Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Opozita e kryesuar nga PD ka njoftuar një protestë më 18 shkurt. Vendimin e bëri publik sot kreu demokrat Lulzim Basha. Një lajm deri diku i papritur për stilin e Bashës, që në katër vite opozitë ka bërë shumë pak protesta, ato janë në numër sa gishtat e një dore.
Me vlerë është fakti se protesta e opozitës dhe PD është një lajm i mirë për shqiptarët.
Një protestë që duhet të ishte thirrur kohë më parë, por më mirë vonë se kurrë. Lulzim Basha, kërkon të mbledhë në shesh shqiptarët në një moment shumë të favorshëm politik për PD dhe atë personalisht. Protesta vjen menjeherë pas akuzave të forta të disa ministrave të kabinetit Rama për drogën, krimin dhe korrupsionin në qeveri.
Basha gjen një datë afër ditës symbol të rrëzimit të monumentit të diktatorit Hoxha, por thelbin politik ja shton edhe me kauzat e munguara të opozitës të cilat në fakt skanë pasur protesta por vetëm konferenca shtypi. Ato kanë qenë qëndrime të vazhdueshme, por vlera e tyre është shumë më e ulët se postimet e Berishës apo debatet dhe qëndrimet e forta në parlament të opozitës.
Lulzim Basha thërret një protestë jo vetëm politikisht në një moment mjaft të favorshëm për opozitën. Nuk janë vetëm akuzat e ministrave të kabinetit, por edhe shumë e shumë akuza të tjera, të cilat fillojnë me koncesionet, korrupsionin, varfërinë, klientelizmin, çensurën mediatike pa lënë mënjanë pushtetin e palimit të një kryeministri dhe një kryetari kuvendi që çdo sekondë të ditës punojnë për të kapur gjithçka kanë si oreks personal.
Opozita është kritikuar si apatike, e dobët dhe Basha si një njeri i mefshtë politikisht, ai me këtë protestë kërkon të ?tregojë? dhëmbët. Basha dhe opozita gjejnë një moment kur mazhoranca dhe pjesët e saj grinden për pazare. Ky është një moment kur PD nuk duhet ti japë më asnjë hapësirë Ilir Metës dhe të kryqëzojë atë njësoj kryeministrin Rama.
Protesta e opozitës është një lajm i mirë për shqiptarët dhe demokracinë, për të treguar se në Shqipëri ka një palë tjetër përtej shumicës qeverisëse, një palë e cila ka qenë e dobët, por më në fund përpiqet të reagojë, jo më me ciu ciu nga selia, por në shesh duke treguar se mazhoranca dhe zullumet e saj kanë një kundërshtar të vërtetë.
Ky është një reagim i vonuar, kundërshtari i vonuar në aksion është personalisht Lulzim Basha, tani pritet që kreu PD të mos ndajë përgjysëm zullumin e qeverisë siç ka coptuar opozitën, por të jetë frontal në këtë betejë, të bashkojë demokratët jo vetëm me një protestë dhe një fjalim, por me një aksion të plotë politik kundër qeverisë.
Protesta e opozitës është një lajm i mirë edhe për mazhorancën që duhet të shkundet nga pluhuri që i la opozita mbi supe. Një lajm i mirë për shqiptarët e lodhur nga ?Rilindja? dhe premtimet e saj të pambajtura. Një lajm i mirë është edhe fakti që opozita dhe në veçanti Lulzim Basha u zgjuan nga ?gjumi? dhe po dalin në aksion jo vetëm për politikisht./Citynews
Gazetarja e njohur Mira Kazhani, pas deklaratave të ish mini...
Dega e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Durr...
Diten e sotme ne valen e shkaterrimit te Radio Televizionit ...
Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e CEZ, Taulant Ba...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur sot...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në a...
Sot pamë kryetari i bashkisë së Durrësit, z. Dako, në krah t...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit të vendit Sali B...
Avokati Altin Goxhaj, kandidat për Avokatin e Popullit, i ka...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit të vendit Sali B...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka në rrethin e vet më t...
Pasditen e sotme, Tirana është paralizuar nga trafiku që për...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë p...
Policia e Shtetit ka shkuar sot në shtëpinë Nue Kalaj, i ci...
Ish-kryeministri Berisha ka mbajtur një takim me kryetarin e...
Dy persona në Durrës janë arrestuar në flagrancë, pasi për m...
Blutë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një 54 vjeçar, ...
Cinque Terre është pjesë e bregdetit në rajonin Liguria të I...
Ka dështuar sërish seanca e ballafaqimit mes biznesmenit Ylv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...