Rama: Ja kur e pranoj dorëheqjen
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...
Dy të rinj nga Laçi u shpallën në kërkim nga Policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kanë tentuar të përdhunojnë në makinë një vajzë 22- vjeçare nga Tirana.
Të dyshuarit, shtetasit Armonel Bruka, 26 vjeç, dhe Henri Talo, 25 vjeç, janë denoncuar në Komisariatin nr.3 nga shtetasja me iniciale F.L., e cila pretendon se është marrë me forcë në makinë nga dy djemtë, të cilët kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me të, raporton ?Panorama?.
Sipas deklarimeve që ka dhënë në Polici e dëmtuara, dy të rinjtë kanë qenë në të njëjtën tavolinë me të dhe disa vajza e djem të tjerë, në një lokal te Rruga e Kavajës.
Pas mesnate, kur të rinjtë kanë dalë nga lokali ku po festonin Krishtlindjet, dy të dyshuarit i janë afruar vajzës, e cila po ikte për në shtëpi në këmbë dhe i kanë ofruar ndihmë që ta shoqëronin me makinë, meqenëse ishte ftohtë.
Fillimisht vajza ka refuzuar, por djemtë e kanë ndjekur me makinë teksa ajo ecte në këmbë dhe më pas F.L. ka pranuar që të hipë në makinë me ta. Por pasi kanë ecur disa metra, ata janë futur në një rrugicë të pandriçuar mirë dhe aty kanë tentuar ta përdhunojnë shkruan Panorama.
Në atë moment 22-vjeçarja ka nisur të kërkojë ndihmë duke thirrur me zë të lartë dhe nga frika se mos i dëgjonte ndonjë kalimtar, ata e kanë zbritur në tokë dhe vetë janë larguar me makinë.
Vajza ka deklaruar se automjeti drejtohej nga Armonel Bruka, ndërsa pasagjer ishte Henri Talo, i cili ka nisur i pari që ta ngacmojë seksualisht, më pas është mbështetur edhe nga shoku.
Policia tha dje se ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës dhe po punon për kapjen e shtetasve Armonel Bruka e Henri Talo, nga Laçi, të cilët dyshohet se kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë 22-vjeçare. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, asnjëri prej tyre nuk është gjetur nga ana e forcave të rendit. Njëri prej të dyshuarve, Henri Talo, nuk është një emër i panjohur për Policinë.
Ky person rezulton i dënuar me 3 vite burg në muajin janar të këtij viti, pasi bashkë me një të ri tjetër po nga Laçi, shtetasin Elis Pasha, morën peng për disa orë dy studente, me të cilat kishin pasur lidhje intime, e u bënin presion, pasi nuk pranonin ndarjen. Ngjarja për të cilën akuzohen Pasha dhe Talo ka ndodhur në prill të 2015-s, kur vajzat, shoqe me njëra-tjetrën, bënë denoncimin në Komisariatin nr.6 të Tiranës.
Të dyja vajzat janë paraqitur në prill 2015 në polici, duke denoncuar dy djemtë, Pasha dhe Talo. Ato kanë rrëfyer se prej disa kohësh njiheshin me dy djemtë nga Laçi, me të cilët kanë udhëtuar dhe shoqëruar disa herë. Por pasi ishin ndarë prej tyre, më datë 8 prill 2015, janë ndodhur përsëri në shoqërinë dy djemve në një lokal në Tiranë.
Autorët u kallëzuan në Polici nga dy studentet, K.L., 23 vjeçe, nga Peqini, dhe R.Sh., 21 vjeçe, nga Korça. Vajzat pretendonin se dy të rinjtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, jashtë dëshirës së tyre, mbrëmjen e 21 marsit, në një motel në rrugën që lidh Vorën me Aeroportin e Rinasit.
Krahas forcimit të kontrollit kufitar edhe për vetë shtetasi...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot rreth ores 10:00 në fshat...
Si ishte viti 2016? A ishte ai për shqiptarët një vit më i m...
Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e atentatit ndaj ...
Një banesë në fshatin Bishnicë në Pogradec është përfshirë m...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, shumë...
Një efektiv i forcave të rendit dyshohet se është vetëplagos...
Një trup i pajetë është gjetur sot në në fshatin Vreshtas t...
Gazeta “SOT” ka siguruar listën e gjyqtarëve që janë në tel...
Bulqizë-Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Zerqan...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 32-vjeçar për shka...
Punonjësit shqiptarë kanë shprehur ankesat më të mëdha për p...
Nuk ka rëndësi sa vjeç je apo cilat janë rrethanat, të bërit...
Kur është fjala për dimensionet, zakonisht flitet ekskluzivi...
Procesi i vetingut të gjyqtarëve, ku të gjithë do i nënshtro...
Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne n...
Një tjetër tregim personal vjen në “The Sun” në rubrikën “De...
Një makinë është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës.Ngja...
Tirana është një nga qytetet më problematike të vendit për s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...