari Gert Hoxha ka vendosur prishjen e vendimit të Prokurorisë duke ia lënë me detyra specifike prokurores së çështjes se hetimi ishte bërë sipërfaqësor dhe nuk ishin hetuar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së zonjës Marashi.?
Në fakt brenda kësaj dosje ka tre fakte të parevokueshme ku e fajësojnë mjekun e spitalit privat. ?STOP? nxjerr pikërisht tre faktet që prokurorja e çështjes Afërdita Ndoi, duket se nuk i ka marrë në konsideratë. Fakti i parë janë analizat që janë bërë në spitalin privat ku rezultati është negativ, pra nuk flitet për një sëmundje të keqe. Fakti i dytë është raporti mjeko ? ligjor, i cili konstaton se në trajtimin e Shpresa Marashit vihen re elementë të mjekimit të pakujdesshëm në formën e neglizhencës mjekësore të konstatuara këto në fazën e diagnostikimit të saj dhe konsistojnë në moskryerjen e disa ekzaminimeve të domosdoshme për zbulimin e kësaj sëmundje. Fakti i tretë janë deklaratat që ka dhënë vetë drejtori i spitalit privat për prokuroren e çështjes zonja Ndou ku saktësisht thuhet: ?Nga deklarimi i shtetasit Viktor Qereshniku ka rezultuar se pacientja Shpresa Marashi është paraqitur tek ai me datë 23.05.2009. Pasi ka dëgjuar ankesat e saj e ka shoqëruar tek mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, të cilit i ka thënë që ta vizitonte pasi ishte e njohura e tij. Vizitat dhe kontrollet e mëtejshme janë bërë pa praninë e tij.
Nga rikontrolli Shkëlqimi pretendon se i kishte thënë pacientes se nga Shtatori duhej të operohej, por pa i treguar arsyen e kësaj ndërhyrje. Shkëlqimi ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje apo prerje me gërshërë tek mitra e pacientes, por ka sqaruar se për të marrë pab-testin ka marrë material nga qafa e mitrës dhe për rrjedhojë ka patur gjakderdhje. Duke qenë se ky veprim nuk duhej të kryhej në prani të familjares dhe faktin se pse nuk u ka komunikuar familjarëve dyshimet për patologji malinje është këshilluar Shkëlqimi, që nuk duhej të kryente një veprim të tillë.
Opozita e kryesuar nga PD ka njoftuar një protestë më 18 shk...
Gazetarja e njohur Mira Kazhani, pas deklaratave të ish mini...
Dega e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Durr...
Diten e sotme ne valen e shkaterrimit te Radio Televizionit ...
Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e CEZ, Taulant Ba...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur sot...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në a...
Sot pamë kryetari i bashkisë së Durrësit, z. Dako, në krah t...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit të vendit Sali B...
Avokati Altin Goxhaj, kandidat për Avokatin e Popullit, i ka...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit të vendit Sali B...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka në rrethin e vet më t...
Pasditen e sotme, Tirana është paralizuar nga trafiku që për...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë p...
Policia e Shtetit ka shkuar sot në shtëpinë Nue Kalaj, i ci...
Ish-kryeministri Berisha ka mbajtur një takim me kryetarin e...
Dy persona në Durrës janë arrestuar në flagrancë, pasi për m...
Blutë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një 54 vjeçar, ...
Cinque Terre është pjesë e bregdetit në rajonin Liguria të I...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...