Përplasje për reformën zgjedhore, PS merr vendimin e vetme
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...
Gjatë sesionit të 7-të parlamentar nuk qenë të pakta rastet kur mazhoranca ishte në vështirësi numrash, duke shkuar deri aty sa të shtyheshin ligjet për në javën pasardhëse. Pavarësisht thirrjeve nga drejtuesit e lartë të PS, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi, përsëri një pjesë e deputetëve vijuan të bojkotojnë seancat, rrjedhimisht duke mos votuar ligjet. Gazeta “Sot” sjell një përmbledhje të seancave të zhvilluara gjatë katër muajve të fundit dhe deputetët që kanë votuara ligjet e paraqitura nga qeveria si edhe atyre që për një arsye apo për një tjetër i kanë refuzuar këto ligje. Ajo që bie në sy është se numri i deputetëve që kanë refuzuar të votojnë ligjet e Edi Ramës është i madh dhe i larmishëm, bëhet fjalë këtu për deputetë të deklaruar si pjesë e koalicionit qeverisës dhe nuk llogariten deputetët e opozitës. Por le të ndalemi konkretisht tek deputetët që kanë ?refuzuar? më shumë kryeministrin. Rekordin e mban Parid Cara, i cili gjatë sesionit të shtatë nuk i ka votuar ligjet e qeverisë plotë 10 herë. Cara ka munguar katër seancat e zhvilluara gjatë muajit shtator, katër të tjera në muajin tetor ndërsa dy të tjera në muajin dhjetor. Cara nuk është i vetmi nga radhët PS që nuk ka votuar listat, pasi pjesë e listës janë edhe Vladimir Kosta, i cili ka munguar gjashtë seanca, 4 seanca në muajin shtator dhe dy të tjera në tetor. Mira Shehu, e cila ka munguar në tre seanca të muajit shtator si edhe Enkelejda Shkreli. Kjo e fundit në total nuk ka votuar ligjet e qeverisë nga katër seanca, dy në muajin nëntor dhe dy në muajin dhjetor. Po ashtu edhe dy eksponentë të lartë të PS, Arta Dade dhe Taulant Balla, kanë refuzuar të votojnë ligjet e Ramës secili nga dy seanca.
Bojkoti i PDIU
Edhe pse është pjesë e koalicionit qeverisës prej kohësh tashmë, rezulton se deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë refuzuar në pjesën më të madhe të votojnë ligjet e Edi Ramës. Edhe pse publikisht nuk ka asnjë shenjë për ndonjë përplasje mes tyre, faktet tregojnë se gjatë muajve të fundit PDIU ka refuzuar të votojë ligjet e paraqitura nga qeveria, edhe pse publikisht ata kanë dalë vetëm kundër ligjit të importit të plehrave. Deputetja Mesila Doda, pjesë e grupit parlamentar të PDIU, nuk ka votuar ligjet e qeverisë në plot tetë seanca të katër muajve të fundit. Doda ka munguar në katër seancat e zhvilluara në muajin shtator, dy seanca në muajin tetor dhe po kaq në muajin dhjetor. Në sy bie edhe kreu i PDIU. Shpëtim Idrizi ka refuzuar të votojë ligjet në shtatë raste. Kreu i PDIU-së nuk ka votuar në katër seancat e muajit shtator si edhe në tre seanca të zhvilluara gjatë muajit dhjetor. Ndërkohë ligjet i kanë refuzuar t?i votojnë edhe deputetë të tjerë të PDIU-së si Tahir Muhedini, në tre seanca apo Aqif Rakipi në katër raste.
Blushi dhe Hafizi
Që në momentin që shpallën kundërshtitë e tyre në lidhje me drejtimin që Edi Rama po i bënte Partisë Socialiste, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi reflektuan qëndrimin e tyre edhe në Parlament duke mos i votuar ligjet e paraqitura nga qeveria dhe në disa raste duke dhënë votën e tyre kundër. Mimoza Hafizi nuk i ka votuar ligjet në 6 seanca plenare, katër prej tyre të zhvilluara në majin shtator, ndërsa dy të tjerat rezultojnë në muajin dhjetor. Po ashtu edhe Ben Blushi ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Blushi është deputeti i cili mban rekordin pasi nuk i ka votuar Edi Ramës ligjet në 10 seanca, tre seanca në muajin shtator, tre në tetor, dy në nëntor dhe dy në dhjetor.
Dy të rinj nga Laçi u shpallën në kërkim nga Policia e kryeq...
Krahas forcimit të kontrollit kufitar edhe për vetë shtetasi...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot rreth ores 10:00 në fshat...
Si ishte viti 2016? A ishte ai për shqiptarët një vit më i m...
Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e atentatit ndaj ...
Një banesë në fshatin Bishnicë në Pogradec është përfshirë m...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, shumë...
Një efektiv i forcave të rendit dyshohet se është vetëplagos...
Një trup i pajetë është gjetur sot në në fshatin Vreshtas t...
Gazeta “SOT” ka siguruar listën e gjyqtarëve që janë në tel...
Bulqizë-Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Zerqan...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 32-vjeçar për shka...
Punonjësit shqiptarë kanë shprehur ankesat më të mëdha për p...
Nuk ka rëndësi sa vjeç je apo cilat janë rrethanat, të bërit...
Kur është fjala për dimensionet, zakonisht flitet ekskluzivi...
Procesi i vetingut të gjyqtarëve, ku të gjithë do i nënshtro...
Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne n...
Një tjetër tregim personal vjen në “The Sun” në rubrikën “De...
Një makinë është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës.Ngja...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...