web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

6 gjërat që nuk duhet ti konsumoni kurrë

31 Dhjetor 2016, 14:30, Lifestyle CNA

Pas 20 viteve pune në proceset gjyqësore rreth helmimit nga ushqimet, Bill Marler, avokat amerikan tepër i njohur, ka vendosur të mos i konsumojë më disa ushqime. Në një artikull të publikuar në gazetën ?Helmimi nga ushqimet?, ai ka bërë një listë me ushqime që nuk i ha më, për shkak të rrezikshmërisë që ato paraqesin.

Ushqime deti të papërpunuara- Merler shprehet se ka parë më shumë helmime nga produktet e detit në pesë vitet e fundit sesa në dy dekadat e kaluara. Shkaku: Rritja e temperaturës së ujërave detare, që shkakton rritjen e numrit të mikrobeve.

Fruta dhe perime të lara dhe të prera paraprakisht- Marler thotë se i shmanget këtyre si të ishin ?sëmundje epidemike?. Në sa më shumë duar të kalojnë ato, aq më të larta janë shanset e kontaminimit.

Filizat e gjallë – Infeksionet nga filizat e gjalla kanë qenë shumë të zakonshme këto dy dekadat e fundit, ku janë lidhur me përhapjen e më shumë se 30 infeksioneve bakteriale, sidomos salmonela and E. Coli.

Mishi gjysmë i pjekur- Sipas Marlerit, mishi duhet të gatuhet në 160 gradë në mënyrë që të shkatërrohen bakteret që shkaktojnë E.coli ose salmonelë.

Vezë të pagatuara- Për të gjithë ata që e mbajnë mend epideminë e salmonelës në vitet ?80 dhe fillimin e viteve ?90, kjo gjë nuk do shumë mend. Sipas Marlerit, rreziku për t?u helmuar nga vezët e pagatuara është më i ulët se 20 vite më parë, megjithatë ai vazhdon të mos rrezikojë.

Qumësht dhe lëngje të pa pasterizuara- Ndonëse ka pasur lëvizje të shumta kundër pasterizimit të qumështit dhe lëngjeve të frutave me argumentimin se ai u largon vlerat ushqyese, Merler thotë se pasterizimi nuk është i rrezikshëm. Sipas tij, konsumimi i i lëngjeve dhe qumështit të papasterizuar është i rrezikshëm, sepse shmangia e këtij procesi nënkupton më shumë mundësi për kontaminimin e tyre nga bakteret, viruset dhe parazitët.





Lajmet e fundit nga