Don Zhuanët kanë një sërë problemesh psikologjike/Ja cilat janë ato
Meshkujt të cilët e shohin veten e tyre si Don Zhuan apo që ...
Rusi, Ballkan, bazë ushtarake, heshtje zyrtare! Një ngjarje e denjë për skenaret e filmave të spiunazhit ka ndodhur tre muaj më parë në Shqipëri. Ashtu si në romanin e Kadaresë, lufta e ftohtë është ringjallur sërish në Pashaliman.
Një grup shtetasish rusë janë ndaluar nga Policia e Vlorës në bazën e Pashalimanit. Zyrtarisht, askush nuk jep asnjë informacion mbi këtë ngjarje të ndodhur tetorin e kaluar. Por edhe burime të rezervuara japin versione të ndryshme, duke nisur nga numri i personave të përfshirë.
Top Channel ka mësuar se më 14 tetor të vitit të shkuar disa shtetas rusë dhe një shoqërues shqiptar janë ndalur nga policia. Ata janë prezantuar si gazetarë, pjesë e televizionit ?Kanali 5?, me seli në Shën Petërburg dhe kanë pasur për qëllim realizimin e një dokumentari mbi pasojat që sjell anëtarësimi në NATO i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në mesin e tyre ishte dhe Sergej Belous, një emër jo i panjohur në mediat ruse. Belous, një muaj para kësaj ngjarjeje ishte ndaluar në Kosovë, ndërsa rreth 3 vite më parë u raportua se ai ishte arrestuar nga autoritetet ukrainase.
Ndalimi i tyre konfirmohet si nga burime ushtarake, policore por edhe diplomatike, por konstatimet e secilës palë janë kontradiktore. Burime nga ushtria thonë per Top Channel se kanë qenë 3 turistë që vizitonin mozaikun e Orikumit.
Mozaiku ndodhet midis kufirit të parë dhe atij të dytë të bazës dhe lejohet çdo turist ta vizitojë. Ata shtojnë se, edhe sikur të merrnin foto prej aty ku ishin, ato foto nuk do të ishin më të sakta sesa ato që gjenden në internet.
?Atyre u janë kontrolluar aparatet dhe për sa kohë që s?kanë pasur asgjë kompromentuese janë lënë të lirë, por nën survejim, siç kanë qenë edhe para se të vizitonin Orikumin?, thonë burime inteligjente ushtarake për Top Channel.
Por një tjetër variant kanë burimet policore. Sipas tyre, dy fuoristrada me xhama të zinj me 5 shtetas rusë kaluan traun e postobllokut të Pashalimanit në muajin tetor.
Ata paraqitën kërkesë që të shihnin parkun turistik të Orikut. Por më pas, sipas të njëjtave burime, ata shkuan sipër bazës deri tek Kepi i Gjuzës.
Shërbimi i policisë ushtarake nisi ndjekjen e rusëve dhe bashkë me policinë shqiptare u bashkuan oficerë amerikanë që ndodheshin në bazën e Pashalimanit, duke i ndaluar ata në Fier. Në makinë rusëve iu gjetën aparate fotografike. Sipas burimeve policore, të pestë ata u shoqëruan direkt në aeroport dhe u dëbuan.
Top Channel iu drejtua Ambasadës së Federatës Ruse në Tirane lidhur me këtë ngjarje. Në përgjigjen e saj pohohet thelbi i ngjarjes se: ?3 gazetarë rusë nga ?Kanali 5? dhe shoqëruesi i tyre shqiptar iu drejtuan Ambasadës për ndihmë më 14 tetor 2016, pasi ishin ndaluar nga policia shqiptare në Vlorë. Gazetarët u liruan për arsye se nuk zhvilluan asnjë veprimtari të paligjshme?.
Por sipas ambasadës, rusët e ndaluar nuk u përzune nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit. ?Pas lirimit, pjesëtarët e ekipit të xhirimit u nisën vetë për në Malin e Zi për të pasqyruar ngjarjet në prag të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në këtë vend më 16 tetor 2016?, vijon reagimi i selisë diplomatike.
Po ashtu, Ambasada Ruse në Tiranë shton se, komentet e bëra mbi faktin se personat e ndalur ishin ?agjentë rusë të maskuar si gazetarë? janë tërësisht spekulime dhe se Sergej Belous nuk është shtetas rus, por ukrainas.
Prej asaj kohe, baza e Pashalimanit është vënë nën ruajtjen e Gardës së Republikës. Në fund, vetëm një gjë është e sigurtë, rusët erdhën, u ndaluan dhe ikën, sërish si dikur, po në Pashaliman./ Top Channel
Meshkujt të cilët e shohin veten e tyre si Don Zhuan apo që ...
Në Shqipëri, shoqatat e pronarëve vendosën të ankohen përsër...
Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge dolën në treg me një çm...
Është symptomatike, si për llojin e shtetarëve që kanë dy sh...
Shkollat dhe kopshtet pritën më datë 16 janar vizitorët e ty...
Rusi, Ballkan, bazë ushtarake, heshtje zyrtare! Një ngjarje ...
Sipas legjislacionit të shtetit shqiptar shkollat shtetërore...
Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar sot kapakun e një ...
Qeveria shqiptare ka marrë 5 milionë euro kredi nga EBRD për...
Citynews publikoi disa ditë më parë lajmin se deputeti i Par...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj priti sot në një takim ho...
Gjatë vizitës së tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit t...
E ke ende në dorë të shpëtosh zgjedhjetTë hënën u mata të kë...
Citynews në datën 24 dhjetor të vitit 2016 publikoi lajmin e...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një menaxher reklamas...
Dega e Partisë Demokratike në Dibër ka zhvilluar sot Kuvendi...
Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranë...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 29-vjeçar për k...
E para eshte qe Qeveria te vendose te mos konkurohet, pra te...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...