Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Zëri i Amerikës, në bashkëpunim me rrjetin investigativ BIRN i hedh një vështrim pasurisë së gjyqtarëve të apelit duke e krahasuar atë me të ardhurat e tyre nga pagat.
Pasuria e deklaruar e gjyqtarëve të Apelit rezulton të jetë pesëfishuar në dhjetëvjeçarin e fundit, duke arritur në afër 17 milionë dollarë.
Përpunimi i të dhënave nga Inspektoriati Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, dëshmon se ato janë dhjetra milionë lekë më shumë se sa justifikohen nga pagat.
Dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar një rritje të pasurive të raportuara të një pjese të gjyqtarëve të Apelit në Shqipëri, që ngrenë dyshime për mënyrën si janë siguruar.
Të dhënat e marra nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, të analizuara nga BIRN, tregojnë se gjyqtarët e Apelit kanë grumbulluar rreth 2 miliardë lekë, ose 17 milionë dollarë pasuri në formë pronash të paluajtëshme, kompanish biznesi, apo vlerash monetare në banke dhe në të holla.
Deklarimet e tyre tregojnë një pesëfishim të pasurisë dhe janë dhjetra milionë lekë më tepër se sa justifikohen nga pagat që kanë përftuar gjatë 11 viteve të karrierës.
Në fillim të vitit 2004, pasuria e 81 gjyqtarëve të Apelit ishte vetem 3.2 milionë dollarë, ndërsa ne fillim te vitit 2015, ata deklarojne se pasuria e tyre dhe e rrethit te ngushte familjar ka arritur në 17 milionë dollarë.
Në 11 vitet pas deklarimit fillestar të pasurisë, të ardhurat e tyre janë rritur me rreth 10 milionë dollarë. Mesatarisht çdo gjyqtar e ka shtuar pasurinë e tij me 12 mijë dollarë në vit, mbi shumën prej 9400 dollarësh, që është maksimumi i pagës vjetore për gjyqtarët e Apelit.
Analiza tregon se gjysma e pasurisë përbëhet nga investime në blerjen e pronave të patundshme, me një vlerë totale prej 8.8 milionë dollarësh deri në fund të 2014. Shpenzimet për blerje automjetesh kanë qenë të preferuara, duke kapur shifren e 1.5 milione dollareve.
Të dhënat nga Inspektoriati i Lartë, tregojnë se gjyqtarët në fjalë kanë një aktivitet të shtuar financiar si marrje borxhesh, kredi bankare, ose hua nga familjaret.
Për sa i përket qarkullimit të vlerave monetare brenda dhe jashtë sistemit bankar, sipas të dhënave të shqyrtuara, deri në fund të vitit 2014, gjyqtarët kanë deklaruar likuiditete në bankë me një vlerë prej 3.8 milionë dollarësh, ose pesë herë më shumë se ajo e deklaruar në 2004.
Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri është cilësuar nga një sërë vlerësimesh ndërkombëtare si ndër më të korrupëtuarit.
Dy ish presidentë dhe njëherazi ish kryetarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Alfred Mojsiu dhe Bamir Topi fajsojnë politikën.
?Te ne ka ndikuar shumë korrupsioni politik. Në gjyqsor, vetëkuptohet. Dhe korrupsioni politik i ka interesuar të dyja palëve. Shqiptarët thonë, në çdo sondazh që bëhet, që – drejtesia është në plan të parë për sa i përket korrupsionit. Ajo duhet të jetë mbi politikën, në fakt politika i bën keto gjëra. Në shkurt të vitit 2013 kam thënë hapur që duhet revolucion në drerjtësi, sepse me vetëpastrim nuk bëhet, është e pamundur?, thotë ish presidenti Moisiu.
?Ka degjeneruar politika, me kalimin e viteve, dhe natyrisht virusin e saj e ka përcjellë edhe në institucione, ku pa dyshim më i dukshmi, ai ku është fokusuar më shumë vëmendja është sistemi i drejtësisë. Influencë politike ka pasur në Këshillin e lartë të Drejtësisë dhe në mjaft institucione të tjera, ku vetë parlamenti dhe politika ka dashur që ta kontrollojë. Sot, fobia është që akoma politika kërkon të ketë kontrollin në sistemin e drejtësisë?, shprehet ish presidenti Topi.
Duke bërë një renditje, sipas pasurisë së deklaruar, në krye të listës qëndron gjyqtari, Gjin Gjoni, i cili zotëron, familjarisht, numrin më të madh të kompanive të biznesit dhe një vlerë pasurore që shkon në 1.6 milionë dollarë.
Me pas vjen gjyqtarja e Apelit te Vlorës, Gjinovefa Gaba, Zeqine Sollaku, Alaudin Malaj dhe Agim Bendo i Apelit të Tiranës. Vlera më të vogla pasurie kanë më pas Lefter Jahaj, Gurali Brahimllari i Apelit te Krimeve të Rënda, Fiqirete Mullaj, Vasil Hanxhari dhe Evjeni Sinoimeri. Në tërësi këta dhjetë gjyqtarë zotërojnë së bashku 800 milione lekë pasuri.
Reforma në Drejtësi pritet të sjllë spastrimin nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, në rradhët e sistemit të Drejtësi, si dhe të ndryshojë imazhin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pa korruptuar.
Një shqiptar është vrarë ditën e sotme në Artemida të Atikës...
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Kukës, ka ar...
Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar...
Qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më nevojë të pajisen me v...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri shpjegon në një postim ...
Një vit më parë ishim në Pallatin e Brigadave. Ashtu si dhe ...
Londra është qyteti më i shtrenjtë në Evropë për të jetuar, ...
Femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj. ...
Indeksi Global i lumturisë së punëtorëve arriti në përfundim...
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptar...
Genci Muçaj ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, është një ...
Citynews ka mundur të sigurojë një listë të punësuarish nga ...
Ata njihen për miqësinë e tyre të hershme. Henri Çili ka art...
Komisioni Evropian paraqiti një propozim të ri që do të para...
“Pas kalimit të të gjitha procedurave nëpër partitë tona, so...
Sot Policia e Kosovës, përkatësisht njësia për krime ekonomi...
Studimi përfundimtar sipas masës dhe madhësisë! Është koha q...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në katin e dhjetë të ...
Opozita e fortë e bën qeverinë më të mirë, më të kujdeshme d...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...