Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Fjala e plotë e Ylli Manjanit pas shkarkimit Kështu u katandis kjo qeveri tani, duhet të komunikojmë përmes medias, sepse edhe Whats Up dhe sms-të nuk funksionojnë? Unë ju jam mirënjohës juve mediave që bashkë me ju më keni dhënë mundësinë të përçoj mesazhe publike profesionale dhe parimore, sepse në jetën time kam qënë gjithmonë profesionist dhe mbeten profesionist.
Politika ka qënë dhe mbetet për të zhvilluar parimet profesionale. Sigurisht të qënit ministër ëhstë një nga detyrat më të rëndësishme , aq më tepër ministër I Drejtësisë. Për çdo jurist është një karrierë shumë e rëndësishme, shumë e spikatur dhe mua m?u dha kjo mundësi. Ma dha LSI-ja, ma dha Ilir Meta, të cilit i jam mirënjohës sepse në fakt, pas gjithë investimit tim publik profesional dhe personal, i mungonte karrierës sime dhe kjo detyrë. E kreva sigurisht, ashtu si dita, bëra më të mirën që kisha mundësi. Nuk ishte ajo që doja dhe do t?ua them pse:
Sepse kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një praktikë , një procedurë, një proces, që jo vetëm s?kishte asnjë lidhje me profesionalizmin, por as me Kushtetutën e vendit dhe as me ligjet.
Mbledhja e qeverisë është një akt formal, tejet antikushtetues dhe këto janë qëndrime permante që unë i kam mbajtur në qeveri. Ministrat nuk janë të lejuar të flasin në mbledhjen e qeverisë. Kjo ka qenë e papranueshme për mua. Sigurisht, mënyra sesi funksion Këshilli I Ministrave dihet, se është e shkruar në ligjin e KM.
Me Kryeministri Rama ne nuk kemi debatuar për çështje personale ; gjithmonë për çështje parimore, ligjore; kjo është detyra e Ministrit të Drejtësisë dhe ç?kam pasur, nuk kam asnjë pishmanllëk. E kanë aty të regjistruar në memorien e KM-së; nëse e kanë fshirë pastaj, është një histori tjetër, por janë të gjtiha aty një e një nga. Kështu që nga kjo pikëpamje unë nuk i kam ndonjë borxh askujt.
Që prej verës së kaluar, Kryeministri ka harxhuar kohë nga dita e tij e punës për të bërë presion ? jo mua, se mua s?më ka kërkuar dhe në këtë çast, asgjë ? por Kryetarit të Parlamentit, të më shkarkonte. Arsyeja? E di ai! Por ajo që thotë është se unë flas pa leje në media! Pa lejen e Fugës!!!
Besojeni ose jo, në një sistem demokratik, ministrit kërkohet t?i mbyllet goja! Ministri ka një status ligjor dhe kushtetues në këndvështrimin tim dhe politik dhe unë kam një ndarje të madhe me kryeministrin në këtë pjesë dhe nuk është se kam ndonjë besim tek kryeministri, sepse kryeministri mua më ka përjashtuar nga opozita, kur s?kishim asgjë në dorë, jo më sot në pushtet. Por nuk dua ta bëj personale, sepse nuk kemi asgjë personale. Kjo është çështje parimore. Pra, po fole pa lejen e Fugës, shkarkohesh! Ky është mesazhi i kryeministrit. Por po mendove, po guxove të mendosh, shkarkohesh!
Rri urtë, bëj ndonjë tender, bëj ndonjë koncension, je burrë i mirë! Ky është mesazhi që jep kryeministri këto 6 muajt e fundit.
Sigurisht, Kryetari i parlamentit nuk i ka pranuar këto gjëra dhe unë jam shumë i nderuar që Kryetari I parlamentit ka qenë dhe mbetet plotësisht në anën e ligjit, në anën e Kushtetutës, jo thjesht në anën time, se e thashë që këto nuk janë gjëra personale, por kjo ka qenë e vërteta. 6 muaj me radhë.
Sigurisht, ne kemi debatuar në qeveri. Kemi debatuar edhe për shkak të nuhatjes sime profesionale për disa praktika që në këndvështrimin tim kanë qenë korruptive. Për shembull, ju e keni bërë publike, nuk është zëdhënia ime, që është e ndaluar në bazë të ligjit të KM që ministrat të flasin për çfarë ndodh në qeveri.
Një debat të parë që kemi bërë për nje vendim që erdhi nga Ministria e Energjisë për të dhënë me koncension, ndriçimin e rrugëve. Parandjeva dhe parandalova, e denoncova madje, se kjo është një praktikë korruptive, megjithatë qeveria e kaloi me dhunë një ditë që unë nuk isha në mbledhjen e qeverisë!
Kjo ka qenë përplasja e parë për shkak të ligjit, për shkak të detyrës!
Nuhata dhe denoncova se shteti nuk po mbronte investimet e huaja dhe për fat të keq, pas kësaj deklarate timen në Këshillin e Ministrave, e theksoj për fat të keq, u rrah në mënyrë barbare një biznesmen dhe u përzu nga Shqipëria! Janë në ?rekorde? të Këshillit të Ministrat, ju kërkoj t?i shihni. Janë paralajmërime të miat për akte korruptive!
Kam marrë disa nisma për këto çështje. Nuk është e vërtetë që nuk kam marrë , por refuzohen në mënyrë të tmerrshme! Dhe e dini nga kush?! Nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që nuk ka lidhje fare! Që është një nëpunës civil atje, që del edhe mbi ministrat, del edhe mbi KM dhe këto krijon këto situate të paqena.
Sigurisht këto janë të papranueshme. Kanë qenë të papranueshme si ministër dhe do të jenë gjithmonë të papranueshme.
Këto kanë qenë pak a shumë debate! Por sigurisht debati më i madh ka qenë ?pse flet në media?. Dhe sikur të ishin të gjithë këto, do të ishin harruar, se nuk ishte kjo thelbi i gjësë. Po pse u shtua presioni për largimin tim?!
U shtua presioni për largimin tim ditën që kam bërë deklaratën për kanabisin!
Ajo ka qenë një ndarje shumë e madhe dhe të jem i sinqertë, se nuk kam gjë për të fshehur, e bëra atë deklaratë krejtësisht ?inkonjito? dhe si qytetar i shqetësuar, sepse ky është fakti, për përhapjen e fenomenit dhe nuk kisha asnjë paragjykim, asnjë prapamendim! Por Kryeministri u nervozua. Shtyu me radhë dy ministra të reagonin kundër meje ? i falenderoj me thënë të drejtën, sepse nuk kam asgjë me kolegët ministra. Janë gjithë absolutisht njerëz shumë të arsyeshëm, më shkelin syrin, por kanë frikë të flasin – është problem i tyre dhe u bë ajo skenë që u bë.
Pas asaj situate u shtua presioni – jo ndaj meje personalisht, por ndaj Kryetarit të Parlamentit për largimin tim dhe unë e di pse. Unë e di pse!
Nuk është e rastësishme që është tentuar të asociohet me emrin tim, dosja e Klement Balilit!
Dhe ndërkohë që në Tiranë bëhej thashethemi i asocimit të emrit tim me Klement Balilin, në Santa Quaranta, ministrat e Edi Ramës flinin me dashnoret!
Kjo është e vërteta! Flinin aty!
Dhe unë nuk i di se jam i mençur, por këto i dinë shumë mirë dhe janë të regjistruara nga shërbimet partnere. Dhe ju lutem mos m?i kërkoni, se unë nuk i di, nuk i disponoj ato, por jam informuar për këtë gjë. Dhe kam marrë përgëzime po ju them për denoncimin me shumë kurajo të asaj çështjeje! Të çështjes së kanabisit! Kam marrë përgëzime!
Pse u bë tani? Për të shmangur vëmendjen, sigurisht!
Kryeministri priste një dorëheqje! Unë nuk do të jap dorëhejqn, se s?kam bërë ndonjë krim! Kam bërë detyrën!
Dhe do ta bëj prapë me të nëjjtin passion, me të njejtin vullnet, deri ditën që do të kem një detyrë publike.
Se nuk është krim të flasësh! Është demokratike! Liria e shprehjes dhe e mendimit është e garantuar në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Dhe e dini çfarë përgjgije është ?në qeverinë time nuk flitet!?.
Po si nuk flitet? Në qeverinë e Cameron-it dolën dy ministra kundër Cameron-it dhe nuk i shkarkoi! Po çfarë është ai, antidemokratik?!
Po në qeverinë gjermane, sa herë flasin ministrant rrugëve dhe bëjnë deklarata publike! Dhe ministri ështe personalitet politik, dreqi e mori.
Nuk mund të jetë ministri, zëdhënës shtypi i propagandës së qeverisë, që jemi shumë mirë dhe s?kemi asnjë problem ndërkohë që njerëzit dalin ?partizan? në mal dhe e dini sa është: 20 mijë lekë dita është në veri dhe 40 mijë lekë në jug! Dita e punës! Shumë konkuruese!
Kjo është qeveria që kemi bërë për fat të keq dhe sigurisht mua s?më lidh gjë me këtë qeveri. Ndihem i nderuar që jam i shkarkuar!
Do të isha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen! Sepse unë nuk mund të marr përgjegjësitë e kanabizimit të këtij vendi dhe nuk mund të marr përgjegjësinë e marrjes së vendimeve në kushtet e presionit të bizneseve të paligjshme dhe të trafikut. Këtë përgjegjësi ta harrojë cilido që e ka ndër mend ta faturojë tek unë! Edhe sikur kjo të jetë dita ime e fundit e politikës. Nuk kam asnjë problem. Unë jam profesionist. Por këtë e kam shumë sinqerisht. Dhe me shumë dashuri dhe me shumë dashamirësi. Realisht jam i nderuar që m?u dha kjo mundësi, i jam mirënjohës LSI-së dhe unë nuk hyj në debate të mëtejshme të mëtejshme politike
Nuk mund të jetë ministri, zëdhënës shtypi i propagandës së qeverisë! E vërteta është se qeveria është e kapur!
A e dini që më 30 dhjetor qeveria ka marrë vendim pa u mbledhur?!
Ramës i është kërkuar shkarkimi i Ministrit të Brendshëm nga shërbimet partnere!
Si mundet kryeministri i vendit të hedhë në bast interesat e vendit e na kërkon llogari neve pse flet pa leje! Por kur ai flet pa lejen tonë kundër SHBA-së? Jemi dy parti të ndryshme, dreqi e mori!
Në raport me të vërtetën nuk kam bërë kurrë kompromis. Është e vështirë të jesh profesinist në politikë.
Nuk mund të pajtohem unë me Kryeministrin që në fund të ditës hap librin e shtëpisë kundër gjyqtarëve që vendosin kundër qeverisë.
Pse u duhet telefonuar gjyqtarëve që të fusin njerëz në burg?! Imagjinoni Angela Merkel të marrë në telefon gjyqtarin e t?i thotë fut në burg një katunar!
Para se të shohim, vilat e gjyqtarëve, duhet të shohim së pari vilën tone! Po kush do ta shohë vilën tonë, prokurori që ndiqet nga policia?!
Xhesti i Kryeministrit është hakmarrje e pastër e Kryeministrit ndaj meje, sidomos për deklaratën për kanabisin.
Për qëndrimin e Ilir Metës, ai është kryetar I LSI-së dhe sigurisht, në krye të partisë duhet të marrësh vendime më të balancuara dhe më gjithpërfshirëse se kjo që them unë.
Në fund fare, unë Ilir Metës i mbetem mirënjohës sepse më ka dhënë mundësinë të tregoj se çfarë di të bëj në jetën politike./CityNews
Bes Kallaku ka hedhur në treg këngën e tij më të re, ku bren...
Një aksident është shënuar afër fshatit Katund i Ri, në aksi...
Partia Demokratike ka filluar së fundmi një fushtë brënda st...
Teksa nuk ka bërë akoma një mandat qeverisës si kryeministër...
Gazetari Artan Hoxha reagoi pas shkarkimit të ministrit Ylli...
Këngëtarja Julka Gramo, e cila tashmë i është dedikuar me ko...
Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot nga detyra ministrin e Dr...
Sot, me shkarkimin e Manjanit ka ndryshuar shume gjera. Se p...
Ylli Manjani ka folur pa dorashka dhe me akuza bombastike nd...
Ministri i sapo shkarkuar nga detyra, Ylli Manjani, ka dalë ...
Nga Denion Meidani LSI-ja është konsideruar deri vonë një p...
Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur një ditë më parë në ...
Nga Afrim Krasniqi Telenovola mbylli aktin e radhes. Skena...
Lufta frontale mes koalicioni qeverisës sapo ka nisur. Kryem...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Berat, ku...
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtua...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e mi...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur lëvizjet e menjëher...
Pas shkarkimit, Ylli Manjani ka shkuar menjëherë në zyrën e ...
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk ka pranuar të fut...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...