web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/Ja kush është mësuesja që bënte propagandë pro ISIS, Medreseja: Distancohemi nga deklaratat

19 Janar 2017, 10:40, Aktualitet CNA

Vetëm një ditë pas skandalit të publikuar në emisionin ?STOP?, Policia e Shkodrës ka arrestuar mësuesen që propagandonte pro ISIS në klasë. Policia ka shoqëruar mësuesen e Medresesë së Shkodrës, Emine Alushi.

Ndërkohë, janë zbuluar edhe fotot e mësueses, e cila siç duket, është e mbuluar me shami, çka lë të nënkuptuar se është predikuese e fesë islame. Por, ajo që publikohet në video tregon të kundërtën, pasi mësuesja iu thotë nxënësve se ISIS është organizatë e mirë dhe se mediat gënjejnë.
Ndërkohë, pas arrestimit ka ardhur dhe reagimi i Medresesë së Shkodrës, e cila distancohet nga deklaratat e mësueses.
?Ajo çfarë thoshte mësuesja nuk ishte në linjën e filozofisë tonë. Distancohemi nga deklaratat pro ISIS të mësueses?, thuhet në reagimin e Medresesë së Shkodrës.





Lajmet e fundit nga