web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kazhani, ministrat mos t’i mbajnë dashnoret me paratë e taksapaguesve!

1 Shkurt 2017, 19:49, Aktualitet CNA

Gazetarja e njohur Mira Kazhani, pas deklaratave të ish ministrit Manjani për dashnoret e ministrave dhe kompleksin e Balilit, nga pozita kinse feministe mori në mbrojtje dashnoret e ministrave rilindas. Ndër të tjera sipas gazetares Kazhani dashnoret e këtyre rilindasve : as nuk bëjnë korrupsion, as nuk marrin tendera, koncesione, nuk janë aty, ku prishen pazaret, skenaret, miratohen ligje dhe bëhen reforma, apo firmosen koalicione, kur hapet lufta dhe shpallet paqja.

Zj. Mira do të kishte të drejtë, nëse do bëhej fjalë për dashnore të politikanëve normalë europianë, të cilët realisht dashnoret i mbajnë si mantenuta me paratë e veta dhe asgjë më shumë se kaq. Fatkeqësisht e nderuara Kazhani, ministrat tanë rilindas, që akuzoi Manjani, dashnoret nuk i mbajnë me paratë e Attachment-1-800x752xhepit, qoftë edhe para të siguruara me korrupsion dhe hajdutllëk. Këta rilindas-ministrat tanë edhe dashnoret i mbajnë me rroga shteti, pra direkt me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nuk ke cfarë t?i bësh zonjushë Mira, këta ministrat tanë  na kanë qëlluar krokodilë për të vjedhur dhe ?gjirokastritë? për të paguar nga xhepi, madje edhe kur blejnë seks nga dashnoret e veta! Kurrnacë hesapi moj e respektuara Mira!

Në këtë derexhe, që është katandisur Atdheu im dhe i juaji e nderuara Kazhani, nëse ministrat thjesht do t?i mbanin dashnoret me rroga të paguara nga taksapaguesit shqiptarë do të ishte gjysma e së keqes. Këta ministra nuk mjaftohen me kaq, por i shndërrojnë dashnoret në pushtetare rilindase. Kur them pushtetare, nuk e kam fjalën se i bëjnë sekretare, zëdhënëse apo specialiste ministrie. Jo! Ata i bëjnë dashnoret drejtoresha në dikasterin e vet, apo me firmën e Kryeministrit tim e tuajin edhe drejtoresha të përgjithshme. Në të tilla pozicione dashnoret shkëlqejnë me injorancën e tyre të përzjerë me hajdutëri pakufi. Kur ministrat ndërrojnë portofolin në Kabinetin Rama, dashnoret e tyre ndërrojnë ministritë duke u strehuar në ministrinë e kolegut të dashnor/ministrit të vet. Përgjithsisht dashnoret e ministrave tanë moj e respektuara Mira në dikaster shpesh peshojnë më shumë se zv/ministri, sidomos nëse ky i fundit i përket partisë aleate. Në pozicione të tilla këto dashnore përvec seksit për ministrin i bëjnë edhe të tëra ato allishverishet, që përmendët ju në shkrimin tuaj . Ministrat tashmë me afrimin e zgjedhjeve po investojnë te babai i Zahos, që tua vërë emrat e dashnoreve në vende të sigurta të listës për deputetë, gjë që do e shumëzojë me zero apologjinë tuaj për dashnoret e ministrave të Rilindjes, moj zonjusha Kazhani. Me këtë rast populli dele i Rilindjes nga urrejtja për Salën do na i bëjë ligjëvënëse dashnoret e ministrave. Fundi i fundit ministrat kanë plotësisht të drejtë të veprojnë kështu, sepse marrin shembull sesa mirë i trajton Kryeministri ish dashnoret e veta, burrat e ish dashnoreve apo grave të veta apo edhe vajzat e ministrave të vet. Sheh rrushi i vogël rrushin e gjatë dhe piqet moj e respektuara Mira Kazhani! Gjithsesi ne në Shqipëri për punë dashnore ministrash (pushtetarësh) nuk jemi edhe aq keq, sepse në Kontinentin e Afrikës ka edhe shembuj më të këqinj.

Kryebashkiaku pederast i Bujumburas

Republika e Burundit ka për kryebashkiak të kryeqytetit, Bujumbura-s një pederas. Kërkoj mirëkuptimin e mbrojtësve të kauzës LGBT, që përdorimi i fjalës pederas nga ana ime nuk ka asnjë ngjyrim stilistikor përkeqësues, sepse fjalët pederas, pederasi, marëdhënie pederasie etj. përdoren rëndom në literaturën juridike, kështu që janë terma teknike pa ngjyrime stilistikore.burundi

Kryebashkiaku i Bujumbura-s me këshillën e mentorit të vet Sorosaku-Torotaku-t, shaman i fisit të njohur Hutu për arësye të marëdhënieve me publikun, u martua me një femër në vend, që të martohej me një mashkull, ashtu sic edhe kishte orientimin seksual. Dasmën e bënë dopjo dasëm Pjesa e parë e dasmës u bë plot salltanet në vilën e Princit Sadruddin,  luftëtar i shquar për clirimin e Burundit nga zgjedha koloniale belge. Vila e dasmës është në një fshat, brenda territorit të bashkisë së madhe të Bujumbura-s. Pjesa e dytë e dasmës, për të dhënë imazhin e kryebashkiakut të Bujumbura-s si sundimtar i ardhshëm i Burundit, u zhvillua në Kraal (fshat i fortifikuar afrikan) të sundimtarit të famshëm të Burundid të jugut Pierre Mikombero. Ky sundimatar burundas ne na kujton Ali Pashën e famshëm të Tepelenës dhe Kalanë e tij të Gjirokastrës.

Pas dasmës mondane doli problemi i thashathemeve të përhapura në rradhët e zezakëve të Burundit se kryebashkiaku si pederas, që është, nuk ka mundësi ta lërë nusen me barrë. Kryebashkiaku i Bujumbura-s, sapo u rehatos në kolltukun e pushtetit, dashnorin e vet (Në Afrikë ka edhe më keq se këtu te ne moj Mira!) e bëri drejtor në bashki dhe së dyti hapi procedurën ndër punonjësit e bashkisë për të gjetur një hamshor të përshtatshëm, që t?ia linte gruan shtatzënë. I vetmi hall i kryebashkiakut është se mos garën e fiton ndonjë punonjës i ndërmarrjes së gjelbërimit të bashkisë. Shumica e punonjësve të kësaj ndërmarrje janë pasardhës të kolonizatorëve belgë d.m.th. lëkurë bardhë madje ka prej tyre edhe biondë edhe flokëkuq. Kështu që ka një probabilitet të mundshëm, që i biri i gruas së kryebashkiakut zezak të dalë i bardhë ose edhe kuqo fare, për shkak të kontributit të ndonjërit prej punonjësve të ndërmarrjes së gjelbërimit të bashkisë!

Gjithsesi halli i lënies së bashkëshortes me barrë është problemi më i vogël i kryebashkiakut të Bujumbara-s. Zgjedhjet politike po afrohen dhe kryebashkiaku, që pretendon të jetë trashëgimtari i sundimtarit aktual të Burundit Sh.T. Louis Rëagasore (i etnisë Tutsi), do t?i fitojë ato me cdo kusht. Kryebashkiaku i Bujumbura-s i ka blerë gazetat dhe televizionet kryesorë në kryeqytet duke u falur pronarëve kosha me banana, kofina me ananas, arka plot me papai etj. kështu që ka shpresë se propaganda me këto media klasike do ta ndihmojë për fitoren. Dalja e mediave të reja, ato sociale on line e detyroi kryebashkiakun e Bujumbura-s të krijojë mediat e veta on line.

Ai përzgjodhi  në qendrën e zbavitjes për të rritur ?Maeson Rouge?, një nga punonjëset më të afta, më të bukura e me mjaft përvojë në zanat për ta bërë pronare medie on line. Me një donacion prej vetëm 300 000 eurosh të dala nga xhepi i kryebashkiakut ish punonjsja e ?Maeson Rouge? hapi median ?Bujumbura Post?, e cila që në javën e parë të punës rezultoi shumë e suksesshme.

E nderuara zj. Kazhani për të mos u zgjatur më me bëmat e kryebashkiakut pervers të Bujumbura-s, më duhet të kundërshtoj avokatinë tuaj për dashmoret e ministrave tanë të Rilindjes. Unë, gjithsesi jam tip optimist, sepse e di, që ka edhe më keq sesa ministrat tanë me dashnore.  Ka edhe kryebashkiakë ?meshkuj? si ai i Bujumburas të kuptohemi drejt! Herën tjetër zonjushë Mira modestisht do t?iu sugjeroja, që për hir të barazisë gjinore të mbroni jo vetëm dashnoret e ministrave, por edhe ndonjë dashnor ministri, qoftë ky edhe jo shqiptar etnik, por Brazilian i kategorisë racore ?caboclos?.

Satirë/ Nga GJERGJ THANASI





15:10 Aktualitet

Cinque Terre, Itali

Cinque Terre është pjesë e bregdetit në rajonin Liguria të I...

Lajmet e fundit nga