web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet pasuria e Klement Balilit/ Eskobari i varfër

27 Dhjetor 2016, 13:07, Aktualitet CNA

Ish-zyrtari i Transporteve në Sarandë, Klemend Balili rezulton i varfër.

Burime nga krimi ekonomik dhe Krimet e Rënda i thanë Report Tv e Shqiptarja.com se, nga verifikimet e deritanishme rezulton zyrtarisht se Balili është person pa prona në emrin e tij dhe po ashtu ai nuk ka llogari bankare të cilat kanë gjendje parash ne vlera të larta.

Prej më shumë se 2 javësh ndaj Balilit po kryhet një hetim pasuror paralelisht me operacionin për gjurmimin dhe kapjen e tij, arrestim i cili kërkohet si nga autoritetet e drejtësisë greke dhe ato shqiptare.

Sipas autoriteteve greke Balili është konsideruar ?Escobari Ballkanit? dhe dyshohet se qëndron pas një grupi kriminal të trafikut të drogës, por këtë akuzë ai e ka mohuar publikisht duke e cilësuar se gjithçka është sajuar me prapavijë politike.

Pavarësisht se policia shqiptare po vijon kërkimet për kapjen e tij, ende asnjë gjurmë nuk është pikasur ndaj ?Escobarit të Ballkanit?.





Lajmet e fundit nga