Shpërthen bombola e gazit/ Plagosen dy persona në Durrës
Dy persona, burrë e grua, janë plagosur si pasojë e shpërthi...
Punimet e Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së i përshëndeti edhe Tobias Zech, deputet i CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, njëkohësisht zëvendëspresident i Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në fjalën e tij përpara delegatëve dhe drejtuesve të LSI-së, z. Zech vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe të ngushtë ndërmjet dy vendeve, duke shprehur mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.
?Faleminderit për ftesën në Konventën e partisë tuaj dhe në vendin tuaj të bukur. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Dhe këtë javë Kancelarja Merkel e theksoi edhe një herë që ne do të rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë, jo vetëm bashkëpunimin parlamentar, jo vetëm në bashkëpunimin bilateral, por edhe bashkëpunimin ekonomik dhe do të jemi bashkë gjatë gjithë kohës?, tha deputeti gjerman.
Në fjalën e tij, Tobias Zech vlerësoi figurën e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si një nga politikanët kyç në stabilitetin e Ballkanit dhe në procesin integrues të Shqipërisë.
?I nderuar Kryetar Meta! Ju dhe partia juaj në shkuarën keni bërë një punë të shkëlqyer në drejtim të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kryetari Meta ju jeni një lider kyç në Ballkan për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit. Kemi njohur punën që ju keni bërë në të shkuarën, gjithashtu jemi të sigurt për punën që do të bëni ju në këtë drejtim në të ardhmen?, – tha përfaqësuesi i CDU/CSU në Bundestagun Gjerman.
Në vijim të fjalës së tij, duke përmendur reformën në drejtësi si një nga arritjet më të mëdha në fushën e drejtësisë dhe të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Tobias Zech vlerësoi kontributin e z. Meta në arritjen e konsensusit duke nënvizuar se kjo është rruga evropiane e miratimit të reformave duke garantuar mbështetjen e Gjermanisë në zbatimin e saj.
?Ne njohim dhe vlerësojmë punën që ju keni bërë gjithashtu në Shqipëri në drejtim të reformës në drejtësi. Ne e vlerësojmë shumë atë. Faleminderit! Kjo është rruga e duhur drejt Evropës. Gjermania e ka ndihmuar në të shkuarën dhe do ta ndihmojë gjithashtu në të ardhmen Shqipërinë dhe do t?ju mbështesim ju në luftën tuaj kundër korrupsionit dhe në ngritjen e një sistemi të duhur të drejtësisë?, nënvizoi deputeti gjerman.
Gjithashtu, Zech tha se pas ?Brexit?, kontinenti po kalon disa kriza dhe për këtë arsye duhet riprojektuar Evropa e bashkuar. Deputeti gjerman nënvizoi se duhet një qasje e përbashkët në politikën e jashtme në drejtim të stabilitetit politik dhe ekonomik.
?Na duhet një qasje e përbashkët në politikën e jashtme, duhet të kemi të gjithë një qasje të përbashkët në drejtim të qëndrueshmërisë, stabilitetit politik dhe ekonomik. Por gjithashtu ne duhet të punojmë që nga Lisbona në Portugali dhe në të gjithë Evropën të kemi të gjithë të njëjtin kuptim se çfarë do të thotë Evropë. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë me Ballkanin. Çfarë do të thotë të jesh pjesë e BE-së? A është BE vetëm një bashkim tregtar??, shtoi ai.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI-së, deputeti i CDU/CSU vlerësoi se duhet punuar shumë për të përgatitur sa më mirë brezin e ri sepse ata janë e ardhmja e Shqipërisë dhe e Evropës.
?Në këtë Konventë kam parë shumë pjesëmarrës që janë të rinj në moshë. Unë gjithashtu në Gjermani konsiderohem një politikan i ri, por kur ndodhem këtu mes jush më duket vetja i vjetër. Ne gjithashtu duhet të punojmë në drejtim të së ardhmes, të brezit të ri. Kjo do të thotë që ne gjithashtu duhet të inkurajojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme në drejtim të përgatitjes së brezit të ardhshëm. Ne duhet të punojmë në drejtim të kualifikimit të tyre profesional, të përmirësimit të aftësive të tyre këtu në Shqipëri, sepse ata janë e ardhmja e Shqipërisë, janë e ardhmja e Evropës?, tha Tobias Zech, ndërsa shprehu bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë dhe se Gjermania do të jetë një bashkëpunëtore solide në këtë drejtim.
?Ne duam t?iu ndihmojmë që ju të krijoni këtu në Shqipëri një atmosferë prosperiteti, një të ardhme më të mirë dhe veçanërisht për brezin e ri, sepse e ardhmja e Evropës është rinia. E ardhmja e Gjermanisë është një bashkëpunim solid me të gjithë Ballkanin dhe e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë. Ju faleminderit dhe ju uroj suksese në sfidat e ardhshme, që do t?i përballojmë së bashku?, përfundoi Tobias Zech./ Citynews
Dy persona, burrë e grua, janë plagosur si pasojë e shpërthi...
(Në kujtim të Andrea Stefanit)Me Andrean kam pasur fatin të ...
Andrea Stefani është larguar nga jeta duke luftuar deri në m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga ...
Policia e Tiranës bën me dije se në zonën e njohur si “Uzina...
Vëllai i kryebashkiakut të Devollit është shoqëruar në komis...
Punimet e Konventës Kombëtare të LSI-së i përshëndetën edhe ...
Gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani ka ndërruar je...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e...
Federata e sindikatave të arsimit paralajmëron pezullim të p...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka reaguar ashpër ndaj d...
Në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, Ministria e ...
Mbrëmjen e 18 janarit 2016, një grup policësh u futën pa tro...
Deputeti demokrat i Qarkut të Durrësit, Igli Cara, ka akuzua...
Kryetari demokrat Lulzim Basha, prej disa javësh po kërkon m...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Një ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, par...
Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 11:20, në rrugën ...
Një shtetas 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës p...
Ish-drejtori i TEC-it në Fier dhe dy ish-zyrtarë të tjerë ja...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...