Sekuestro tokave me vlerë 3 mln euro/ I fitoi nga aktiviteti kriminal në Zvicër
Prokuroria për Krime të Rënda ka konfiskuar pasuri të paluaj...
Cfarë pret prej nesh Ilir Meta? T’i hidhemi në qafë se po na respekton dhe po na përshëndet nga ekrani me qetësi dhe dashuri? Se po i qan hallin të varfërve dhe, njësoj si ne, po akuzon qeverinë, e cila nuk po e bën si duhet detyrën e vet? Apo që ta trajtojmë si arbitrin e ekuilibruar, që na fton të mos zihemi për “gjëra të vogla”, ne dhe Partinë Socialiste, sepse ka për të gjithë? Në mos tani, më vonë. Duhet vetëm të presësh radhën.
Ishte shfaqja më e shpifur politike që mund të jetë vënë në skenë ndonjëherë në Shqipëri ajo e djeshmja e Pallatit të Kongreseve. Ku ata, që kanë tre vjet e gjysëm me hanxhar në dorë, po vajtonin për kopenë, se po u zvogëloka nga thertorja e qeverisë. Në fakt, janë të njëjtët, që shkojnë cdo të enjte bashkë me Edi Ramën dhe votojnë cdo ligj dhe vendim, cdo koncension dhe tender, cdo taksë dhe gjobë për plackitjen e këtij vendi nga një qeveri e korruptuar, që e mbajnë mbi shpinë njësoj. Natyrisht, secili me peshën specifike që ka. Pa krenari, por me vendosmëri.
E kujt i duhen kritikat prej analisti të Ilir Metës për qeverinë, sa kohë që edhe droga, edhe trafiqet, edhe vjedhjet, edhe arroganca, edhe braktisja e Shqipërisë nga qytetarët e vet, vjedhja e votës e shumë paudhësi të tjera mbajnë vulën e njomë e të thatë edhe të LSI-së? Për të mos thënë që në shumë prej tyre ajo është, ose shpikësja, ose ka prej vitesh ekskluzivitetin e pakonkurrueshëm.
Unë ende nuk kam dëgjuar për ndonjë dikaster, që drejtohet prej saj, të merret si shembull antikorrupsioni në këtë vend dhe kam frikë se ajo ditë nuk ka për të ardhur ndonjëherë. Por duke e dëgjuar dje Ilir Metën që ankohej për qeverinë e vet, nuk më duket e largët dita kur të shohim shumë shpejt edhe Edi Ramën që të akuzojë me zë e figurë kabinetin e tij. Dhe kjo, sigurisht, që është tejkalim i cdo limiti në cinizmin politik.
Ilir Meta, ti nuk mund të jesh edhe qeveria, edhe opozita, edhe partia, dhe populli, edhe prokurori, edhe gjyqtari, edhe punëtori i pasiguruar, edhe punëdhënësi i pashpirt, edhe gazetari i angazhuar, edhe botuesi, që paguhet për të fshehur të vërtetën, edhe Sokrati i vuajtur, edhe derri i kënaqur. Sepse, jo vetëm politika, por edhe vetë jeta, është zgjedhje, dhe ti e kë bërë prej shumë kohësh tënden.
Sepse edhe po të na zërë gjumi ne si opozitë, që nuk ka pse të ndodhë, nuk të lënë të tjerët të tallesh. Nuk të lë ajo armatë e madhe shqiptarësh, për të cilët ti bën sikur flet me dhembshuri, e cila e refuzon qeverinë tënde, edhe për arsyet qe ti përmende. Natyrisht, që ka edhe të tjera, se ti nuk i thua dot të gjitha. Por ti dhe LSI nuk mund t’i përfaqësoni kurrë ata.
Sepse ti nuk ke asnjë ndryshim nga Edi Rama. Nuk e kam fjalën, as për stilin, as për formimin dhe as për karakterin, që mund ti keni ndoshta të ndryshëm. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi në raportin tuaj me qytetarët shqiptarë.
Ju jeni njësoj, sa kohë grabisni dhe gëzoni njësoj privilegjet e pushtetit të korruptuar të një qeverie të pashpirt. E bëni këtë në mënyrë të strukturuar, ditë për ditë, secili duke shqyer pjesën e vet të presë, që e keni vënë prej më shumë se tre vjetësh në mes të këmbëve.
Nëse do të vijë ndonjëherë koha që të kesh të drejtë të flasësh dicka kundër drogës, krimit, korrupsionit, e sidomos shitblerjes së votës, në këtë vend, minimumi do të ishte që të ikje nga qeveria.
Natyrisht, ti as që e mendon këtë, dhe as ke për ta bërë ndonjëherë, megjithë legjendat që vetë i krijon për arsye tipike mafioze të luftës së brendshme për pushtet. Por të paktën këto spektakle të neveritshme, si konventa e djeshme kurseji për shqiptarët, sepse janë përtej cdo imagjinate dhe durimi për ta.
Sepse kështu para tyre ngjan edhe më i shëmtuar se vetë kryepërgjegjësi i katrahurës, Edi Rama, i cili të paktën deri tani nuk ka thënë ende se qeveria e tij e ka menderosur fare për shkak të ish-drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve./ Citynews
Prokuroria për Krime të Rënda ka konfiskuar pasuri të paluaj...
Policia italiane në rajonin e Venecias ka vënë në pranga dy ...
Dhuna në familje vijon të mbetet një ndër problemet kryesore...
104 vjetorin e Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ...
Teksa Komisioni i Venecias javën që vjen do të japë opinioni...
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person, pasi dyshohet...
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, vijon ende të mbajë qëndrim të paq...
Teksa po afron zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, kanë ...
Dje në Elbasan është zhvilluar një protestë kundër ndotjes. ...
Komunikimi me partnerin nuk do jete aspak i mire gjate kësaj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta t...
Lëvizja Socialiste për Integrim po vazhdon Konventën e saj, ...
Partia Sfida për Shqipërinë me kryetar Gjergj Bojaxhi, ka re...
Pas vrasjes së bashkëshortes së tij, Fredi Ruko ka dhënë dës...
Punimet e Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së i përshënd...
Dy persona, burrë e grua, janë plagosur si pasojë e shpërthi...
(Në kujtim të Andrea Stefanit)Me Andrean kam pasur fatin të ...
Andrea Stefani është larguar nga jeta duke luftuar deri në m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...