web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i 1 miliard lekëve në Prokurori/Llalla nis hetimet ndaj Alfred Pezës për evazion fiskal

20 Janar 2017, 11:12, Aktualitet CNA

Zgjerohen telashet për deputeti e Partisë Socialiste, Alfred Peza, pas skandalit të publikuar në CityNews për blerjen e 1 miliard lekë aksione në një bankë të nivelit të dytë.

Pas IDLKP, edhe Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për deputetin Alfred Peza. Prokuroria do ta hetojë deputetin Peza për evazion fiskal, ndërsa është nën hetim për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim.
Ndërkohë, deputeti Alfred Peza ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë dhe pritet të merret në pyetje nga dy prokurorët e çështjes. Ndërkohë, kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, ka kërkuar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla./Citynews





Lajmet e fundit nga