Investigimi - Skandali në “BOOM”: Vendi në epidemi gripi, nuk ka vaksina
Shqipëria ka kaluar zyrtarisht në epidemi të plotë gripale. ...
Presidenti amerikan Barak Obama ishte të mërkurën në Kongres për të mobilizuar ligjvënësit demokratë të mbrojnë ligjin e tij për kujdesin shëndetësor. Ai iu largua pothuajse pa komentuar përveç një përgjigjeje të shkurtër një pyetjeje, duke thënë se ?ne po kujdesemi për interesat e popullit amerikan?.
Në të njëjtën kohë nënpresidenti i zgjedhur Mike Pence ishte në Kongres për të folur me republikanët për të diskutuar për axhendën e administratës së ardhshme që përfshin anulimin e ligjit, të njohur si ?Obamacare?.
Këto takime paralele sinjalizojnë një betejë të fortë që pritet të fillojë në Uashington, ndërkohë që afron momenti i tranzicionit mes dy administratave.
?Shfuqizimi i planit Obamacare, do të jetë në rendin e parë të ditës?, tha zoti Pence para gazetarëve.
Ligji për Kujdes Shëndetësor me Kosto të Përballueshme u miratua nga Kongresi në vitin 2010, kur demokratët kontrollonin të dyja Dhomat e Kongresit dhe Presidenti Barak Obama ishte në katër vjeçarin e parë në detyrë. Më 20 janar qeverisja e vendit kalon në duart e republikanëve, të cilët do të kontrollojnë si Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe Kongresin.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka cilësuar ligjin për kujdesin shëndetësor një program ?të çalë? me kosto tepër të lartë dhe e ka bërë të qartë se ka në plan ta zëvendësojë, megjithëse nuk ka dhënë hollësi se çfarë propozon konkretisht.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha dje në komentet për gazetarët se zoti Obama do të diskutonte me demokratët se si mund të bllokohet plani republikan për anulimin e ligjit.
Dallimet mes qëndrimit të Presidentit Obama dhe atij të zotit Trump do të dalin në pah javën e ardhshme kur presidenti të mbajë fjalimin e lamtumirës, pasuar të nesërmen nga konferenca e parë zyrtare për shtyp që ka mbajtur presidenti i zgjedhur Donald Trump që nga fitorja më 8 nëntor.
Zoti Trump njoftoi dje në Twitter se do të zhvillonte ?një konferencë të përgjithshme për shtyp? më 11 janar./VOA
Shqipëria ka kaluar zyrtarisht në epidemi të plotë gripale. ...
Një pakicë njerëzish janë “të verbër” sa i përket ngjyrave. ...
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj...
Si është jeta e një prostitute dhe çfare dëshirash kanë klie...
Njerëzit toksikë janë kudo, dhe shumica prej nesh njohim të ...
Grindja me fjalë me fjalë mes dy shoqeve, që ushtronin prost...
Erion Veliajn e shohim shpesh në ekran, herë duke shpërndarë...
Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për A...
Porti i Sarandës pritet të kthehet këtë vit në një destinaci...
Virusi i gripit që qarkullon në vendin tonë është ai AH3N2, ...
Situata e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe uljes...
Ky është rrëfimi i tij:Kam bërë seks me një vajzë të cilën e...
Me këmbënguljen e SHBA-ve dhe BE-së, qeveria miratoi në teto...
Virusi i gripit AH3N2 është duke qarkulluar edhe në vende të...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një restorant në Faith...
(Në vend të një urimi për 26-vjetorin e gazetës RD)Ka shumë ...
Ditën e djeshme, në media u publikua një lajm ku thuhej se P...
Digitalb do të prezantojë serialin më të ri “Skandërbeg”, m...
Shtetasi Niko Zaimi, 31 vjeç, Banues në Tiranë, i dënuar më ...
Mesatarisht 1 shqiptar çdo katër ditë ka humbur jetën gjatë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...