PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Përfundon me sukses operacioni i përbashkët Antidrogë i zhvilluar midis Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë Korçë dhe autoriteteve policore Maqedonase.
Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas bashkëpunëtorë mes tyre, pasi në banesën e njërit prej tyre u sekuestruan drogë dhe municione.
Ditën e djeshme policia maqedonase ka konstatuar dy automjete, konkretisht mjeti tip ?Mercedes -Benz? me targë AA 584 MZ në pronësi të shtetasit Reviol Capo, brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Erand Malo dhe Ervis Dushi.
Si edhe mjeti tip ?Volvo? me targa AA 484 IR në pronesi të shtetasit Arben Bashllari, 53 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit që shërbimet policore maqedonase ushtruan tek automjeti i këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua një sasi prej 15-kg, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Bashllari u kap dhe arrestua në kushtet e flagrancës nga autoritetet maqedonase, ndërsa tre shtetasit që ndodheshin në automjetin tjetër u shoqëruan dhe më pas u deportuan, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.
Si rezultat i bashkëpunimit, mirëkoordinimit të veprimeve dhe vijimit të hetimeve lidhur me këtë rast, shërbimet tona policore, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve të deportuar. Konkretisht në ambjentet e banesës të shtetasve Erand dhe Ernik Malo,(vëllezër) në fshatin Buçimas, të rrethit Pogradec, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
3 pako me peshë 10 KG, lëndë e dyshuar si narkotike ?Cannabis Sattiva?
1 krëhër automatiku me 27 fishekë të kalibrit 7.62 mm
Në kushtet e flagrances u arrestuan katër shtetasit e mëposhtëm :
Erand dhe Ernik Malo, 25 dhe 19 vjeç (vëllezër) nenet 283/2 dhe 278/3.
Ervis Dushi, 29 vjeç, të tre banues në fshatin Buçimas- Pogradec, neni 283/2.
Reviol Capo, 31 vjeç, banues në Pogradec, neni 300 i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta persona në bashkëpunim mes tyre, lëndën narkotike të poseduar synonin ta trafikonin drejt shtetasit maqedonas.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit?dhe ?Moskallëzimi i Krimit?./ Citynews
Kreu i LSI, në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare...
Shërbimi i urgjencës mjekësore në qarkun e Beratit do të fun...
Sot tv-të,gazetat,portalet shkruanin për ikjen nga kjo jetë ...
Gazetari Andrea Stefani vdiq në varfëri dhe jetoi deri ditën...
Ditën e djeshme është zhvilluar një tjetër operacion i përba...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komanda...
Qytetarët austriakë u janë drejtuar sot qendrave të votimit ...
Korça ka ndezur sot dritat e festa të fundvitit.Këtë muaj ba...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se pr...
Policia e Përrenjasit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi ...
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin e...
Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Ferdinant Ruka...
Robert Berisha ka folur për detaje të shumta të jetës së tij...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pasi kanë kun...
Varfëria në Kukës ka arritur në një shkallë të panjohur më p...
Cfarë pret prej nesh Ilir Meta? T’i hidhemi në qafë se po na...
Prokuroria për Krime të Rënda ka konfiskuar pasuri të paluaj...
Policia italiane në rajonin e Venecias ka vënë në pranga dy ...
Dhuna në familje vijon të mbetet një ndër problemet kryesore...
104 vjetorin e Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...