web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenton t’i shpëtojë gjobës me 2 mijë lekë/E pëson keq fieraku

23 Janar 2017, 09:33, Aktualitet CNA

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi akuzohet për korrupsion aktiv. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasit Tomorr Hoxha, i cili është kapur duke drejtuar makinën me patentë që i kishte përfunduar afati i vlefshmërisë së patentës.
Për t?i shpëtuar gjobës Hoxha i ka ofruar 2000 lekë të reja policit. Por nuk i ka shpëtuar gjobës dhe as prangave.
44-vjeçari është arrestuar nga policia dhe pritet që dosja t?i kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme penale.





Lajmet e fundit nga