Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Deputeti Ben Blushi, themelues i Libra, ka treguar sot në një intervistë për Mapo, momentin që e ndau nga Partia Socialiste.
Gjatë intervistës ai thekson se nëse do ti jepej mundësia, ai do ta përdorte votën e tij në parlament për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Ai ka folur edhe për koalicionet politike, për të cilat shprehet se është ende herët që Libra të bëjë një parashikim.
Më poshtë, intervista e plotë e Ben Blushit
Kjo ndoshta nuk është aq e rëndësishme, por cili është momenti që ju ndau ju nga Partia Socialiste?
Momenti, ka shumë sot që e mendoj duket se vendimi që mora për të ikur kam shumë vite që e kam brenda vetes, pra kjo nuk është një gjë spontane kam ndoshta 5-6 vjet që kur një pjesë dërrmuese e vendimeve që ka marrë Partia Socialiste më kanë lënë me shije të keqe, qëndrimet e mia publike janë të njohura prej shumë vitesh, por natyrisht që vjen një ditë kur bashkëjetesa do të ishte totalisht e pa pranueshme, kur mu hoq në mënyrë personale madje, nuk ka ndodhur me asnjeri, e drejta e zgjedhjes. Kjo nuk ka ndodhur në 25 vjet me asnjeri dhe nuk ka ndodhur në Europë në asnjë rast, që një parti merr vendim që dikush nuk ka të drejtë të zgjidhet. Për të korrektuar të gjithë mënyrën sesi funksiononte Partia Socialiste, kishte mungesë solidariteti, mungesë zgjedhjesh, mbushje me elementë kriminal dhe me biznesmen të pasur të cilët e kishin bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë pasurinë e tyre nëpërmjet, jo përmes tregut të konkurrencës, por përmes fondeve publike. Për ta korrektuar gjithë këtë gjë unë vendosa të kandidoj në zgjedhjet që ishin shtyrë në 6 vjet, d.m.th. zgjedhjet brenda PS ishin në 2013 u shtynë në vitin 2016. Edhe në Kubë edhe në Korenë e Veriut as Fidel Kastro nuk po them ndonjë emër tjetër, por as Fidel Kastro as ky lideri i Koresë së Veriut nuk i shtyn zgjedhjet. N.q.s. thonë ka zgjedhje një herë në katër vjet, i bëjnë një herë në katër vjet, Edi Rama i bëri një herë në 6 vjet, ç?rëndësi ka, për ta korrektuar të gjithë këtë vendosa të marr pjesë në zgjedhje. PS vendosi që unë nuk kam të drejtë të marr pjesë në zgjedhje dhe kush është arsyeja që duhet të rrija prapë atje? Se kur një person futet në parti futet se i pëlqen programi, por unë isha futur në një parti të majtë dhe partia shkoi me ekstremin e djathtë edhe më të djathtë se PD-ja në disa raste. Futet për të bashkëjetuar me njerëz të zakonshëm, partia u mbush me banditë të jashtëzakonshëm, futesh për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur kur e sheh të arsyeshme, kjo e drejtë m?u hoq personalisht ad hominem ndryshe nga çdo politikan në Europë, askujt nuk i ka ndodhur kjo, unë duhet të jem unik që një parti vendosi të më heqë të drejtën e zgjedhjes. Nuk më lanë të drejtë të kandidojë e për çfarë duhet të rrija më aty? Kështu që kam marr një nga vendimet më të mira të jetës time, që kam vendosur të largohem sepse kjo bashkëjetesë ishte e pa arsyeshme. Unë nuk kam ndërmend të plakem duke menduar që nuk kam bërë gjërat e duhura atëherë kur ka qenë e domosdoshme, e kam bërë që në vitin 1991, e kam bërë prapë në vitin 1997, po e bëj prapë tani në vitin 2016 duke qenë i bindur. PS për të gjitha këto arsye po vjen drejt fundit të ciklit të vet historik ndoshta nuk ka çfarë i jep më Shqipërisë.
Nuk kishit mundësi ta rregullonit më parë këtë..
Unë ua u thashë që këto simptoma ishin të qarta, por ti duhet të provosh duhet t?ju japësh njerëzve arsye të binden që janë të vërteta dhe unë besoj se bëra maksimumin së bashku me kolegen time Znj. Hafizi dhe shumë të tjerë në fakt. Bëmë maksimumin që njerëzit të bindeshin që aty nuk ka asnjë centim të demokracisë se nuk ka, ka vetëm njerëz në një ndërmarrje private e cila punon për interesa private të një grupi të vogël biznesmenësh.
Nëse do të ishte e nevojshme vota juaj duke qenë se keni akoma një mandat parlamentar që vijon do të vazhdonit ta mbështesnit qeverinë?
Unë jam në opozitë, n.q.s. kam mundësi me votën time që kjo qeveri nesër të bjerë sigurisht që do ta ushtroj pa asnjë dilemë.
Duke i qëndruar asaj që mund të bëni me votën tuaj n.q.s. do t?ju kërkohej një votë për të krijuar një qeveri të re pas zgjedhjeve të ardhshme apo edhe tani d.m.th. çfarë kahu do të zgjidhnit, pra a ka një mundësi që mund t?ju afrojë me PD që mund të ishit një forcë.
Unë nuk mendoj fare për këtë gjë e vetmja gjë që mendoj janë mënyrat se si kjo organizatë mund të funksionojë, si të aplikoj demokracinë direkte në radhët e saj që do të jetë më kolegjiale si do të arrij të ketë një anëtarësi më të madhe dhe si do të shtrihet. E vetmja gjë që ne mendojmë sot është çfarë do të bëjmë vet jo çfarë do të bëjnë të tjerët. Kemi marrë një vendim kur jemi ulur ta themelojmë këtë organizatë politike, e vetmja gjë që për të cilën mendojmë është çfarë do të bëjmë ne vet. Nuk mendojmë për rivalët tanë.
Për shkak të sistemit elektoral dhe për shkak të formës që është zgjedhur dhe për shkak sepse çdo parti politike futet në garë për të qeverisur juve do ju duhet sidoqoftë të jeni nëse thirreni nëse do jenë votat të atilla, të jeni pjesë e koalicioni apo e një force më të madhe për të qeverisur?
Kjo është e pamundur të parashikohet sot sepse janë biseda që i takojnë të ardhmes.
Vija të kuqe të pakalueshme apo ti bëni të qarta a do paracaktoni ju mbi ç?baza mund të ndërtoni një koalicion
Padyshim që kemi vija të kuqe, padyshim që kemi vija të kuqe dhe do t?i përcaktojmë gjatë rrugës.
Një ish-punonjës policie në Sarandë është arrestuar mbrëmjen...
Policia e Tiranës ka sekuestruar 50 kilogramë kanabis dhe ka...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, pati një debat të f...
Euforia e vendimeve të fillim qeverisjes po e nxjerr përditë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, , shkruan se K...
Forca më e re politike, Libra, ka ndërmarrë një votim online...
Po të bënim një krahasim në vite, buxhetet e shtetit janë si...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona për trafik të lënd...
Pamje filmike dhe detaje te reja dalin në dritë për aksident...
Me urdhër të prokurorisë, Policia e Vlorës ka ndaluar një pe...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha sot para gazeta...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit të s...
Një autobot me gaz është përmbysur në aksin Prrenjas-Qafë Th...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako pri...
Gazetari Muharrem Meko do të drejtojë RTV Korçën, median lok...
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministri i Jashtëm i Kosovës, En...
Kryeministri Rama ka marrë fjalën pas ish-kryeministrit Sali...
Pas fjalës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, edhe njëh...
Qeveria zvicerane ka dhënë 500,000 dollarë për të vijuar kon...
Ka reaguar me tonë mjaft të ashpra, ish-kryeministri Berisha...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...