Seksi për 12 shenjat e horoskopit në 2017-ën
Lajmi i mirë për ju është se në 2017-ën do të keni një horiz...
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov deri më 9 janar në përputhje me Kushtetutën, duhet të mandatojë partinë me më shumë deputetë për formimin e qeverisë.
Partitë maqedonase të përmbajtura për koalicionet e mundshme
Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, kanë deklaruar se nuk do të fillojnë negociatat me subjektet shqiptare pa marrë mandatin nga presidenti për formimin e qeverisë. Rezultati i ngushtë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, nuk i jep mundësi VMRO-së që ta krijojë e vetme kabinetin e ri qeveritar, ndaj edhe në paraqitjet para opinionit ajo tregohet e përmbajtur lidhur me kombinimet e mundshme.
“Menjëherë pasi të marrim mandatin do të fillojmë me negociatat dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për formimin e qeverisë, pasi e kemi për obligim të bëjmë gjithçka të mundur për të realizuar programin, të cilin e kanë votuar qytetarët?, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-së, Ivo Kotevski. As në LSDM nuk komentojnë platformën e paralajmëruar nga partitë shqiptare. Jozyrtarisht thonë, se është joserioze të ndërtojnë qëndrim partiak për një situatë të supozuar.
Unifikimi i qëndrimeve të partive shqiptare në udhëkryq
Më së voni deri më 7 janar partitë shqiptare duhet të ratifikojnë platformën e përbashkët, ndërsa më pas kreu i BDI-së Ali Ahmeti pritet të ftojë takimin e radhës me liderët shqiptarë. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ftoi edhe PDSH-në që t’i bashkëngjitet tryezës së përbashkët.
“Sipas marrëveshjes së arritur deri më 7 janar të gjitha kryesitë e partive politike nënshkruese të memorandumit duhet ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Me këtë përfundon faza e parë e bashkërendimit dhe arrihet qëllimi i bashkëpunimit të partive politike shqiptare për këtë fazë?, është shprehur Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së. Ai edhe një herë ka përsëritur qëndrimin, se BDI-ja pa miratimin e kësaj platforme nga partitë shqiptare nuk do të fillojë negociata për koalicionim me subjektet maqedonase.
Konstelacione të shumta – epilogu i pasigurtë
Raporti i forcave politike në Parlamentin e ri me numrin e mandateve të fituara ka krijuar një polarizim të skajshëm të situatës paszgjdhore për formimin e qeverisë së re, vlerëson eksperti juridik Osman Kadriu.
“Nga numri i mandateve të fituara tani për tani asnjëra nga partitë politike nuk është e sigurtë të formojë qeveri. Meqenëse asnjëra prej partive nuk ka mandate 61 të mjaftueshme, atëherë sipas kushtetutës, kryetari i shtetit duhet të caktojë përfaqësuesin e partive në koalicion. Në Parlament nuk ka koalicion të partive, e ndërkohë skadon afati 10 ditor për dorëzimin e mandatit?, thotë Osman Kadriu.
Analisti Andreja Stojkovski thotë, se qeveria duhet sa më shpejtë të formohet, sepse Maqedonia si shtet për një periudhë më të gjatë nuk do të mund të funksionojë pa kryeministër dhe pa kabinetin qeveritar.
“Maqedonia është shtet i robëruar, institucionet e së cilës ose nuk funksionojnë ose janë jashtëzakonisht të dobëta, që u janë nënshtruar presioneve, ndikimeve dhe kontrollit. Maqedonisë i nevojitet qeveri politike, e cila ka mandat nga qytetarët dhe nga partitë politike. Ajo qeveri duhet të zbatojë reforma për çlirimin e shtetit, kthimin e sundimit të së drejtës, duhet të japë garanci për funksionimin e Prokurorisë Speciale?, shprehet Andreja Stojkovski.
Analisti Ismet Ramadani thotë, se BDI-ja e ka të qartë se shqiptarët në zgjedhje me votat që i dhanë LSDM-së, por edhe me përgjysmimin e mandateve të saj, kanë votuar kundër një koalicioni me VMRO-në. Koalicioni më realist në një situatë të tillë do të ishte ai mes LSDM-së dhe partive shqiptare. Këtë qëndrim Ramadani e mbështet në programin dhe deklarimet e vazhdueshme të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura etnike, përfshirë edhe të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
“Kam përshtypjen në bazë të paraqitjeve të tij dhe qëndrimeve konceptuale, se pika të cilat dolën në opinion nga partitë shqiptare pas takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, mund të realizohen nga Zoran Zaevi. Mendoj se gjasat më reale janë që ai me partitë shqiptare do të formojnë qeverinë e re?, thotë Ismet Ramadani.
Në qoftë se ndodh që në dy afatet e përcaktuara me ligj asnjëra prej partive politike të mos arrijë të sigurojë numrat për formimin e qeverisë së re atëherë mund të ndodhë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Lajmi i mirë për ju është se në 2017-ën do të keni një horiz...
Femrat çlirojnë aromën, së cilës meshkujt nuk mund t’i rezis...
Më 7 janar mbushen dy vjet nga sulmi i përgjakshëm terrorist...
Shumica e njerëzve konsumojnë kafe çdo ditë dhe kjo e bën ka...
E cuditshme, por përgjigja është po.Studime në Universitetin...
Presidenti amerikan Barak Obama ishte të mërkurën në Kongres...
Shqipëria ka kaluar zyrtarisht në epidemi të plotë gripale. ...
Një pakicë njerëzish janë “të verbër” sa i përket ngjyrave. ...
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj...
Si është jeta e një prostitute dhe çfare dëshirash kanë klie...
Njerëzit toksikë janë kudo, dhe shumica prej nesh njohim të ...
Grindja me fjalë me fjalë mes dy shoqeve, që ushtronin prost...
Erion Veliajn e shohim shpesh në ekran, herë duke shpërndarë...
Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për A...
Porti i Sarandës pritet të kthehet këtë vit në një destinaci...
Virusi i gripit që qarkullon në vendin tonë është ai AH3N2, ...
Situata e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe uljes...
Ky është rrëfimi i tij:Kam bërë seks me një vajzë të cilën e...
Me këmbënguljen e SHBA-ve dhe BE-së, qeveria miratoi në teto...
Virusi i gripit AH3N2 është duke qarkulluar edhe në vende të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...