web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Bujar Lako

26 Dhjetor 2016, 18:36, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e tij në këto momente të vështira familjes, kolegëve dhe të gjithë botës së artit, për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar Bujar Lako.

Në mesazhin e tij, z. Meta shpreh ngushëllimet duke theksuar se: ?Humbja e Bujar Lakos është një trishtim i madh për të gjithë. Ai ishte një nga yjet më të ndritshëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Mirënjohje për Gjeneralin e madh të artit. Bujar Lako ishte shkolla e aktrimit dhe i njeriut qytetar. Ndarja nga jeta është një humbje e madhe por ai do të jetë i përjetshëm në filmat e tij?,- shpreh Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta.





Lajmet e fundit nga