web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali- Vangjush Dako ndërpret me forcë fjalën e këshilltarit demokrat/ Mbyllen pazaret PS-LSI

23 Janar 2017, 18:18, Aktualitet CNA

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me votat e PS ? LSI buxhetin e vitit 2017, i cili vetëm pak ditë më parë u rrëzua pasi LSI ishte kundër.

Opozita u largua nga mbledhja për shkak se nuk iu dha e drejta e fjalës në diskutimet për buxhetin.

Një prej këshilltarëve të PD, Ivo Jorgini, ka postuar në rrjetet sociale, fjalën e mohuar me forcë nga kryebashkiaku Vangjush Dako, e cila sipas tij solli edhe braktisjen e mbledhjes së këshillit.

Në fjalën e tij, Jorgini shprehet se buxheti i Durrësit nuk ka ndryshuar aspak nga dita kur LSI votoi kundër. Ai thekson se PS dhe LSI ka mbyllur pazaret me njëri-tjetrin dhe kjo ka sjellë edhe votën pro të këshilltarëve të LSI-së, të cilët disa ditë më parë votuan kundër të njëjtit buxhet.

Sipas tij, buxheti i Durrësit është buxhet luksi dhe shumë larg qytetarëve dhe shërbimeve.

Më poshtë fjala e mohuar, e plotë e këshilltarit Ivo Jorgini (Postuar në rrjetet sociale)

Qendrimi im qe u nderpre me force sot nga Vangjush Dako dhe pasoi braktisjen e mbledhjes se miratimit te buxhetit nga opozita !!!

“Kemi dy mbledhje te njepasnjeshme per miratimin e buxhetit ku ne te paren miratimi deshtoi pas argumentave dhe votes se Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim.

Nga ajo dite deri sot kemi nje projektbuxhet te pandryshuar por me shume gjasa sot do te gjenden votat dhe do te miratohet !!!

Pra objekti ska ndryshuar ( buxheti) por kane ndryshuar qendrim subjektet (Ps+Lsi) !!! Keni mbyllur pazaret me njeri tjetrin dhe do ta miratoni buxhetin ashtu sic ishte : buxhet luksi shume larg qytetareve , shume larg sherbimeve.

Kemi ngulur kembe me force mbledhjen paraardhese qe buxheti ti shkonte ne ndihme qytetareve ne nevojat e tyre bazike per te jetuar me dinjitet . Askush nuk na e vuri veshin por u kujdeset te arrinit kompromisin me njeri tjetrin.

Ajo qe une nuk harroj !!! Qe ne nuk duhet ta harrojme eshte qe : Nga mbledhja e fundit deri sot kemi nje qytetar te Durresit qe nuk eshte me !!! Nderroi jete nga te ftohtit nga mungesa e perkujdesjes se qeverisjes lokale dhe qendrore. Ku ishte administrata e kesaj bashkie kur nje djale durresi me problemet fatkeqe qe e shoqeronin luftonte me jeten ?

Fytyra e vertete e nje shteti eshte ajo qe i shfaqet njerezve ne nevoje. !!!

Ky buxhet legjitimon pagat e tyre !!!

Pagat e nje administrate dhe administrimi te papergjegjshem .

Jo vetem kaq por pergjegjesia shkon akoma me lart !!!
Partia Socialiste ne Durres ne zgjedhjet e 2013 ka zgjedhur ne krye te listes te deputeteve Blendi Klosin , ministrin aktual te mireqenies sociale . Tragjedia ndodh per koincidence te keqe pikerisht ne qytetin ku ai mori votat per te qene deputet dhe minister. Ku ishte deputeti Klosi kur nje djale EGZAKTESISHT mosha ime vdiq nga mungesa e perkudesjes se shtetit dhe pikerisht ne qytetin ku ai mori votat per tu ulur ne karrigen e ngrohte te ministrit , te atij ministri qe supozohej ti vinte ne ndihme njerezve ne nevoje.
Kush ka sy dhe veshe ne kete qytet le ta shohe dhe degjoje me te madhe se kush po ben politike ne kurriz te tyre dhe kush realisht eshte aty mes qytetareve duke mbrojtur pa kompromis interesat e drejtperdrejta te tyre.
Partia Demokratike dhe keshilltaret e djathte ne koerence te plote dhe ne krahun e qytetareve te Durresit eshte kundra buxhetit te papergjegjshmerise.”

Vota ime eshte kunder. !!!





Lajmet e fundit nga