web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shi e stuhi në Itali/ Lumi i merr jetën një personi

23 Janar 2017, 13:29, Aktualitet CNA

Moti i keq ka paralizuar Italinë e jugut, ndërsa lumi i ka marrë jetën një personi. Moti i keq që ka përfshirë prej disa ditësh Italinë Qëndrore është zhvendosur gjatë orëve të fundit në jug të vendit, duke shkaktuar një viktimë, e duke përmbytur rrugë e shtëpi.

Për këtë situatë të rënduar, autoritetet lokale kanë shpallur në këto rajone gjendjen e emergjencës me kod të kuq, duke detyruar dhe mbylljen e shkollave.

Dalja nga shtrati i lumit në komunën Castronovo në provincën e Palermos ka shkaktuar humbjen e jetës një personi që po udhëtonte me makinën e tij.

Shumë automjete të tjera kanë mbetur për disa orë të bllokuara në zona të ndryshme të Palermos, për shkak të mbylljes të rrugëve.  /CityNews/

 





Lajmet e fundit nga