Dekriminalizimi/ Mediu: Pretendimet për Tahirin s’janë të përfshira në ligj
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se rasti i d...
E çfarë Krishtlindjesh do të ishin pa gjel deti?! Ky mish i shijshëm ka qenë traditë e tryezës anglo-saksone që në shekullin e XVI, por ishte periudha Viktoriane ajo që e përligji gjelin e detit në tryezat festive të Krishtlindjeve. Edhe në Shqipëri, të paktën prej sa mbajnë mend ne të Nunc est Bibendum, gjeli i detit është simboli i ditëve të fundvitit. E meqë për verë dhe çfarë vërtitet rrotull saj flasim në këtë dritare, dy konsiderata drejtuar lexuesit tonë dhe atyre që ndajnë apo përgatisin për të, miq, bashkëshortë a thjesht bashkëgostitës, do të ishin me vlerë për veç se interesante.
Gjeli i detit është një mish i bardhë jo i fortë, me përmbajtje të ulët yndyrnash ? kjo është edhe arsyeja kryesore pse mund ta thani atë më shumë nga ç?duhet, nëse nuk e piqni në mënyrë të kujdesshme. Duke pasur parasysh këtë, vera ideale për ta shoqëruar duhet me përmbajtje sa më të ulët të tanineve (e thënë më thjeshtë, edhe pse në mënyrën jo më ortodokse, taninet janë ato elemente përgjegjës për efektin rrudhës në qiellzën tonë pas një gllënjke).
Ta bëjmë të qartë që tani, se në respekt të barazisë gjinore, por edhe të simpatizantëve të pulave të detit, këshillat tona i referohen të dy sekseve të këtij shpendi, që aq shumë na shijon në çdo kohe të vitit. Po këtu e më poshtë do të vijojmë të përmendim gjelin, duke pasur ndërmend pula e gjela bashkë.
Mund të pohojmë me plot gojë se taninet janë armiku i darkës suaj të Krishtlindjeve. Ato janë pra kundërshtuesi i gjelit që keni gatuar, pasi ky nuk ka yndyrën e duhur (për t?u kuptuar në sensin më kimik të termit) që të zbusë taninet. E teksa vera do të na duket e sertë, edhe shija e kripur e gjelit do të na e bëjë shijen e verës, të duket edhe më e hidhur.
Prandaj një nga zgjedhjet më të mira si verë e kuqe për gjelin e detit, do të ishte një Pinot Noir (verë e përftuar nga rrushi me të njëjtin emër) me tanine mesatare. Një verë e tillë, kush është i apasionuar e di mirë, ndryshon shumë nga parcela në parcelë e nga njëra faqe kodre tek tjetra, por të themi që pjesa më e madhe e verërave Pinot, pavarësisht kontinentit prej nga vijnë, do të bënte për rastin e gjelit të detit. Evitojmë këtu të këshillojmë etiketa specifike.
Me kujdes ama, sepse sa më i lehtë e më elegant të jetë Pinot i juaj, aq më shumë do të nënshtrohej nga përbërësit e ndryshëm të pjatës suaj të gjelit.
Nëqoftëse nuk jeni tifozë të rrushit Pinot, një Bordeaux, një Chianti apo një Rioja, jo fort të reja, taninet e të cilave do të ishin zbutur e integruar nga mosha, do të ishin po ashtu një shoqërim i mirë për gjelin tuaj.
Nëse do të donit një të bardhë për të shoqëruar gjelin, këshilla jonë do të ishte, një Chardonnay (verë e bardhë prej rrushit me të njëtin emër). Shpesh e bardha injorohet nga tryezat e Krishtlindjeve, kur pjatat e detit nuk janë të pranishme, por një Chardonnay do të ishte një kombinim i arritur sidoqë të jetë garnitura në pjatë. Nëse Chardonnay juaj do ishte e vjetëruar në dru lisi, do të dhuronte nota erëzash të ëmbla, ndërkohë qe kremoziteti i acidit laktik do të ndihmonte shumë shijimin e një mishi që ka tendencën të jetë i thatë.
E nëse për darkën tuaj të Krishlindjeve, keni zgjedhur diçka tjeter, si psh mish qingji? na shkruani! / Nunc Est Bibendum ? bota.al
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se rasti i d...
Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen dhe 49 të tjerë u plagosën, ...
Parlamenti pritet të ndryshojë pothuajse të gjithë ligjin e ...
Sulmet e qarqeve ekstreme islamiste në Gjermania janë evitua...
Nga Arben Skënderi(Vazhdim)Ja pra qe nuk na pas kish pas qen...
Elvis Rroshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës dyshohet të jetë...
Ambasada austriake ne Tiranë në një deklaratë për mediat pas...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot pasdite në autost...
Te dy kane bere cmos qe PD te dobesohet dhe shkaterrohet aq ...
Psos MORI publikoi një rezultat interesant të një studimi, k...
Festat e fundvitit po afrojnë dhe si çdo vit në pikat dogano...
Nga Alban DaciVrasja e ambasadorit rus në Ankara u përdor me...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostrad...
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt v...
Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9 vjeçare në Tirnë blejnë h...
Sot, prokuroria, pas shumë kohësh reagoi duke dhënë rekomand...
E mërkura dhe e enjtja janë vendimtare për ligjin e Vetting-...
I vetmi person i arrestuar për sulmin vdekjeprurës së të hën...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistët...
Autoritetet serbe kanë sekuestruar një sasi prej 39 kilogram...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...