web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplaset me policinë/ Shoqërohet në komisariat vëllai i kreut të Bashkisë së Devollit

3 Dhjetor 2016, 17:05, Aktualitet CNA

Vëllai i kryebashkiakut të Devollit është shoqëruar në komisariat pas një konflikti me disa efektivë policie. Sipas të dhënave nga burime jozyetare, Altin Nallbati është shoqëruar pasi në komisariatin e Devollit është konfrontuar dhe ka goditur specialistin e SHÇBA-së Devi Ago dhe bashkeshorten e tij po punonjëse policie. Nallbati, ka shkuar në komisariat pasi një person i afert me të ishte shoqeruar për prerje dhe transport të paligjshëm të pyjeve.

Altin Nallbati ka nisur të konfliktohet me bashkëshorten e Devi Ago e cila ishte në detyre. Teksa ka degjuar konfliktin Ago ka shkuar dhe ka ndërhyre por situata ka precipituar dhe ata janë goditur me njëri-tjetrin. Menjëherë Altin Nallbati është shoqëruar nga blute e Devollit./ Citynews





Lajmet e fundit nga