Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Eshtë dita kur pas 2 vitesh betejë të opozitës, procesi i dekriminalizimit po jep frytet e para.
Partia Demokratike, opozita dhe unë personalisht, jemi sot me kokën lart para qytetarëve shqiptarë, pasi beteja që ne bëmë për ndarjen e krimit nga politika, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme, sot fillon të japë frytet e para, në veçanti me një nga simbolet e kriminalizimit të shtetit, që është Elvis Roshi.
Ne e luftuam këtë betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse besojmë se Shqipëria nuk ka të ardhme pa ndarë politikën nga krimi.
Edi Rama bëri gjithçka me pushtetin e tij për të vonuar dhe sabotuar zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Bëri gjithçka duke luftuar opozitën, që luftonte kriminelët.
Për të mbrojtur krimin në pushtet dhe pushtetin e kriminalizuar. E mbani mend se si përqeshte dhe tallej me opozitën, me dekriminalizimin në rastin e Elvis Roshit. Sot nuk besoj se qesh, sepse i kemi treguar vendin atij dhe Elvis Roshit.
Për qytetarët pesimistë dhe të shkurajuar nga Shqipëria e zhytur në mjerim për shkak të krimit, të korrupsionit, drogës, sot kam një mesazh; është një ditë për të besuar se e mira do ta mundë të keqen.
Zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit është vetëm fillimi.
Unë inkurajoj të gjitha institucionet që zbatojnë Ligjin e Dekriminalizimit të procedojnë pa vonesë në mënyrë që krimi dhe politika të ndahen përfundimisht nga njëri-tjetri.
Është një fitore për shqiptarët, është një fitore për Partinë Demokratike, është një fitore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Bashkimin Europian.
Përpara kemi një sfidë tjetër të madhe. Eshtë sfida e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Edi Rama ka dëshmuar përmes mungesës së vullnetit për të zbatuar Ligjin e Dekriminalizimit, mungesës së vullnetit për Reformën Zgjedhore, dhe përmes zgjedhjeve të Korçës, zgjedhjeve të 2015-ës, të Dibrës dhe Kolonjës, se ai është armik i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Por me nisjen e kësaj rruge të re për Shqipërinë, ndarjen e krimit nga politika, fryteve të para të procesit të dekriminalizimit, me bashkimin e të gjithë shqiptarëve që kanë besim dhe kanë vullnet tek një Shqipëri e ndarë nga krimi, jam i sigurt që do ta fitojmë edhe betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shqipëria nuk do t?i takojë krimit dhe kriminelëve, Shqipëria do t?i kthehet njerëzve, qytetarëve të cilëve u takon.
Shqetësimi i grupit parlamentar ka të bëjë me faktin që kemi përballë një qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar e cila nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se në funksion të kësaj, ka sabotuar Reformën Zgjedhore. Partia Demokratike prej datës 17 Maj ka dorëzuar platformën 12 pikëshe, ndërsa qeveria po ndërton një rrjet aleance me krimin në funksion të së cilës shpëton Klement Balili, lirohet Lul Berisha, përgatitet një amnisti për të shpëtuar Armando Prengën, trafikantët dhe shitblerësit e votës të cilët janë nën hetim, pra kemi një kryeministër që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Grupi parlamentar duke ndarë këtë shqetësim ka diskutuar me përgjegjësinë më të lartë për atë që na takon të bëjmë ne, si në raport me aleatët tanë ashtu në veçanti, në raport me qytetarët shqiptarë sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kauzë që bashkon të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht prej bindjeve politike.
Nuk ka shqiptar të ndershëm, të djathtë apo të majtë, demokratë apo socialistë, kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por ka një grusht qeveritarësh, kriminelësh dhe monopolistësh të cilët duan të mbajnë këtë status-quo, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Jemi shumica e shqiptarëve të cilët sot vuajnë keqqeverisjen, korrupsionin, krimin, drogën për shkak të mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dhe kemi një pakicë pushtetarësh, që kanë përfituar dhe janë majmur pikërisht përmes krimit, korrupsionit, drogës dhe mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kjo është përballja, dhe detyra jonë është t?i japim zë shqetësimit të kësaj shumice, të bëhemi bashkë me këtë shumicë shqiptarësh si rruga e zgjidhjes, për të diktuar së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është sfida.
Sot shqiptarët kanë një arsye më shumë për të qenë më pak pesimistë se dje sepse një nga betejat kryesore tonat, të shqiptarëve filloi të japë frytet. Kriminelët nuk do të kenë të ardhme në politikë, do ta kenë aty ku ju takon, para drejtësisë, një drejtësie të pavarur, sipas Kushtetutës së 22 korrikut që nuk mbron por ndëshkon krimin dhe korrupsionin.
Genci Muçaj ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, është një ...
Citynews ka mundur të sigurojë një listë të punësuarish nga ...
Ata njihen për miqësinë e tyre të hershme. Henri Çili ka art...
Komisioni Evropian paraqiti një propozim të ri që do të para...
“Pas kalimit të të gjitha procedurave nëpër partitë tona, so...
Sot Policia e Kosovës, përkatësisht njësia për krime ekonomi...
Studimi përfundimtar sipas masës dhe madhësisë! Është koha q...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në katin e dhjetë të ...
Opozita e fortë e bën qeverinë më të mirë, më të kujdeshme d...
Nuk është sekret fakti që femrat janë shpesh faktorë për ndr...
Nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatet e Po...
ISIS ka kërcënuar në rrjetet sociale ditën e sotme se do të ...
Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Kom...
Shtatë deputetë të Kuvendit kanë dorëzuar dje një kërkesë pë...
Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 4 vjet e...
Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren nga Shërbimet e Kom...
Të dënuarit e formës së prerë deri në datën 25 dhjetor të kë...
YouTube jep mbështetje për videot HDR për të ofruar përvojën...
*Elvi FUNDONë kuadër të “Reformës Zgjedhore”, Partia Sociali...
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...