Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një vit më parë ishim në Pallatin e Brigadave. Ashtu si dhe në fundvitin paraardhës. Edi Rama shtronte darkë për gazetarët, në tavolina të stiluara me shijen e hollë e evokiimit të të kaluarës së ndritur të shtypit shqiptar që nga fillimi i shekullit të kaluar. Me fjalimet ?surprizë? që mbanin të zgjedhurit nga stafi i kryeministrisë, ku parakaloheshin sukseset dhe arritjet, por edhe cimbisej aty ku i dhimbte më pak shefit të qeverisë dhe ministrave të tij. Kryeministri ndalonte tavolinë më tavolinë, bisedonte fiks në tryezat e rrumbullakta. Debatonte, apo edhe sherrosej me drejtuesit e mediave, apo analistët, për reformat, apo masat e qeverisë: një mbrëmje e gjatë që mbaronte në mesnatë.
Mbrëmë nuk ishte asnjë nga këto. Kryeministri zgjodhi ta bënte urimin e fundvitit me një koktejl. Një ceremoni as një orë, në këmbë, në sallën e COD-it, aty ku bëhen këto promovimet ekstravagante të librave, apo arteve pamore. Një grusht punonjësish të medias dhe disa drejtues, pronarë dhe moderatorë, por shumë pak edhe për sallën e vogël të COD-it, në katin e parë të kryeministrisë, aq sa më shumë ishin staf dhe personel sigurie i kryeministrisë. Aq pak pjesëmarrës sa edhe i zoti i shtëpisë zgjodhi të vinte pasi kishte kaluar gjysma e orës nga pritja për të ndjenjur vetëm pak me të ftuarit. Aq pak pjesëmarrës edhe nga ata që janë ende shumë afër qeverisë, sa edhe babaxhani Filip Çakuli, që s?mungon në asnjë zijafet, bënte habi se sa pak gazetarë ishin rrotull tij dhe ai ishte i vetmi nga media e tij që përfaqëson punëdhënësin më të madh të gazetarëve dhe stafit teknik. Kryeministri e kishte të lehtë t?i takonte të gjithë, ata të paktë. Dhe pas duarshtrëngimit të ankohej se ishte me grip, për të marrë pas batutën e Filipit: ?Mund ta kishe bojkotuar koktejlin?.
Ndodhi e kundërta. Në fundvitin e fundit si kryeministër, Edi Rama është bojkotuar, përveç popullit, edhe nga media, apo ?kazani?, siç e cilëson ai prej muajsh këtë pjesë të rëndësishme, pushtetin e katërt në Shqipëri, vetëm pse shkruan dhe thotë ato që nuk i vijnë për shtat atij dhe qeverisë që drejton. ?Kazanin? e përmendi edhe dje, gjatë spektaklit të radhës me pensionistët dhe një media ia ktheu në mënyrë spektakolare, duke shkëputur lidhjen e drejtpërdrejtë me eventin që organizonte qeveria. Edhe ?Shekulli? ishte pjesë e këtij ?kazani?, këtë vit. Jo vetëm nga fakti se botuesi i gazetës u largua nga kuvendi përmes një puçi politik, ku e majta dhe qeveria ishte në pararojë, por edhe për qëndrimin kritik që mbajti ndaj kanabizimit të vendit dhe inkriminimit të strukturave shtetërore. Raportet e botuara në gazetë treguan një shtet të kapur, taksidar dhe përfitues së trafikut kriminal, drejtues policie në bazë që zbatonin urdhrat e shefave të tyre lart, që kishin marrë urdhëra nga shefa edhe më sipër tyre që Shqipëria të bëhej Lazarat, të merrnin përqindjen. Këto raporte të vërtetuara nga lumi i marijuanës që vijon të kalojë kufijtë u refuzuan nga qeveria dhe zyrtarët e saj.
Edi Rama nuk i ka patur kurrë mirë marrëdhëniet me median, edhe pse pena e tij ka lënë gjurmë në publicistikën e këtyre dy dekadave të fundit. Si shumica e kryeministrave të tranzicionit pa fund në Shqipëri, ai, kur nuk ka arritur t?i blejë, i ka shpallur armike. Viti i tretë i qeverisjes së tij për fat të keq kështu po mbyllet. Një grusht përfituesish momentalë materialë janë me të deri ditën kur do të bjerë, për t?u ngjitur si m?ti pas këpuce te kryeministri i radhës dhe janë ata që kanë shpallur kundërshtarë politikë kolegët e mediave që nuk janë të dashuruara me shefin dhe punët e qeverisë. Mediat kritike janë thjesht ?kazani? që duhet parë me neveri se aty trazohen germat për të sajuar shpifjet kundër një qeverie që po punon me mish e shpirt, por që nuk po e lënë të paguarit edhe nga pushteti i katërt për t?i nxirë këto punë heroike të qeverisë dhe të kryeministrit.
Edi Rama mbrëmë premtoi dhe foli shumë shkurt në podium, me gotën e mbushur me pakëz verë të kuqe. Të ftuarve iu morën aparatet telefonikë. Asnjë kamerë nuk u lejua që të transmetonte direkt apo me rregjistrim. Vetëm fotografja e qeverisë që do t?i tregojë më pas shefit se cilat pamje duhen hedhur në rrjetet sociale. Por më mirë ashtu, sepse pamjet e një dhome të boshatisur do të ishin turpëruese dhe denoncuese për një kryeministër që thotë prej tri vitesh se po ndërton shtet dhe shkatërron me sukses marrëdhëniet me të gjithë pushtetet. Edi Rama u shfajësua mbrëmë se ishte me grip. Kollaj shërimi i tij, se helbete, virozë stine është. Por plevitin që ai futi mes qeverisë dhe medias, zor se mund ta shërojë ndonjë farmak, përveç ilaçit popullor: Largimin si humbës në një betejë të nisur prej egos të pakufishme për të bërë të gjithëpushtetshmin./Shekulli
Londra është qyteti më i shtrenjtë në Evropë për të jetuar, ...
Femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj. ...
Indeksi Global i lumturisë së punëtorëve arriti në përfundim...
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptar...
Genci Muçaj ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, është një ...
Citynews ka mundur të sigurojë një listë të punësuarish nga ...
Ata njihen për miqësinë e tyre të hershme. Henri Çili ka art...
Komisioni Evropian paraqiti një propozim të ri që do të para...
“Pas kalimit të të gjitha procedurave nëpër partitë tona, so...
Sot Policia e Kosovës, përkatësisht njësia për krime ekonomi...
Studimi përfundimtar sipas masës dhe madhësisë! Është koha q...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në katin e dhjetë të ...
Opozita e fortë e bën qeverinë më të mirë, më të kujdeshme d...
Nuk është sekret fakti që femrat janë shpesh faktorë për ndr...
Nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatet e Po...
ISIS ka kërcënuar në rrjetet sociale ditën e sotme se do të ...
Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Kom...
Shtatë deputetë të Kuvendit kanë dorëzuar dje një kërkesë pë...
Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 4 vjet e...
Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren nga Shërbimet e Kom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...