Gjobat e vëna gabim për të vetëpunësuarit/Financat po hartojnë draftin e fshirjes
Pasi një draft paraprak i faljes fiskale, i hartuar në korri...
Hartimi i planit rregullues është një premtim i kahershëm elektoral dhe një sfidë reale për bashkinë e kryeqytetin. Madje, një ngjarje e tillë është po aq e rëndësishme për të gjithë ne banorët. Por, mbi të gjitha, transparenca dhe përgjegjësia janë gjithashtu elementë bazë në suksesin e këtij plani për Tiranën. Qyteti ynë (dhe së bashku me të dhe të gjithë ne qytetarët) ka lënguar mjaftueshëm nën tutelën e klientelizmit, korrupsionit e abuzivizmit politik, por dhe nga shfaqjet teatrale rilindase në dekada, projektet fluide nga maxhoranca në maxhorancë, ?aventurat? e njëpasnjëshme me sheshin kryesor të kryeqytetit, parkun e liqenit, stadiumin Qemal Stafa, bypassin e Zogut të Zi e kështu me radhë. Paratë tona si taksapagues gllabërohen, shpërdorohen nga projekti në projekt. Në shumicën e rasteve, përfituesit e mirëfilltë janë politikanët administratorë të votuar të kryeqytetit e shpurat klienteliste të sipërmarrjeve pranë tyre.
Sipas denoncimit të pardjeshëm të arkitektit Besnik Aliaj, qyteti po merr një goditje tjetër të radhës këtë të hënë. Po tentohet të kalohet plani rregullues pa respektuar procedurat e afatet ligjore, në mungesë të qartë të transparencës e llogaridhënies. Ky qëllim duket më së miri nga forma sesi bashkia dhe kryesia e këshillit bashkiak po nxitojnë në thyerje të ligjit, ?që ta konsumojnë” në mënyrë të jashtëligjshme procesin e dy takimeve publike, që e kanë detyrim ligjor. Këtë na informon këshilltari bashkiak B. Aliaj, një nga specialistët më me zë të urbanistikës.
Nuk mund të lihen dot mënjanë dhe kritikat e para pak kohëve të një analisti të huaj, që jeton në Tiranë. Ai, në një shkrim të tij, dekonspiroi e na informoi për mënyrën jo korrekte të procesit të hartimit të planit përmes tentativës për të emëruar oponencën për këtë plan. E parë me këtë sy, situata bëhet më e komplikuar dhe, si gjithmonë, në qytetin tonë ajo i tejkalon kufijtë e korruptives. Po ashtu, është pretenduar, në disa takime, audienca e të cilave nuk dihet si është përzgjedhur, por nga dispozimi i shfaqur duket që ka qenë në qark të mbyllur (mbase me militantë), se janë bërë konsulta publike të parashikuara me ligj. Në fakt, ne publiku nuk jemi të informuar fare as çfarë është diskutuar në këto takime dhe as çfarë idesh ka vetë plani rregullues. Nga verifikimi i faqes zyrtare të Bashkisë Tiranë nuk ka asnjë material, veç procesverbaleve telegrafike të takimeve. Nuk ka raport, nuk ka material të shkruar, nuk ka harta dhe dokumente…
Nga verifikimi që ka bërë këshilltari Aliaj në mediat alternative online, i figuron në Facebook account-i i bashkisë ?Tirana 030?, që postimi i fundit për një dëgjesë publike e ka qenë në datën 9 tetor 2016 tek piramida. Sipas konfirmimit të tij, këshilli bashkiak, pjesë e të cilit ai është, nuk ka pasur asnjë njoftim apo dhe ftesë për një aktivitet të tillë. Takimi sërish ka qenë i mbyllur dhe nuk është publikuar asnjë material në lidhje me vetë planin.
Pse vallë kjo mungesë dëshire për të realizuar pjesëmarrje sa më të gjerë e konstruktive, transparencë apo gjithë-përfshirje, pse jo dhe qeverisje të mirë? Pse nuk ka vullnet për një pakt social për të siguruar progres strukturor të qëndrueshëm në përputhje me interesat qytetare? Në fakt, ka kohë që bashkia e sotme tepër reaktive dhe teatrale nuk jep info-publike për projektet edhe në rastet e parashikuar me ligj për këtë qëllim. Komisioni i këshillit bashkiak për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, që normalisht u krijua për të shqyrtuar këto çështje, as nuk ka dijeni dhe as nuk duket të jetë ftuar ndonjëherë të japë mendim nga deklarimet e dhëna përkatëse. Sa për këshilltarët e opozitës, ata në klimën e konfliktualitetit që mbizotëron politikën e ditës nuk ka sesi mos të shpalleshin mesa duket armiq e të mënjanjoheshin nga procesi, por janë mbajtur larg të gjithë procesit edhe grupet e interesit apo grupimet qytetare kritike, sidomos ato mjedisore. Një mendësi kjo, në të paktën mospërfillëse e jo etike dhe në të shumtën arbitrare e imponuese, ndërkohë që gjithmonë ka nevojë e vend për përmirësime, për kontribut e pjesëmarrje demokratike e qytetare në vendimmarrjen për mirë-qeverisjen e qytetit tonë. Dhe, mbi të gjitha, bashkia lyen fasadat e vazhdon teatrin mediatik, siç ka bërë shefi i dikurshëm, dhe hesht për shembjen e stadiumin – një trashëgimi e mirëfilltë e qytetit dhe thjesht nxiton të plotësojë dokumentacionin që i kërkohet. Vazhdon të zëvëndësojë cdo pak ditë pllakat e të hedhi rërë e dhe në Bulevardin Zogu i I një projekt tjetër i dështuar i shefit-kryetar të dikurshëm por teatro e atëhershme me pllaka të kuqe nuk e justifikoi as atëherë e as sot kostot apo dhe gropat e rërën që përfundon për ditë në shtëpitë, mushkëritë e pjatat e banorëve të zonës. Në njëfarë mënyrë, nga ana tjetër kryetari i ri tentoi betonizimin e moketizimin e një pjese të parkut vetëm se duhet të jepte mesazhin e forcës dhe t?u përmbahet premtimeve të qeverisë. Bastardoi trafikun dhe në vend të një nënkalimi të kryqëzuar, që do të lehtësonte qarkullimin e makinave, u shpenzuan shuma po aq të mëdha për parkim! Nuk mungon as zhurma për ta rikthyer qendrën me shesh e kulla, siç e kishte projektuar shefi vite më parë! A ka sot kjo bashki një kryetar të vërtetë, një vizion të saj dhe një përgjegjshmëri për transparencë e qeverisje të mirë ndaj qytetarëve që e votuan plot shpresë? Mbase bashkia dhe qeverisja e sotme po pasqyron mungesën e demokracisë së brëndshme, mugesën e debatit të shëndoshë, të një partie autokratike me drejtimin e saj arbitrar. Sot kjo bashki sikur dhe partia që e mbarsi nuk po funksionon me rregulla, nuk garanton të drejtat, është e mbyllur për debatin, për mendimin ndryshe, nuk është në gjendje që të përfshijë qytetarët në politikëbërje e në mirëqeverisje.
A po mendohet sot për biznesin e ndershëm dhe njerëzit e thjeshtë, që rropaten çdo ditë për të mbijetuar e siguruar bukën e gojës, kur shteti por tashmë dhe pushteti lokal me inspektoriatet e policitë e saj i ka anatemuar në mënyrë gati totale? Apo po stimulohet sërish një grup klientelist dhe oligarkik për të ndarë pushtetin ekonomik, duke shfrytëzuar dhe pushtetin e tyre mediatik? Çfarë po bëhet me ujësjellësin e Tiranës, po për landfillin e vdekjes nga dikur ndillnit e siguronit punëdhënie? A mos vallë do të ketë dhe Tirana fatin e keq si Fieri që do të ketë një incinerator gjigand që do të djegë plehrat tona, por dhe ato të botës? Çfarë po ndodh me Sheshin ?Skënderbej? dhe trafikun e rënduar që është krijuar? Po me ndotjen e gjithë-pranishme brenda dhe rreth qytetit? Po me premtimet elektorale për transportin publik të përballueshëm por me standart e të kudopranishëm? Po me parkingjet me formulë zhvatëse apo dhe kullat, që parashikohen që të ndërtohen në shesh (në mungesë të një reagimi të fuqishëm qytetar) kush përfiton nga kto spekulime imobiliare rëndues në kosto për qytetaret? A është i njëjti model biznesi me stadiumin ku publiku nuk duket të marri as vlerën e tregut? A do të vazhdoje rritja e taksave për qytetarët? Po barra fiskale tashmë në rritje me taksa të përkohshme për arsim, me rivlerësime të pasurive të paluajtshme dhe kostot për administrimin e pallateve, a do të vazhdojë të rritet dhe në drejtime të tjera? Vallë do të përmirësohet transparenca e munguar në shpenzimet publike si ato për unazën e vogël, markatën apo dhe ato në arsim, kulturë, sport?… Pa vazhduar më tej me pyetje të tilla, përgjigja është e thjeshtë: në veprimtarinë rilindase asgjë nuk është e sinqertë e transparente, as e pastër dhe e drejtpërdrejtë, aq më keq nuk është as sociale, se për socialiste të mirëfilltë as që mund të bëhet fjalë!…
Pasi një draft paraprak i faljes fiskale, i hartuar në korri...
Një burrë në moshë është shpallur në kërkim nga policia sep...
Përfundimi i ri votimit në Tearcë të Tetovës ka nxjerr në op...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Në fshatin Cakran, ka ndodhur një konflikt midis disa shteta...
Komisionit Qendror i Zgjedhjeve do të vendos nesër mbi manda...
Disa pasuri te paluajtshme, perfshire apartament, dyqan dhe ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Kushtoni vëmendje gjuhës së trupitNëse i kërcitni gishtat do...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestuar pasuri të paluat...
Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare, aktori i njohur i kine...
Mëngjesin e sotëm , rreth orës 08:55, në fshatin Selcë e Pos...
Me siguri me qindra herë keni menduar për këtë temë dhe mbas...
Ky është studimi i fundit i cili tregon prejardhjen e femrav...
Deputeti socialist Erjon Braçe ka vazhduar sulmet e tij ndaj...
Çdo ditë nga Aeroporti i Rinasit, një deputet i Kuvendit të ...
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkë...
Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e p...
Bashkia e Korçës ka shpërndarë dy ditë më parë dekodera për ...
Ish kreu i Komunes së Lekasit, Shefki Molla perfaqesues i PD...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...