web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja kush përfiton nga Ligji për faljen e gjobave dhe detyrimeve

16 Janar 2017, 08:04, Aktualitet CNA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka sqaruar dje ligjin e ri per faljen e gjobave dhe detyrimeve. Ahmetaj tha se tha se në bazë të variantit përfundimtar do të fshihen të gjitha detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2010.

Ndërkohë, për periudhën nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014, ai pohoi se do të falen gjobat me kusht që të paguhet detyrimi i plotë. Falje të gjobave do të ketë edhe pas vitit 2014, por vetëm për dy kategori. Së pari gjobat që u vunë në qershor të vitit të kaluar nga sistemi për vonesa të deklarimit të administratorit, por edhe vonesat në deklarimin e punonjësve.

Ahmetaj tha se këto gjoba do të falen për të gjithë, edhe pse nguli këmbë se ato nuk janë vënë gabim. Një pjesë e bizneseve që kanë paguar këto gjoba pasi nuk arrinin të merrnin dot vërtetime mund të kërkojnë që ato të zbriten nga detyrimet që kanë për të paguar. Kategoria e dytë që përfiton nga falja e gjobave të pas 2014 do të jenë gjobat për kompanitë e kasave, që u vunë gjatë periudhës së aksionit anti-informalitet për vonesa në furnizimin me kasa fiskale.

?Deri në 31 dhjetor të 2010 fshihen detyrimet. Nga 1 janari i vitit 2011-31 dhjetor të vitit 2014, në bazë periudhe, paguaj principalin që të të hiqet gjoba dhe të të ulet interesi. Pra, nëse ke detyrim 100 lekë dhe ke edhe një gjobë prej 100 lekësh, paguaj 100 lekëshin të të hiqet gjoba. Ka dy lloje gjobash, që janë gjoba jomateriale që falen edhe pas kësaj periudhe. Janë gjobat që gjenerojnë me të drejtë sistemi për të punësuarin e vetëm dhe të tjerët. Gjoba tjetër që falet është për kompanitë e kasave, të cilat morën gjoba për arsye se gjatë periudhës së informalitetit nuk arritën të plotësonin kërkesën për kasa fiskale. Besoj që në mes të shkurtit, projektligji do të jetë në Parlament?, pohoi ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Në emision, ministri Ahmetaj u pyet edhe për pagën minimale, për të cilën u përfol kohët e fundit se do të ngrihej. ?Sa i takon pagave ka gjithmonë një diskutim të thellë. Kemi marrë një kërkesë për të rritur pagën minimale. Kjo kërkesë është marrë dhe po përpunohet se çfarë efektesh fiskale mund të ketë. Në vitet e kaluara, paga minimale u rrit me 1.000 deri në 1.500 lekë në vit. Në tryezën e qeverisë po diskutohet, nëse paga minimale do të qëndrojë 22 mijë lekë do shkojë 23 apo 24 mijë lekë. Edhe një herë ne po diskutojmë për pagën minimale. Ne duam të ndihmojmë tregun e punës. Në Mars do kemi një vendim për pagën minimale?, përfundoi Ahmetaj.





07:57 Aktualitet

Tërmet ne Tropojë

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orën e para të...

Lajmet e fundit nga