6 aksidente në rrugën e Kombit/ Kompania e mirëmbajtjes nuk ekziston
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Kryetari demokrat Lulzim Basha, prej disa javësh po kërkon me këmbëngulje hapjen e Partisë Demokratike dhe në turet e tij i kërkon drejtuesve lokal të shkojnë pranë halleve të qytetarëve. Një lëvizje elektorale kur fushata në kampin qeveritar ka filluar, por edhe në këtë rast, fatkeqësisht, ajo që thotë Basha, mbetet thjesht një fjalë për mediat, pasi shumë drejtuesve në PD, nga njëri vesh i hyn dhe nga tjetri i del.
Për të bërë një hapje, së pari në minimumin e saj, në organizim apo në degë, duhet të dish kush e ka mbyllur dhe çfarë ka ndodhur në këtë parti.
Basha së pari duhet të gjejë kush e ka mbyllur partinë. Janë vetëm dy faktorë që mund ta mbyllin atë. Ai vetë dhe të emëruarit dhe të zgjedhurit me preferencën e tij nga qendra në bazë. Partinë Demokratike nuk mund ta mbylli një anëtar dhe simpatizant i thjeshtë. Atë e mbylli një kryetar dege, sekretariati në qendër dhe vetë kryetari.
Basha po kërkon hapjen e PD, por a mund ta hapë Enno Bozdo, i cili në shkelje të statutit të PD-së është kapur duke manipuluar votat e kryesive dhe duke zgjedhur kryetarë në degë të ndryshme? A mund ta hapë PD-në një sekretar tjetër, që as vetë Basha nuk e di se çfarë ka bërë këto 3 vjet? Përveçse intrigave dhe sharlatanizmave, Fatbardh Kadilli nuk mund të bëjë gjë tjetër. A mund të hapet PD-ja kur 90% e departamenteve të krijuara nuk mblidhen dhe nuk funksionojnë? A mund të hapet PD-ja kur Sekretari i Përgjithshëm është thjesht si të tjerët dhe më shumë se sa numri 2 i partisë duket të jetë një nga zyrtarët e rëndomtë në listën e saj. A mund të hapet PD-ja nga Edmond Spaho, nënkryetari në moshë pensioni, i cili më mirë se sa me këtë proces, do të ishte të fliste në emër të kryetarit dhe të mbylljes që ka ndodhur në parti?
Ndoshta është një proces i vështirë hapja e PD-së kur e ke mbyllur vetë me duart e tua kaq keq sa tani nuk mund ta korrigjosh dot. Procesi i mbylljes është bërë jo vetëm në qendër, por edhe në bazë.
Shumë prej kryetarëve të degëve nuk janë të zgjedhur. Ata kanë marrë postet me vota të manipuluara. Në shumë Bashki të mëdha, si Vlora e Dibra nuk ka kryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka parti. Si në shumë degë të tjera, ato i shpërndau Basha, duke çuar Ennot e tij.
Atje ku ka kryetarët që i zgjodhi vetë, atje i ka partitë edhe më të mbyllura. Asnjëri prej tij nuk e mori postin për të hapur PD, për tu afruar me qytetarët dhe për të sjellë fitoren. Ata morën postet për të hyrë në listat fituese të deputetëve, pasi janë të bindur se si kryetarë të partisë, do zgjidhen deputetë të ardhshëm. Problemi i tyre nuk janë qytetarët, nuk është PD, por karrigia e deputetit.
Por, demi kapet prej brirësh dhe pasi analizojmë degët, një pjesë të strukturave, emërimet apo komandimet anti-statutore të Bashës, në përfundim ka vetëm një përgjigje, përgjegjësi për mbylljen e saj është vetë ai. Është Lulzim Basha që kërkon sot që partia të hapet, por një forcë politike nuk është një rubinet çezme ku uji vjen me orar.
Që të kthejë besimin duhen hapa dhe veprime konkrete. Megjithëse gjendja në Shqipëri është e padurueshme, dramatike dhe më keq se dje ashtu siç pretendon edhe Basha, PD është shumë e mbyllur, thuajse hermetikisht. Kjo sepse ashtu e deshi ai, sepse kështu funksionoi për 3 vite me radhë dhe tani, që të hapet ai duhet ta dojë vërtetë dhe për ta treguar këtë duhet të bëjë hapa konkretë, që nga qendra deri në bazë.
Por, duket se koha nuk premton, zgjedhjet janë tek dera dhe hapja e partisë nuk realizohet me fjalë. Ndoshta tani nuk ka më kohë, por për të treguar se këtë herë e ka seriozisht, Basha duhet të hedhë hapa konkretë. Fjalët i merr era./citynews
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Një ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, par...
Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 11:20, në rrugën ...
Një shtetas 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës p...
Ish-drejtori i TEC-it në Fier dhe dy ish-zyrtarë të tjerë ja...
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me ...
Një “dashuri” e re pozitë-opozitë duket se ka lindur në qyte...
Bashkia e Korçës pritet që sot të vazhdojë ritualin e saj me...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha gjatë fjalës së tij në Kon...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po përpiqet kohët e...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpre...
Gazetari Marin Mema ka reaguar pas deklaratës së deputetes E...
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dje draftin e saj për a...
Këshilltarët e zgjedhur të Partisë Demokratike në Këshillat ...
Nga meraku se mos u shpifet majasilli shqiptarët nuk i lënë ...
“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka...
25 vite pas rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ...
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, duket se kërkon të r...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar sot pro ndryshimeve...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtari ka nd...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...