Dosja e plotë/Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 4 vjet e 6 muaj burg për Shukri Xhelilin
Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 4 vjet e...
Shtatë deputetë të Kuvendit kanë dorëzuar dje një kërkesë për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama. Kërkesa është firmosur nga Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Ben Blushi. Deputetët shprehin shqetësimin për shtyrje me afate të panjohura të çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe për këtë qëllim kërkojnë sqarime urgjente nga kreu i qeverisë.
?Para pak ditësh, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian nuk vendosi asnjë datë për hapjen e këtyre negociatave, për shkak të mospërmbushjes së pesë kritereve të përcaktuara në të gjitha dokumentet lidhur me vendin tonë. Ne jemi të shqetësuar se çështja e integrimit po shtyhet në afate të panjohura, duke krijuar mungesë shprese, pasiguri e cenim të imazhit të Shqipërisë. Hapja e negociatave me BE është çështje prioritare e politikës sonë, prandaj ne kërkojmë interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarinë e tij e të qeverisë në këtë proces?, thuhet në kërkesën e shtatë deputetëve.
Ndryshe nga sa u raportua në media si krijimi i një koalicionit apo poli të ri politik ajo çka i bashkon deputetët në fjalë është pjesa që ka të bëjë më kërkesën e llogarisë ndaj Kryeministrit për çështjen e integrimit. Por jo vetëm. Sipas rregullores së Kuvendit duhet patjetër që 7 deputetë, minimumi, mund të kërkojnë interpelancë urgjente me kryeministrin. Ndaj edhe firmat mund të jenë si mënyrë që Ben Blushi të ketë përballë në mënyrë të detyruar Edi Ramën. Në emër të deputetëve që përfaqësojnë grupime të ndryshme politike do të flasë në seancë Ben Blushi. Është nga ato raste kur në Kuvend nuk do të jetë vetëm një përballje mes Kryeministrit dhe një deputeti, por mes dy ish-miqve që sot nuk ja kursejnë njeri-tjetrit akuzat. Që kur Blushi zgjodhi të ndahej nga Partia Socialiste dhe të krijonte forcën e re politike LIBRA, në Partinë Socialiste ka pasur një urdhër politik të Kryeministrit për të shmangur komentet mbi largimin e Blushit. Strategjia është ajo që PS-ja ka ndjekur sa herë që ka skizma brenda radhëve të saj, të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Fjalimeve të ashpra të Ben Blushit në Kuvend, Kryeministri Rama u është shmangur vetëm me ndonjë batutë ironike pa e përmendur emrin direkt emrin e Blushit. Por kjo indiferencë e lodh Blushin. Ai tashmë don përballje live me ish-mikun e tij Rama.
Ndërkohë në një interpelancë me procedurë parlamentare rregullat ndryshojnë. Rama nuk mund t?i shmanget më Ben Blushit duke nxjerrë në foltoren e Kuvendit Arben Ahmetaj apo Taulant Ballën. Kryeministri do të jetë i detyruar t?u përgjigjet pyetjeve të deputetit për çështjet e ngritura. Kjo nuk do të jetë një përballje e lehtë. Së pari, për vetë marrëdhëniet që ka pasur Edi Rama me Ben Blushin në Partinë Socialiste. Dhe jo vetëm në PS.
Gjithë mosmarrëveshjet që kanë pasur në PS për mënyrën sesi po qeveriset vendi do të shtohen në debat dhe replika në Kuvend. Të dy, si Rama dhe Blushi, janë mjeshtër të oratorisë. Batutat, ironia dhe sarkazma nuk do të mungojnë. Do jetë spekakli i vitit nëse Rama del para Blushit në këtë ftesë për duel të kërkuar nga Lideri i LIBRA.
Së dyti, debati do të jetë i nxehtë edhe për çështjet e ngritura. Kërkesa për interpelancë mbi vonesën e integrimit të vendit në BE ka brenda saj gjithë problemet që ka qeverisja e vendit. Reforma, korrupsioni, varfëria, trafiku i drogës, kultivimi i kanabisit, keqqeverisja dhe mungesa e rezultateve reale. Me integrimi në Bashkimin Europian është i lidhur gjithë suksesi apo dështimi kryesor i një qeverisje. Për të gjitha këto Rama do të duhet të përgjigjet përballë një deputeti që sot rreshtohet ndër politikanët më kritik ndaj tij.
Ben Blushi thuhet se do të nxjerrë disa dokumenta para Ramës, por nuk dihet akoma se ç?përmbajnë ato letra me firma e prona që mban në xhep Blushi kundër Ramës.
Ndaj më shumë se një interpelancë, përballja Ben Blushi Edi Rama do të jetë një duel politik mes tyre. Ben Blushi mezi po pret të ketë në tapet kryeministrin Edi Rama. Dhe e ka gjetur bukur lojën për duel. Mbetet të shihet sesi Kryeministri do t?i përgjigjet sfidës së ish-mikut të tij.
Por edhe për Ben Blushin nuk do jetë e lehtë, pasi Rama njihet për sarkazmën, ironinë dhe oratorinë e tij./Koha Jonë
Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 4 vjet e...
Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren nga Shërbimet e Kom...
Të dënuarit e formës së prerë deri në datën 25 dhjetor të kë...
YouTube jep mbështetje për videot HDR për të ofruar përvojën...
*Elvi FUNDONë kuadër të “Reformës Zgjedhore”, Partia Sociali...
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprë...
Edhe nëse përpiqen të tregohen të sjellshëm, meshkujt kanë p...
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier,...
Ilir Meta dhe LSI kanë filluar të largojnë nga vetja kostot ...
Kompania Turing Robotics Industries njoftoi detajet për tele...
Lindita Nikolla vijon penalizimin e universiteteve publike n...
Dekreti i Presidentit Nishani që rrëzon ligjin e importit të...
Nis sot ndarja e shpërblimeve për pensionistët për festat e ...
Faqet e para te gazetave....
Dite me pak e tensionuar ka për te qene kjo e sotmja për te ...
E çfarë Krishtlindjesh do të ishin pa gjel deti?! Ky mish i ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se rasti i d...
Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen dhe 49 të tjerë u plagosën, ...
Parlamenti pritet të ndryshojë pothuajse të gjithë ligjin e ...
Sulmet e qarqeve ekstreme islamiste në Gjermania janë evitua...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...