PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Prokuroria për Krime të Rënda ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë 3 milionë euro në Tiranë e Durrës.
Këto prona u konfiskuan dhe kalojnë në favor të shtetit, pasi Prokuroria për Krime të Rënda provoi para gjykatës se shtetasi Fatmir Muçaj i kishte siguruar këto prona nga të ardhurat e aktivitetit të tij kriminal në Zvicër.
Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë në llogari të shtetit, pasuritë e paluajtshme në emër të Fatmir Muçaj dhe familjarëve të tij të ngushtë, si më poshtë:
4 parcela ?tokë arë? në Sauk, Tiranë, me sip.totale 14.600 m2
2 parcela ?tokë arë? në Gjirin e Lalëzit, Durrës, me sip.totale 2250 m2
4 parcela ?tokë arë? në Marikaj, Durrës, me sip.totale 4000 m2
2 apartamente në Tiranë, (në zonën e ish-?21 Dhjetorit? dhe rr.Muhamet Gjollesha?), me sip.totale 165 m2
2 dyqane në zonën e Yzberishtit, Tiranë, me sip.totale 140 m2
Hetimi për këtë rast është zhvilluar fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, pas referimit të materialit nga ana e Drejtoria e Policisë, në vitin 2015. Pas veprimeve paraprake të kryera nga ana e Prokurorisë së Tiranës, çështja i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është kompetente për zbatimin e ligjit të njohur si ?Antimafia?.
Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Fatmir Muçaj dhe familjarët e tij, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomai kanë në pronësi të tyre prona të paluajtshme, të cilat nuk i justifikojnë me të ardhura të ligjshme.
Gjatë gjykimit, Prokuroria ka argumentuar se pasuritë e paluajtshme janë krijuar nga burime financare të paligjshme, të krijuara nga Fatmir Muçaj, gjatë aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve në mesin e viteve ?90.
Sipas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Fatmir Mucaj, lindur ne Berat dhe banues në Tirane është marrë me trafik të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe për këtë aktivitet ai është proceduar nga autoritetet gjyqësore zviceriane.
Gjatë këtij gjykimi, shtetasi Muçaj pretendoi se të ardhurat e tij ishin të ligjshme. Sipas tij, ai ka jetuar si emigrant në Greqi, ku ka pësuar një incident në sy, për të cilin është kompensuar me 30 milionë dhrami.
Sipas tij, ky dëmshpërblim mjekësor ka shërbyer si bazë fillestare financiare për krijimin e pasurive të paluajtshme ndër vite. Gjithashti, ai ka pretenduar se ka marrë edhe disa kredi financiare, të cilat janë investuar në prona të paluajtshme.
Por, nga hetimi rezultoi se Fatmir Muçaj nuk posedonte dokumentacionin për të vërtetëtuar pretendimet e tij.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të tij dhe të familjarëve të tij, në zbatim të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë?.
Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi që pronat e paluajtshme të sipërcituara, të regjistruara në emër të familjarëve Muçaj, të kalojnë në favor të shtetit./ Citynews
Policia italiane në rajonin e Venecias ka vënë në pranga dy ...
Dhuna në familje vijon të mbetet një ndër problemet kryesore...
104 vjetorin e Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ...
Teksa Komisioni i Venecias javën që vjen do të japë opinioni...
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person, pasi dyshohet...
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, vijon ende të mbajë qëndrim të paq...
Teksa po afron zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, kanë ...
Dje në Elbasan është zhvilluar një protestë kundër ndotjes. ...
Komunikimi me partnerin nuk do jete aspak i mire gjate kësaj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta t...
Lëvizja Socialiste për Integrim po vazhdon Konventën e saj, ...
Partia Sfida për Shqipërinë me kryetar Gjergj Bojaxhi, ka re...
Pas vrasjes së bashkëshortes së tij, Fredi Ruko ka dhënë dës...
Punimet e Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së i përshënd...
Dy persona, burrë e grua, janë plagosur si pasojë e shpërthi...
(Në kujtim të Andrea Stefanit)Me Andrean kam pasur fatin të ...
Andrea Stefani është larguar nga jeta duke luftuar deri në m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga ...
Policia e Tiranës bën me dije se në zonën e njohur si “Uzina...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...