Vizita e Hollande në Tiranë/ Ambasada Franceze: Nuk ka asnjë informacion të besueshëm
Ditën e djeshme, në media u publikua një lajm ku thuhej se P...
(Në vend të një urimi për 26-vjetorin e gazetës RD)
Ka shumë njerëz në Shqipëri, që jo vetëm nuk e lexojnë, por as që duan të përmendet fare emri i RD-së. Arsyet, përgjithësisht, nuk janë profesionale dhe nuk kanë të bëjnë pothuajse hic me nivelin e gazetës. Ato janë qartësisht politike.
Duke e identifikuar me Partinë Demokratike, kundërshtarët e saj e kanë shumë të lehtë ta përjashtojnë dhe refuzojnë, por, për fat më mirë, jo ta nxjerrin nga qarkullimi. Dhe kjo, sipas meje, është një taksë që nuk ka pse ta bëjë të ndjehet keq gazetën, e cila me daljen e saj të parë më 5 janar 1991, shënoi njëkohësisht edhe lindjen e shtypit të lirë në Shqipëri.
Mendoj se kjo para së gjithash është një mënyrë nderimi ndaj një date të shënuar, sepse RD-ja, pavarësisht historisë së saj të gjatë dhe plot zigzake, u krijua si një nevojë e fortë e shoqërisë shqiptare që e vërteta të mos ishte ekskluzivitet i një pale. Dhe pavarësisht debatit që mund të hajë, sot mund të pranohet pa shumë mëdyshje, se të paktën ai qëllim është arritur.
Megjithë sulmet e egra nga qielli, nga ajri dhe nga toka, qeveritë e kanë pasur deri tani të pamundur t’i burgosin
mendimin dhe idetë e kundërta. Sado të jetë tkurrur prej goditjeve të forta hapësira e lirisë, është gjendur gjithmonë një oaz apo një dritare, ku e vërteta, jo vetëm të thuhet, por edhe të shpërthejë.
Betejat e dështuara të kryeministrit me shtypin, që nga dita kur erdhi në pushtet, dhe sidomos lufta frontale e tij me portalet e “kazanit” tregojnë se këhëra të vështira kanë ardhur për ata që kanë zgjedhur të përcjellin zërin e opozitës. Jo thjesht të Partisë Demokratike, atë të gjithkujt që është i revoltuar dhe nuk e pranon këtë qeveri. Por është jashtë cdo dyshimi, gjithashtu, se mbijetesa e lirisë së shtypit dhe triumfi i saj është i garantuar.
Ndaj mendoj se në gjithë këto vite tranzicioni të vështirë më cdo 5 janar “Rilindja Demokratike” vlerësohet dhe respektohet edhe nga ata që nuk e duan. Dhe kjo do të vazhdojë të bëhet pafundësisht, aq kohë sa të ekzistojë arsyeja pse RD u themelua, nevoja për të pranuar dhe dëgjuar kundërshtarin.
Për shkak se kalova një kohë shumë me të, unë natyrisht kam shumë arsye për të qenë nostalgjik ndaj gazetës, sic jam tërësisht i vetëdijshëm për kufizimet e mëdha të saj, që lidhen kryesisht me statusin e vet të korracuar. Por edhe me sëmundje apo vështirësi të tjera, që ka kaluar dhe po kalon në përgjithësi shtypi shqiptar i këtyre viteve.
Eshtë e kotë dhe patetike t’i kërkohet një gazete partiake të ketë mbi supe përgjegjësinë dhe lavdinë e 26 vjetëve të shkuara, në kohën, që për shkak të avancimit të teknologjisë, sot ndjehen të kërcënuar edhe gjigandët botërorë të informimit si “New York Times” apo “Le Monde”. Por kur qeveria e ngushton lakun për shprehjen e të vërtetës, duhet respektuar dyfish cdo platformë mediatike dhe cdo idivid, që merr përsipër të sakrifikojë, sado modest qoftë ajo ose ai.
Askush nuk mund të thotë sot se edhe sa do të vazhdojë historia e Rilindjes Demokratike, pasi jo thjesht e ardhmja e shtypit partiak nuk është më një opsion, por sot duket e zymtë edhe vetë perspektiva e shtypit të shkruar kudo në botë. Mund të shkojë edhe dy vjet, ndoshta edhe më tepër, por mund të jetojë edhe shumë më gjatë, kjo nuk ka shumë rëndësi.
E rëndësishme është që, sado kohë të kalojë, dhe cilido qoftë fati i gazetave në botë, ajo do të kujtohet gjithmonë si dita e parë e lirisë për të thënë të vërtetën në Shqipëri. Dhe ne që e kemi zakon të ndahemi për shumë data, të paktën për 5 janarin do të biem përherë të gjithë dakord. Si ne që e duam, por po ashtu edhe ata që nuk e pranojnë fare gazetën “Rilindja Demokratike.”
Ditën e djeshme, në media u publikua një lajm ku thuhej se P...
Digitalb do të prezantojë serialin më të ri “Skandërbeg”, m...
Shtetasi Niko Zaimi, 31 vjeç, Banues në Tiranë, i dënuar më ...
Mesatarisht 1 shqiptar çdo katër ditë ka humbur jetën gjatë ...
Deputeti Ben Blushi ka propozuar sot që parlamenti shqitpar ...
Policia e Kavajës ka arrestuar dy shtetas pasi janë kapur me...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë në lidhje me epidemin...
Prokuroria ka indicie dhe dyshon se 30 zyrtarë të lartë kanë...
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e natës në Tiranë, ku d...
Sindikata e Pavarur e Arsimimit Dega Pukë ka reaguar për mun...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot gjatë një konfere...
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 31-vjeçar pasi ka...
Rreth 80% e vendit të premten pritet të mbulohet nga bora. S...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, bëri me dije me anë të ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në konferencë për mediat...
Nga Alban DaciArtan Hoxha ka hapur diskutimin kush fiton zgj...
Me kërkesë të Prokurorisë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po përdor dy stand...
Një shqiptar nga Kosova është vrarë me 22 të shtëna në qytet...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot situatën politike në v...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...