“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Erion Veliajn e shohim shpesh në ekran, herë duke shpërndarë gjellë dhe ndihma për të varfrit, herë duke përuaruar një urë, herë duke përveshur mëngët në një kënd të ri lojrash dhe herë duke mbajtur në krahë një fëmijë brenda një çerdheje të re. Por, fare pak nga konsumuesit e përditshëm të lajmeve e dinë se gjithë ajo që u shfaqet në ekran është një mizanskenë e përgatitur më parë me kujdes në zyrat e bashkisë. Miti në përpunim i ?njeriut të punës? është një farësë e regjistruar, xhiruar dhe montuar në pikat e montazhit të ngritura nga vetë njeriu i parë i Tiranës. Pastaj ato shpërndahen në të gjitha ekranet e vendit si kaseta të mirfillta propogande.
?Pamjet na vijnë nga bashkia me wetransfers, teksti me email, sinkronet e kryebashkiakut janë të prera dhe të montuara. Ne na mbetet vetëm angaria e transmetimit?, deklaron për Lapsi.al një redaktor i një televizioni kombëtar i cili natyrisht që do të mbetet anonim.
Shumë gazetarë, që kanë guxuar të ngrejnë zërin ndaj oktapodit Veliaj në media, kanë mbetur pa punë. I tillë qe rasti i Alida Totës që kërkoi të investigonte për vdekjen e Ardit Gjoklajt. I tillë qe dhe fati e gazetarëve të emisionit ?Publicus?.
Që prej kësaj kohe në ekran për kryebashkiakun e Tiranës ka vetëm furçe: përurime, përveshje mëngësh, vizita çerdhe më çerdhe e kështu me radhë.
Veliaj ka arritur ti imponohet televizoneve me një teknikë të shpikur nga Rama dhe të vazhduar nga Basha gjatë fushatave elektorale. Ajo konsiston në zhdukjen e gazetarëve dhe kameramanëve nga terreni dhe përgatitjen e vetë lajmeve nga personazhet e politikës dhe stafet e tyre. Natyrisht gjithkush e kupton se ky është një teatër që nuk ka lidhje me informimin e drejtë, të panshëm dhe dinjitoz. Pikërisht për këtë arsye ambasadori i OSBE në Tiranë kritikoi në fund të vitit shkuar praktikën e turpshme të transmetimit të lajmeve të përgatitura nga partitë gjatë zgjedhjeve. Ai apeloi për mospërsëritjen e saj.
Por, në vend që ti dëgjonte këto thirrje, që janë artikuluar edhe më pare, kryebashkiaku i Tiranës e ka shtrirë fenomenin, tashmë të njohur si ?transmetimi i kasetave të gatshme?, në një punë të përditshme.
Dhe kjo që po themi është e lehtë të vërtetohet.
Lapsi.al mbikqyri një ditë të vetme pune të Erion Veliajt në mbyllje të vitit që shkoi. Pikërisht atë kur ai përuroi urën e re të Tiranës, tek Irfan Tomini.
Ne nuk zgjodhëm enkas nje vizitë në çerdhe apo kopësht, nga ato që mediat mund ti neglizhojnë dhe nuk shpien grupe xhirimi. Zgjodhëm një eveniment për kryeqytetin. Dhe megjithëse në redaksinë e lapsi.al bëmë këtë zgjedhje, rezultati qe befasues. As në këtë eveniment, asnjë nga grupet e xhirimit të TV-ve kryesore, nuk kishte shkuar atje ku ndodhte ngjarja. Të gjitha kishin marrë të gatshme pamjet e dhuruara nga mëngëpërveshuri i bashkisë. Po ti shikosh kronikat e mëposhtme të TV-ve (Top, Klan, Ora dhe Report TV/shiko me poshte 4 videot), që Lapsi.al ka qëmtuar, dallon se sinkronet e kryebashkiakut janë të prera njësoj, se kamera është e vendosur në të njëtin vend, se pamjet ilustruese ngjajnë kudo.
Pra përfundimi merret me mend lehtë. Këto televizione nuk bëjnë detyrën e tyre të informojnë publikun, por i kanë kthyer ekranet në qoka për Erion Velinë. Dhe një fakt të tillë mund ta vërtetojë çdo njeri që merr mundimin të hyjë në You Toube. Po kërkoi me emrin e kryebashkiakut bashkëngjitur me një eveniment, do ti shfaqen kronika të njëjta të TV-ve tona që duken se te gjitha janë përgatitur nga e njëjta dorë.
Lapsi.al e provoi disa herë. Por kjo e vërtetë është e prekshme për këdo që ka kuriozitet.
Pyetja është pse ndodh kjo? Pse Erion Veliaj po merr këtë pushtet mediatik, që në disa raste është më i madh se ai i kryeministrit apo i shefit të opozitës.
Përgjigjja është e thjeshtë. Shumica e pronarëve mediatikë kanë interesa imobiliare tek njeriu që sapo aprovoi planin urbanistik të Tiranës. Ndërsa TV e mëdha që nuk shpërblehen me pallate, po joshen me kioskat që po mbijnë si çibanë anëekënd kryeqytetit.
Dhe pikërisht për këtë, Erioni na është bërë si njeri i shtëpisë. Na qesh përnatë nga ekrani, me fallcitetin e kronikave që prodhon vetë dhe që kanë përdhunuar deri në përçudnim, drejtorët, redaktorët dhe reporterët e lajmeve të redaksive kryesore të vendit.
Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për A...
Porti i Sarandës pritet të kthehet këtë vit në një destinaci...
Virusi i gripit që qarkullon në vendin tonë është ai AH3N2, ...
Situata e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe uljes...
Ky është rrëfimi i tij:Kam bërë seks me një vajzë të cilën e...
Me këmbënguljen e SHBA-ve dhe BE-së, qeveria miratoi në teto...
Virusi i gripit AH3N2 është duke qarkulluar edhe në vende të...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një restorant në Faith...
(Në vend të një urimi për 26-vjetorin e gazetës RD)Ka shumë ...
Ditën e djeshme, në media u publikua një lajm ku thuhej se P...
Digitalb do të prezantojë serialin më të ri “Skandërbeg”, m...
Shtetasi Niko Zaimi, 31 vjeç, Banues në Tiranë, i dënuar më ...
Mesatarisht 1 shqiptar çdo katër ditë ka humbur jetën gjatë ...
Deputeti Ben Blushi ka propozuar sot që parlamenti shqitpar ...
Policia e Kavajës ka arrestuar dy shtetas pasi janë kapur me...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë në lidhje me epidemin...
Prokuroria ka indicie dhe dyshon se 30 zyrtarë të lartë kanë...
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e natës në Tiranë, ku d...
Sindikata e Pavarur e Arsimimit Dega Pukë ka reaguar për mun...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot gjatë një konfere...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...