Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
PD-ja si në rang vendi dhe në rang lokal (Durrës) duhet të ishte shumë komode dhe e sigurtë për fitore në zgjedhjet e 18 qershorit 2017, sepse e majta në pushtet thjesht e ka sunduar jo qeverisur Shqipërinë. Nëse do krahasojmë hajdutërinë, paaftësinë qeverisëse, arrogancën me pushtetin, talljen me varfërinë dhe shqiptarët e mjerë, korrupsionin politik e moral dhe zvetënimin seksual të pushtetit mund të themi se Qeveria Rama në fillimin e vitit të katërt të pushtetit vende vende është baraz me Qeverinë Berisha në vitin e saj të tetë të pushtetit e vende vende ia kalon për të keq. Përjashtim këtu bën qëndrimi patriotik me grekërit hileqarë dhe antishqiptarë. Fatkeqësisht për Shqipërinë edhe ky plus i madh në politikën e jashtme nulifikohet, nga që Kryeminsitri Rama në kulmin e fushatës së zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, në top mediat amerikane e botërore ndërmorri kundra kandidatit Donald Trump një serial kakarisjesh megalomane dhe të dëmshme për kombin shqiptar sidomos tashmë që ky Donaldi nuk është më kandidat, por president i zgjedhur i të vetmes superfuqi të globit. Qeveria Rama fatmirësisht në vitin e saj të katërt të pushtetit nuk ka vrarë njerëz as duke vjedhur si në Gërdec as duke protestuar në bulevard. Numri i të mjerëve, i ?zhan val Zhanëve? shqiptarë, që vriten duke seleksionuar plehrat e Erion Velisë, që aksidentohen me vdekje në rrugët pa sinjalistikë, se janë vjedhur fondet nga pushtetarët, që ?vetëvriten? me plumb mbas zverkut për plantacione kanabisi, që vdesin apo vetëvriten burgjeve si mikro hajdutë energjie elektrike apo si ndërtues të ndonjë avllije pa leje gjatë 3 viteve të Qeverisë Rama po i afrohet numrit të viktimave të Berishës në bulevard e në Gërdec.
Këtë klimë kaq të mbarë për fitore për cdo lloj opozite politke në cdo vend të botës PD-ja në rang republike dhe në rang Qarku Durrës nuk po e shfrytëzon, njëlloj si një skuadër ngordhalaqe futbolli, që nuk bën gol edhe kur arbitri i akordon 2 penallti rradhazi. PD-ja qëndrore pasi i vuri nja ca muaj drynin selisë së PD-së Durrës caktoi kryetar dezhurn në PD-në e Durrsit deputetin durrsak Bylykbashi. Dega e PD-së në Krujë pa pritmas e papandehur u gëdhi pa kryetar, sepse kryetari aktual një figurë e vyer dhe me kontribute e së djathtës krutane dha dorëheqjen për mosmarrëveshje me djemtë zonjusha të PD-së në qendër! Në Qarkun e Durrësit PD-ja po ndez motorët e fushatës me kryetar ?dezhurn? apo me kryetar të dorëhequr! Përballë kësaj PD-je qëndron kryebashkiaku Dako, që sipas karakterizimit të njerit prej anëtarëve të komisionit nismëtar të PD-së në Durrës (Dhjetor 1990) është: VanXhuXhi, që ka hedhur rrënjë në Bashkinë e Durrësit, është më i miri i ?Rilindasve? të këqinj. Në Krujë po ashtu PS-ja mbështetet në një Kryebashkiak me përvojë të pasur italiane (Sic!), që do të fitojë votat me patjetër (sipas përvojës italiane) në 18 qershor 2017.
Kandidatdeputetët 2017
Përballë kundërshtarëve të saj PD-ja po vlerëson dy variante të ndryshme për ekipin e kandidaturave për deputetë. Në variantin e parë
Kandidimit të mundshëm të dy prej tre krerëve të koalicionit qeveritar, gjegjësisht Ramës dhe Metës në Durrës, PD-ja mund t?i përgjigjet duke vënë në krye të listës një emër të fortë nga Tirana për t?i bërë karshillëk të ?gjatit? dhe ?të gjërit? të së majtës shqiptare. Si kandidaturë e mundshme dhe e efektshme mund të përzgjidhet deputeti aktual dhe ish ministri i brendshëm Flamur Noka. Me këtë kandidaturë Berisha synon arritje synimesh polivalente. Një Flamur në krye të listës së PD-së me patjetër do bëjë një mobilizim total të votave të hasjanëve dhe kuksianëve të vendosur kryesisht në zonën e ?Durrsit të ri?, ish këneta. Me një kandidaturë të tillë edhe vetë z. Dako do e ketë thuajse të pamundur të përsërisë 2015 duke bërë diversione ndër votat e sigurta të djathta të kuksianve të Durrsit. Kujtojmë se një kandidaturë e Metës në Durrës do bëjë që thuajse cdo votë skraparliu majtas e djthtas në Durrës të shkojë për LSI-në. Kandidimi i mundshëm i z. Flamur me siguri do shkaktojë ?efektin Meta? në grumbullimin e votave të kuksianve në kutinë e PD-së. Berisha njëlloj si Hoxha, që i dha një mësim Francës së Zhiskar D?Estenit duke cuar ambasador në Paris ish ambsadorin shqiptar në Pnom Pen dhe Algjer, do që në mënyrë alegorike tu tregojë shqiptarëve se Meta dhe Rama së bashku nuk peshojnë politikisht më shumë se një Flamur i PD-së. Fundi i fundit Berisha si njohës i mirë i historisë mund të veprojë si Gessler-i përfaqësuesi i Kurorës austriake në Zvicrën e shek. XV, që i detyroji zviceranët krenarë të përkuleshin me temena përpara kapeles së Gessler-it të vënë në majë të një halabarde. Është në natyrën e Bëerishës, që një Metë dhe një Ramë t?i përkulë përballë një Flamuri të PD-së.
Fati i Bylykbashit
Në këtë variant të parë kryetari i komanduar, deputeti Bylykbashi do të trajtohet njëlloj si Edmir Kapedani ish kryetari i PD-së vite më parë, i cili në zgjedhjet e vitit 2001 nuk kandidoi fare për deputet, por u morr vetëm me organizimin e fushatës së PD-së, e cila atëhere njëlloj si sot ishte në opozitë. Në këtë variant me siguri z. Berisha projekton një karrierë të mëtejshme të z Bylykbashi në hierakinë e PD-së (anëtar i kryesisë së PD-së) në Tiranë.
3 zonja demokrate konkurojnë për një mandat
Sipas ligjit zgjedhor vendi i dytë i lihet një kandidateje femër. Në rastin e Durrësit për këtë vend po konkurojnë fort 3 zonja demokrate. Zonja Grida Duma (Shqina) edhe pas fitores spektakolare të Dakos në v. 2015 po lufton fort, që të kapë këtë vend në listë. Armët e zj. Grida janë ato të përhershmet hiret fizike, pjekuria politike dhe guximi në debate, sidomos ato televizive. Lidhja e ngushtë (episodi në Sheraton Tirana) me familjen e Dr. Berishës i ofron shumë shanse zj. Duma (Shqina) për të kapur këtë vend të dytë në listë.
Zj. Albana Vokshi po ashtu aspiron prë këtë vend në listë. Në të mirë të zj. Albana flet funksioni i saj si Kryetare e gruas Demokrate, si edhe qenia e saj pinjolle e komunitetit Kosovar të Durrësit të vendosur në zona të tilla si Rrashbull, Arapaj, Qerreti etj. Ky komunitet, që në vitin 1991 e në vazhdim ka qenë rezervuar votash thuajse të sigurta për PD-në durrsake. Zj. Vokshi po ashtu është shquar si luftëtare e rreptë kundra korrupsionit rilindas vecanërisht në sektorin e shëndetsisë, gjë që ka fituar zemrat e elektoratit hallexhi. Zonja në fjalë ka fonde të mjaftueshme për të përballuar fushatën sepse bashkëjetuesi i saj pas vitit 2000 është shquar si ndërtues gratacielash në Tiranë dhe biznesmen në fushën e nxjerrjes së naftës.
Zj. Dajena Burgija është një kandidaturë potenciale për këtë vend në listë duke pasur disa cilësi mjaft pozitive. Ajo ishte ndër të pakët drejtorë pd-istë durrsakë, që nuk u njollos me damkën e korrupsionit. Zj. Dajena po ashtu ka mbështetjen e fuqishme të asaj pjese të PD-së në Durrës, që është nën ndikimin e deputetit Cara, ish kryetar i PD-së, që ende ruan kontakte të mira dhe gëzon mjaft respekt në rradhët e elektoratit demokrat. Nëse z. Cara nuk do të kandidojë vetë mundësitë e zj. Burgija rriten, që ajo të përfaqësojë ngjyrën blu të PD-së në Parlament. Zonja Burgija për shkak të lidhjeve familjare me atë pjesë të elektoratit të Durrësit me origjinë kosovare, besohet se mund të tërheqë si votures të PD-së kontigjente të fuqishme të kësaj shtrese elektorale.
Igli Cara apo Ardian Muka?
Në favor të një kandidature të z. Cara për vendin e tretë është edhe fakti i reputacionit, që ai gëzon ndër demokratët durrsakë dhe përkrahjes monetare, që ai ka nga biznesmenët e djathtë. Po ashtu, nëse Basha e ka seriozisht një afrim-pajtim me njerëzit e Olldashit në PD, atëhere z. Cara me siguri është në këtë listë si koleg deputet, mik personal dhe dishempull i të ndjerit Olldashi, madje madje edhe si personi i fundit, që foli me të ndjerin para se ai të ndërronte jetë.
Nëse deputeti Cara nuk vendos të ofrojë kandidaturën e vet, por thjesht do mbështesë atë të zj. Burgija, atëhere ka shumë shanse që biznesmeni i shquar durrsak Muka të kandidojë në vendin III të listës së PD-së. Në favor të kandidaturës Muka është origjina e tij tipike qytetare intelektuale me një emër të mirë ndër banorët e vjetër të Durrësit. Z. Muka po ashtu është afishuar si një kundërshtar i rreptë si në fushën politike dhe në atë të biznesit me Kryebashkiakun e plotfuqishëm Dako. Kujtojmë këtu oponencën sa profesionale aq edhe këmbëngulëse të Mukës si këshilltar bashkiak kundra projekteve të Dakos me palme, sheshe me pllaka të bardha, me sfinkse e me rrugë paralele me murin e portit. Z. Muka u shqua edhe si pjesë e reagimit të segmenteve të qytetarisë durrsake, kundra heqjes së Shatërvanit 80 e ca vjecar, që ishte shndërruar në një ikonë nostalgjike për durrsakët den baba den.
Osman Stafa
Ish kryetari i PD-së Osman Stafa i shkarkuar nga kryetari Basha në mënyrë ekstrastatuore po lufton fort për vendin e katërt në listë. Z. Stafa konseguent me PD-në, që në demostrat e studentëve (dhjetorist i ILB-së) e deri më sot, gëzon mbështetjen dhe simpatinë e Dr. Berishës, por kundërshtohet fuqishëm nga kryetari de jure i PD-së z. Basha. Në Durrës z. Osman njihet si një nga organizatorët e vendosjes së bustit të deputetit Hajdari në ditët ndër më të errtat të revanshit komunist në Shqipëri. Z. Stafa po ashtu është afishuar publikisht si opozitar i vendosur dhe si politikan haptas anti Dako. Theksojmë se Dr. Berisha njeh dhe vlerëson aftësitë e spikatura të Stafës për të kanalizuar në favor të PD-së kontigjente jo të vogla të elektoratit të hinterlandit të Durrësit.
Dashi Hidraliu
Për shkak të gjendjes së dobët organizative të PD-së në rang qarku dhe të forcës relative të PS-së në Qarkun e Durrësit të mbështetur në potencën personale të kryebashkiakëve të Durrësit, Krujës dhe Shijakut vendi i pestë nuk konsiderohet si deputet i sigurtë me patjetër për PD-në. Z. Hidraliu në këtë pozicion do të përfaqësojë elektoratin krutan. Dashi sic e thërrasin miqësisht krutanët është një jeri me kontribute të spikatura në PD-në e Krujës. Ai si sekretar i degës tashmë pas dorëheqjes së kryetarit po mban edhe barrën e organizimit të PD-së Krujë në këtë fushatë para elektorale. Z. Hidraliu gëzon respekt të gjerë në Krujë e Fushë Krujë dhe po përpiqet me sa mundet, që familje thelbësisht antikomuniste e të persekutuara egër nga Diktatura e Hoxhës si psh. Merlikat t?i ofrojë përsëri me PD-në dhe të akaparojë votat e tyre për kandidaturat demokrate. Duke qenë në një vend jo shumë të sigurtë pritet, që ai të bëjë përpjkeje maksimale, që PD-ja të mos humbë asnjë votë të vetme demokrati në Krujë-Fushë Krujë dhe rrethinat (si psh fshatrat rret Fabrikës së Cimentos).
Ada Spiru apo Burgija?
Mandati i gjashtë në Durrës mund të kapet vetëm, nëse këto muaj reputacioni i Rilindjes do vazhdojë të bjerë në pikiatë madje në mënyrë të përshpejtuar ose nëse një ?ribaltone? e LSI-së do sjellë në pushtet PD-në si ?junior partner? të LSI-së. Me këtë rast një deputet durrsak i shndërruar në ministër mund të cojë në spostim të listës deri në vendin e gjashtë. Nëse zj. Burgija humb garën për vendin e tretë në listë ajo, mund edhe të kandidojë për vendin e gjashtë, që gjithsesi ka pak shpresa të shndërrohet në mandat deputeti. Si kandidaturë alternative në këtë vend është edhe zj. Vola Spiro. Një kandidaturë e tillë do ishte tregues i respektit të PD-së për familjet e vjetra (që në Shek. XIX ) të Durrësit. Do ishte një fytyrë e re, e dlirë, e papërlyer me akuza korrupsioni apo abuzim me pushtetin në vitet 2005-2013. (zj. Spiro nuk ka qenë drejtroreshë apo nëpunëse shteti, kur PD-ja ishte në pushtet). Një plus për zonjushën është edhe arsimimi i saj në Itali në një universitet katolik prestigjoz. Zj. Viola mbahet mend nga durrsakët edhe për kontributin e vazhdueshëm për t?i thënë ndal autoritarizmit të Kryebashkiakut Dako, sidomos me pjësëmarrjen e saj në protesta për mbrojtjen e shatërvanit të viteve 30-të të shek. XX.
Arqile Gorreja
Ish kryebashkiak i suksesshëm dhe luftarak i PD-së në vitet e vështira 1996-2000, ish drejtor energjik i ndërmarrjeve shtetërore si Kantina e verës Durrës apo Posta Shqiptare mendohet se mund të kandidohet në vendin e shtatë në listë. Një vend i tillë në listë ka vetëm mundësi të zbehta teorike të shndërrohet në mandat deputeti. Në fund të fundit një vend i tillë në listë është një shenjë respekti e PD-së për njerëz me contribute të spikatura për një cerek shekulli në PD. Theksojmë se z. Gorreja është organizator i klasit të parë dhe ka një ndikim të rëndësishëm në medien elektronike rajonale, asete këto jashtëzakonisht të dobishme gjatë një fushate elektorale.
Varianti i Dytë
Në thelb do të thotë një kapitullim i PD-së në Qarkun e Durrësit para se të fillojë fushata zgjedhore. Në këtë variant PD-ja në qendër do ta konsiderojë Durrsin njëlloj si qarqet e Vlorës apo të Korcës. Në këto qarqe PD-ja e ka mbledhir mendjen të marrë sat ë marrë deputetë liste. Në Korcë kryetari i degës së PD-së është emëruar me konsensusin e zv/kryeministrit Peleshi. Në Pogradec po ashtu shkarkohet kryetari i degës,ndonëse fitues në zgjedhjet locale për të kënaqur orekset për vende të sigurta në listë, ndërsa në Vlorë, si kryetar dege në Himarë zgjidhet në mënyrë antistatuoure një frekoman e antishqiptar i tërbuar.
Në këtë variant nuk duhen luftëtarë dhe njerëz me reputacion për të mbledhur dhe mbrojtur vota, por thjesht ?qylaxhinj? për të përfituar nga vota solide e PD-së, që edhe në variantin më negative për PD-në do prodhojë 4 deputetë në Qarkun e Durrësit. Ka shumë mundësi, që me votat e mbetura të PD-së pas marrjes së mandatit të katërt, të dalë një deputet agrar në qarkun e Durrësit.
Oert Bylykbashi si kryetar I komanduar i PD-së Durrës dhe deputet do kryesojë listën.
Zj. Grida Duma (Shqina) në këtë variant ka më shumë mundësi të jetë në vendin e dytë, sepse nuk ka më rëndësi grumbullimi maksimal i votive, por mos rënia nën një numër minimal votash, që ?prodhon? 4 mandate deputetësh.
Vendi i tretë pritet të jetë një Eduard Halim i radhës me shumë gjasa kandidaturë e tipit bërje qoke caktuar personalisht nga z. Basha.
Zj. Elvana Hana për shkak të lidhjeve të saja familjare me z. Berisha si edhe për shkak të kontributit të spikatur politik në këto vite opozite ka shumë mundësi të jetë në vendin e katërt të listës duke lënë vendet e pesta dhe të gjashta pak dhe thuajse aspak të sigurta për burrat e PD-së.
Neritan Golja ka shumë mundësi të caktohet në vendin e pestë në listë. Z. Golja është një biznesmen i njohur në fushën e tregtisë me pakicë (pronar supermarketesh të klasit ?Extramarket?), i cili gjatë periudhës së PD-së në pushtet ka qenë edhe drejtor rajonal i suksesshëm në Durrës. Z. Golja është realisht vlerë e shtuar e PD- së durrsake. Pa dyshim duke qenë edhe një njeri shumë kavalier ai do mbulojë, jo vetëm shpenzimet e fushatës elektorale personale, por do kontribojë financiarisht edhe për fushatën e PD-së në rang kombëtar.Pikërisht kjo aftësi e z. Golja me siguri do të tërheqë vëmendjen dashamirëse të kryetarit Basha.
Për vendet e tjera në listë as nuk ia vlen të diskutohet, sepse ato kurrsesi nuk mund të shndërrohen në mandate deputetësh, por thjesht janë si puna e atyre fletë-lavdërimeve që motit, që jepeshin nga Bashkimet Profesionale për pjesëmarrje në garat socialiste.
Nga GJERGJ THANASI
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë,...
Dita e krijimit të një partie politike nuk është një gjë për...
Ashtu siç parashikohej, brenda një kohe shumë të shkurtër Pr...
Katër muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, i cili uli pragun p...
Policia e Shtetit finalizoi mbrëmjen e djeshme një operacion...
Denoion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, i s...
Te dashur miq, me 11 dhjetor te vitit 1990 studente, pedagog...
Situata në kampin qeveritar duket se është e tensionuar. Në...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në s...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në bazë të dety...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar, i sh...
Sa prej jush kane mbushur dhembet me amalgame gjate jetes su...
Finalizohet operacioni “Chaos Party “, operacioni për godit...
Partia Demokratike, forca që përmbysi sitemin komunist në Sh...
Dje në orët e para të mëngjesit, Sektori për Hetimin e Narko...
Nese keni problem me degjimin ose vini re se degjimi juaj ka...
Pogradec-Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin...
Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e konsideron thjesht ...
Zgjedhja e presidentit te Republikes është një nga cështjet ...
Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, nën gjykim duke nis...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...