Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryeministri Edi Rama ka thyer më në fund heshtjen, duke iu përgjigjur kërkesën së Partisë Demokratike për votim dhe numërim elektronik.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Rama ironizon opozitën, duke e cilësuar kërkesën e saj si alibinë e re të qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër.
Ndër të tjera, kryeministri Rama rendit 3 të pavërteta, sipas tij, që po ripërtyp përditë opozita me sebepin e votimit elektronik, ndërsa jep dhe qëndrimin e tij për debatin.
Ja reagimi i plotë i Edi Ramës:
HUMBJA E PASHMANGSHME SI SHTYSE PER NJE KERKESE TE PAREALIZUESHME
Ose votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme ose ramë e vdiqëm! Kjo është alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër…
Megjithatë, ndër plot të pavërteta që po ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik, jane tre të tilla domethënëse që dua t’i veçoj si më poshtë:
E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë!
E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka keshilluar asnjëherë. Përkundrazi, na kanë rekomanduar të heqim dorë nga kjo ide sa herë kemi pyetur dhe prandaj as nuk e shtruam ndonjëherë si kërkesë votimin elektronik. Ashtu sikundër, nuk na e kanë këshilluar kurrë as identifikimin elektronik, me plot argumenta që nuk është ky vendi per t’i renditur. Nuk po zgjatem këtu edhe me faktin se qeveria e vjetër atëhere ishte kategorikisht kundër për identifikimin elektronik, ashtu siç ishin kundër për hir të së vërtetës edhe ekspertët e OSBE/ODHIR-it, edhe një pjesë e vetë ekspertëve tanë. Sic e dëshmojnë edhe shënimet e negociatave të asaj kohe apo procesverbalet e diskutimeve për reformën zgjedhore, ne hoqëm dorë shumë herët nga kjo ide dhe u fokusuam vetëm tek numërimi elektronik.
E pavërteta e dytë: Numërimi elektronik qënka një kollajllëk i madh dhe vetëm vullnet politik u dashka!
Ja pra që ne e patëm këtë vullnet atëhere, por e vërteta është se me qeverinë e vjetër ramë dakord që të mjaftoheshim në 2013-ën vetëm me dy projekte pilot, një për Tiranën e një për Fierin. Dhe kjo jo se u terhoqëm nga ndonjë presion apo se s’kishim fuqi ta vinim si kusht të panegociueshëm e t’i binim murit me kokë! Por thjesht sepse pasi dëgjuam edhe për këtë, ekspertë e njohës ndërkombëtarë të kësaj fushe, edhe përtej atyre të OSBE/ODHIR-it që ishin kategorikisht kundër, kuptuam se ishte një aventurë shumë e rrezikshme po të bëhej menjëherë në gjithë Shqipërinë, edhe sikur të pranonte pala tjetër. Por më tutje, nuk këmbëngulëm më as për dy projektet pilot, sepse testet e bëra nga KQZ-ja dështuan dhe përballë fakteve kokëforta u detyram të heqim dorë. Pse e si dështuan testet është një histori më vete, e cila vlen sidoqoftë të rianalizohet nga ata që sot pretendojnë të njëjtën gjë që pretendonim ne atëhere. Por fakti është se ne u bindëm që rruga e vetme e sigurtë mbetej numërimi tradicional, i cili u lehtësua mjaft në 2013-ën me heqjen e hulumtimit të materialeve zgjedhore nga procesi.
E pavërteta e tretë: Zgjidhjen magjike të elektronizimit të procesit zgjedhor nuk e dashkam unë apo Partia Socialiste!
E vërteta është se as unë s’kam dhe s’kam si të kem asnjë problem në parim me gjithe këtë revolucion digjital, as Partia Socialiste s’ka dhe s’ka di të ketë kundërshtim për ta mbështetur një revolucion te tillë, nëse do të kishim fakte e garanci të plota se pengesat që nuk u kapercyen dot në 2013-ën, mund të kapërcehen në qershor te këtij viti. Po natyrisht këtë s’mund ta faktojnë e lere më pastaj ta garantojnë, opinionet e politikanëve të cilët ngjajnë si dy pika uji me “qytetarët” digjitalë, që publikojnë shpifjet e tyre përmes liderit digjital të PD-së në tabelën e fletë-rrufeve digjitale të këtij të fundit. Kjo duhet faktuar e garantuar nga ekspertë të padyshimtë ndërkombëtarë të fushës dhe padyshim OSBE/ODHIR- i i njohin kush janë dhe i kanë plot ndër këta ekspertë në shërbim të proceseve zgjedhore në mbarë botën.
Nuk çuditem që OSBE/ODHIR-i po rishpallen armiq nga opozita, pse nuk e përkrahin një aventurë të këtyre përmasave. Por padyshim as shpallja e tyre armiq nuk e bën elektronizimin e procesit më realist, as qëndrimi objektiv i OSBE/ODHIR-it për këtë kërkesë të opozitës nuk ka gjasë ta bëjë më realiste këtë të fundit (sepse opozita nuk ka hallin e zgjidhjes elektronike po hallin e humbjes që s’ka zgjidhje).
Megjithatë, ja qendrimi im për këtë debat:
Qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësinë për një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose më saktë, e cila me të dhënat e me mundësitë e sotme, ka vetëm një fund: Deshtimin e sigurtë të procesit zgjedhor!
Nuk mundemi të jemi dakord, sepse nëse ne do të bëheshim sot pjesë e një konsensusi symbylltaz për t’ia hyrë kësaj aventure, duke shpërfillur arsyetimin tonë të bazuar tek eksperienca dhe mbi të gjitha opinionin e OSBE/ODHIR-it, nesër shqiptarët e ndërkombëtarët bashkë, do të kishin të gjithë të drejtën të na bënin ne, qeverinë e askënd tjetër, përgjegjës të vetëm për dështimin spektakolar të zgjedhjeve të 18 qershorit. Lëre pastaj opozita që, edhe ajo me plot të drejtë, nuk do të mbetej mbrapa në akuzat e saj për dështim të qëllimshëm të procesit nga ana jonë, madje përkundrazi, do t’u binte daulleve të fitores kundër qeverisë që dështoi qëllimisht procesin.
Por, thënë kjo, dua ta bëj shumë të qartë se personalisht s’kam asnjë kundershtim dhe Partia Socialiste me siguri do të ishte gati ta tejkalonte pozicionin aktual, për të kërkuar bashkë me forcat e tjera politike, një eskpertize ndërkombëtare që, me gjasë, do ta faktonte e do ta garantonte mundësinë reale të futjes së elektronikës në proces!
Pra, le ta ndërmarrë menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore një proces eksplorimi dhe le të thërrasë e të dëgjojë këdo, që mbi bazën e një eksperience të suksesshme në këtë fushë, mund t’i paraqesë Shqipërisë një plan konkret, të faktuar e të garantuar, për të hedhur një hap në këtë drejtim.
E nëse një ofertë serioze i vihet përpara Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe siguron opinionin pozitiv të OSBE/ODHIR-it (sepse duam s’duam, arbitri i vetëm i standardeve zgjedhore që njeh bota demokratike janë ata), atëherë pse jo!
Një person ka humbur jetën, pasi një zjarr ka rënë në ashens...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhet në SHBA si...
Parlamenti shqiptar ka rreth 30 deputetë, të cilët po hetohe...
Policia e Tiranës ka konfirmuar se si pasojë e zjarrit që ra...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar shkurtimis...
Një zjarr i rënë në një ashensor të një pallati në zonën e F...
Një shtetas është arrestuar në flagrancë, pasi një ditë më ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ndodhet...
Policia ka zbardhur fotot e të shumëkërkuarit Delin Hajdara...
Një 22 vjeçar është vënë në pranga, pasi ai kishte kryer mar...
Të ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në ‘News24’ Andi B...
Pas tre vitesh në arrati, policia e Vlorës ka arrestuar të ...
Forcat RENEA kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të d...
Donald Trump merr sot detyrën si President i 45 i SHBA-ve. N...
Ligji i Vettingut ka hyrë tashmë në fuqi. Dje është publiku...
Lidhur me provimet e maturës 2017, tashmë kanë dalë programe...
Nga Alban DaciPara tre vjetësh vazhduan Unë dhe Eduarti një ...
Për shkaqe ende të paqarta, një i ri shqiptar ka tentuar që...
Profesioni i noterit do të funksionojë mbi bazën e disa rreg...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...